Studim i Harvardit, profesor Rikardo Hausman: Diaspora kërkon të investojë por nuk gjen rrugët si të përfshihen në sfidat për ta modernizuar ekonominë Shqiptare

Postuar në 31 Korrik, 2015 02:06

Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit dhe një grup studiuesish të saj publikuan në Tiranë një seri studimesh mbi zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare dhe sfidat e rritjes së saj, informon “Zëri i Amerikës”. Drejtuesi i “Ekipit Shqipëria”, profesor Rikardo Hausman, theksoi se Shqipëria duhet të kujdeset më shumë për mikroekonominë, sepse të dhënat makro-ekonomike si inflacioni apo shpenzimet janë të qëndrueshme. Sipas tij, Shqipëria po lë pas modelin e vjetër të jetesës me remitanca nga emigrantët dhe me ndërtime të rregullta ose, jo dhe po kërkon një rrugë të re. “Ky vend ka nevojë për një rritje normale të bazuar në mundësitë për të prodhuar në Shqipëri dhe për t'i eksportuar në botë; këtu hyjnë bujqësia, miniera, manifaktura, nafta, energjia dhe turizmi. Në këto fusha duhet punuar fort për të mbledhur gjithë kapacitetet prodhuese, që të përballet me konkurrencën e tregjeve botërore” - tha profesori Hausman në krye të grupit të studiuesve. Sipas Hausman, diaspora shqiptare ka një potencial të madh ekonomik. Ajo mund të sjellë kontakte tregtare, marrëdhënie ekonomike me ato shtete ku gjendet diaspora. Sipas “Zërit të Amerikës” studiuesit thanë se diaspora është burim i madh mundësish për integrim. Sipas tyre, më shumë e gjysma e tyre në SHBA dhe në vende të tjera kanë kryer studime të larta, se ata duan të punojnë dhe ta ndihmojnë Shqipërinë, por nuk gjejnë rrugët se si të përfshihen në sfidat për ta modernizuar Shqipërinë, ndaj u duhen krijuar mundësitë.

Comments

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>Ta them une nje mendim dhe te lutem bejeni je studim se : si te shporrni Ilir Meten.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.