Dendias: Greqia duhet të krijojë marrëdhënie strategjike me Shqipërinë

Postuar në 26 Tetor, 2020 12:31

Nëpërmjet faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme, Nikos Dendias, ka deklaruar se nga vizita e tij në Tiranë pak ditë më parë ka kuptuar se Shqipëria është e gatshme të krijojë marrëdhënie strategjike me Greqinë.

Në këtë përfundim ministri i Jashtëm doli pasi u diskutua për demarkacionin, një çështje që dy palët vendosin ta dërgonin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale.

“Së pari, dua të theksoj se, ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se ajo mund t’i zgjidhë problemet përmes zbatimit të ligjit ndërkombëtar, dialogut konstruktiv dhe parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve”, deklaroi Dendias.

“Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve mes vendeve dhe e ndjek atë edhe në rastin e Shqipërisë, që po punon për t’u bërë anëtare e familjes europiane.

Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku dhe për ta çuar çështjen e demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë pas përfundimit të procesit të shtrirjes së ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit”, theksoi ai.

“Për sa kohë ka vullnet, besoj se procesi nuk do të jetë problem.

Zgjidhja e kësaj çështjeje do të jetë e dobishme për të dy vendet. Janë pra, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar agjendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në këtë drejtim”, shtoi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. 

Comments

Submitted by Spridonis (not verified) on

Me Greqine na bashkojne shume gjera, psh historia, kultura, feja, fqinjesia dhe mbi te gjitha 1 milion shqiptar emigrante qe jetojne dhe punojne atje duke ndihmuar familjet.
Bashkim dhe vellazerim.

Submitted by Mark Kacinari (not verified) on

Asgje te keqe nuk ka nga fqinjesia e mire dhe ne rastin tone padyshim qe mund te perfitojme shume nga perkrahja greke ne lidhje me rrugen tone drejt evropes. Jane shume shqiptare ne greqi, po ashtu ka mjaftueshem shqiptare qe kush me zemer kush per pak interes e quan veten grek.
Por eshte gabim i madh te mendohet se mund te harrohet genocidi cam te cilin asnje force qeveritare greke nuk e ka denuar. Greket mbrojne tezen e bashkepunimit me okupatorin (gjermanin ne WW2). Kete teze mbrojti publikisht ministri i mbrojtjes i para disa kohesh ne Greqi. Dhe me kete teze forca te rregullta apo bashibozuke greke u vune zjarrin shtepive me njerz brenda, u vune bajoneten grave shtatzena e pushkatuan burra gra e pleq ca gjegjen. Shtyne drejt kufirit shqiptar gjysmen e popullsise se greqise qe me rrobat e trupit veshur erdhen e u strahuan ku munden.
Greqia ka sot nje ligj lufte ne kembe me shqiperine me te vetmin qellim qe pronaret e ligjshem te shtepive e tokave ne zonat shqiptare ne Greqine e sotme te mos mund te hapin gjyq nderkombetar ne dem te shtetit grek.
Shume dakort jam te mbajme marredhenie edhe strategjike me greqine. Askush nuk humbet nga miqesia e mire. Po a mund tu besohet grekerve. Aq me shume kur as dhurata nuk te premtojne

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.