Mobiljet e reja të Kryetarit të Bashkisë. Veliaj ndryshon arredimin e Bashës, sjell kolltukë ngjyrë vishnje, të njëjtën ngjyrë me të cilën janë arreduar edhe sallat e Kryeministrisë

Postuar në 30 Korrik, 2015 02:05

Mobiljet e reja të Kryetarit të Bashkisë duket sikur të të kujton dhe përrallën “Rrobat e reja të mbretit”. Në fakt kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të hyjë sot në zyrën e tij të rimobiluar. Para se të merrte detyrën, Veliaj është marrë vetë me arredimin e zyrës së kryetarit të Bashkisë, nga ku ai do të drejtojë për katër vitet e ardhshme kryeqytetin. Mësohet se puna ka nisur dy ditë më parë, ku zyrës së kryetarit të Bashkisë i është ndërruar krejtësisht pamja, shkruan “Panorama”. Ekipi teknik ka punuar intensivisht për ta bërë atë gati për ditën e betimit të kryetarit, ndërsa edhe mobilimi i saj ka ndryshuarMësohet se kryetari në detyrë i Bashkisë, Lulzim Basha, ka hequr nga zyra e tij disa kolltukë të cilët i ka pasur personalë dhe jo të inventarit të Bashkisë, ndërsa Veliaj ka sjellë kolltukë në ngjyrë vishnje, të njëjtën ngjyrë me të cilën janë arreduar edhe sallat e Kryeministrisë. “Panorama” shkruan gjithashtu se në sallonin pritës të zyrës së kryetarit të Bashkisë janë hequr kolltukët me lule që Lulzim Basha solli në zyrë sapo mori detyrën, ndërsa është ruajtur një nga bibliotekat në ngjyrë të bardhë që përdorte kryetari aktual. Arredimi i ri në zyrën e kryetarit të Bashkisë Edhe moketet janë ndryshuar, duke i kombinuar ato me ngjyrën e kolltukëve.

Comments

Submitted by redon (not verified) on

Lulushit i duheshin kolltuqet per te flejte ose...., me lule si katunar.

Submitted by illi (not verified) on

Duhet nxjerrre urgjentisht nje ligj, qe iu ndalon drejtoreve, kryetareve te bashkive, ministrave etj. qe me marrjen e detyres te ndryshojne mobilimin e zyrave sipas shijes se tyre (sipas shijes se tyre mund te mobilojne shtepite e tyre e jo zyrat). Me mobilimin e zyrave duhet te merret administrata, e cila duhet te veproje sipas nje rregulloreje te vlefshme per te gjithe institucionet dhe qe te perfshihe afate kohore te percaktuara per ndryshimin e mobiljeve te zyrave sipas konsumimit te tyre (psh nje here ne pese, tete, dhjete apo pesembedhjet vjet).

Submitted by Artani (not verified) on

Leccaculo

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.