Braçe kundër taksimit të pagës minimale: Kemi nevoje të mbledhim tatimet e taksat, defiçiti i madh është në Dogana

Postuar në 08 Gusht, 2015 09:40

 

Propozimi për ndryshimin e tatimit të pagave ka marrë reagimin kundër edhe nga deputetet e  mazhorancës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe, përmes nje postimi ne fb shprehet kundër tatimit të pagës minimale, pasi sipas tij hedh poshtë tatimin progresiv. Duke e konsideruar si kthim pas, deputeti socialist thotë se paratë për mbushjen e arkës së shtetit nuk gjendet tek punëtorët, por gjetkë. “Une mendoj se; Ne nuk kemi nevojë të ndryshojme në nivelin e poshtëm tatimin mbi të ardhurat nga puna!! Thjesht; ne kemi nevoje të mbledhim tatimet e taksat! vetem kaq! Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na ktheje pas, në tatime të reja e të rritura për punëtoret! Nuk ka para aty! Paratë apo të ardhurat për buxhetin jane gjetke! Ato duhet të mbledhim! Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale! Nuk di cili eshte eksperti që ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna. Por di te them qe ai “propozim” (nese egziston), Hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme të programit tonë, elementin kyc -tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi. Sic eshte nuk u zbatua i plote!! Por, Kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna. Siç ishte dy vite me parë-për 8 vite me rradhe, natyrisht që i ndihu pabarazise; Eshte shume e qarte, Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. gjithnje! Ndaj, Une jam kunder kësaj skeme që po lexoj”, shkruan Braçe.

Braçe ngre shqetësimin për rënien e mbledhjes së të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Sipas tij vjedhjet janë të medha në naftë e minerale dhe ky eshte krim penal. Por pa lënë pas edhe probleme të tjera si evazioni fiskal në të ardhurat nga kapitali, qeratë e pasurive të patundshme, dividentet e aksionet. Për kreun e Komisionit të Ekonomisë është e papranueshme që evazioni të kthehet ne biznes në dogana, duke deklaruar se është shumë i madh deficiti atje. “E di qe ka shkaqe te tjera, përtej evazionit, por së pari duhet ti japim fund abuzimit të cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere” shkruan Braçe.

Comments

Submitted by Eliza shën Pali (not verified) on

Ku e ke fjalen ti Erjon, kur thua doganat, cilitdo doganieri, apo grupi doganieresh?!
Une kam ikur, s'jam me ne dogana! Punova shpejt e shpejt dhe jam diku tjeter, ne pritje te nje magjie tjeter!
Sa per Grupazhin ne Dogana, ti e di: tashme s'ka grupe Armiqesor, vetem Grupe Klane Ekonimike ka: ne Dogana ka pasur dhe do kete gjithnje Grupe te tille... ndaj mos bej te habiturin.

O hyre ne ndonje Grup te tille (nese s'ke hyre - qe i ben kertikat nga fb si Berisha!) o dil e matu me Gjigandin, he Erion i vogel....

E di ti si e quajne FB kur ne te shfaqen qeveritaret? Jo? Ta thote motra: fshij b...menderen, keshtu i thone!

Dhe po s'fole atje ku te takon te flasesh, per te cilen merr parane e popullit, do mbetesh qe tani ne fb, si Berisha!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.