Mbyllja e “Alsat”, Carlo Bollino blen licencën e tv-së, grupi “MCN”, aksioner kryesor i “Tema Tv”, blen licencën e radios

Postuar në 01 Gusht, 2015 08:16

Siç është bërë e njohur “Albanian Screen”, i njohur dikur si “Tv Alsat” është mbyllur dhe asetet e të drejtat e tij kanë kaluar për shitje. Bëhet e ditur se licencën televizive të “AS” e ka blerë Carlo Bollino, i cili aktualisht posedon “A1Report” si tv dhe gazetën “Shqiptarja.com”. Licencën radio të “AS” e ka blerë grupi “MCN”, i cili është edhe aksioner kryesor i “Tema Tv”, që ka nisur së fundmi transmetimet. Kështu një nga grupet mediatike më të vjetra në Shqipëri është ndarë mes dy blerësve të rinj, që operojnë aktualisht në tregun mediatik. “AS”, hyri në treg me ambicie të mëdha, por edhe investime teknologjike shumë të mira, ndonëse aktiviteti i tij përmbyllet këtu.

Comments

Submitted by Alba Muhaxhirja (not verified) on

<p>Pasi e vrane Santon tani po i hane edhe kockat. Nga njera ane eshte &quot;terroncello&quot;, katunaruci i Lecce-s nga ana tjeter maleshoviti MEro Baze! Na ngelet vetem tu urojme u takofshi sa me shpejt me Santon!</p>

Submitted by Gentian R. (not verified) on

<p>Mos po ngaterrohesh Alba? Santo ka qene aksioner tek News24, Panorama dhe Ballkanweb....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.