Gjeoglifet e Lindjes së Mesme, "punë të njeriut të vjetër"

Postuar në 09 Gusht, 2015 17:57

Gjeoglifet e Nazcas në Peru nuk janë të vetmet. Në Lindjen e Mesme, nga Siria, në Jordani dhe Arabinë Saudite, janë zbuluar së fundmi gati një mijë “vizatime” në strukturë guri, të cilat mund të shihen vetëm nga ajri. Format e paraqitura janë të ndryshme, por përgjithësisht mbizotëron forma rrethore dhe sipas studiuesve ato datojnë gati 2000 vjet më parë. “Në Jordani ndodhen shumë më tepër gjeoglife sesa në Nazca, në një hapësirë më të madhe dhe më të vjetra”, thotë profesori David Kennedy i Universitetit të Australisë Perëndimore. Zbulimi i tyre zë fill në vitin 1927, kur një pilot i Forcave Ajrore Britanike, Percy Maitland, publikoi një rrëfim për to në revistën “Antiquity”, duke theksuar se këto gjeoglife, bashkë me struktura të tjera guri, njiheshin edhe nga beduinët që i quanin: “Punë të njeriut të vjetër”.
I paqartë mbetet qëllimi i ndërtimit të tyre. Ka një specifikë në vendosje: disa ndodhem të grupuara, disa janë ndërtuar edhe si struktura të vetme. Forma gjeomemtrike ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Deri më tani kuptimi i rrotave(rrathëve), pra i formave rrethore mbetet mister, pasi nuk arrihet të kuptohet qëllimi për të cilin janë ndërtuar. Sipas tij, ata që i kanë ndërtuar e kanë patur shumë të qartë ‘projektin’, kjo nisur nga disa karakteristika që mund të shihen edhe sot.
http://www.livescience.com/16046-nazca-lines-wheels-google-earth.html?cm...

Comments

Submitted by sazani (not verified) on

keto shkrime shprehur ne gjeoglife jane pellasgo ilire mesoni se kush e ka krijuar qytetrimin e pare ne bote; mos u lodhni kote me teorira boshe,alien e mistere ; ato sjellin besimin pellasgo ilir per jeten pas vdekjes ne yje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.