Ish–këshilltari akuzon Avokatin e Popullit për afera korruptive me shoqatën e gruas së tij: "Ka cenuar rëndë moralin, integritetin dhe besimin në ushtrimin e detyrës"

Postuar në 16 Korrik, 2015 09:54

Avokatit të Popullit, Igli Totozani, është akuzuar për korrupsion nga ish –këshilltari i tij për mediat, Denis Minga. Me profesion gazetar, Denis Minga thotë se me veprimet e tij Avokati i Popullit ka cenuar rëndë moralin dhe integritetin e tij duke humbur besimin në ushtrimin e kësaj detyre.

Nëpërmjet një letër që Minga u ka dërguar ish–kolegëve të tij gazetarë, pak ditë pas largimit nga detyra, flet për një skemë gjigande korrupsioni ku është i përfshirë Avokati i Popullit dhe bashkëshortja e tij. Ish-këshilltari Minga, shkruan se në Mars të vitit 2012 Avokati i Popullit do të nënshkruante marrëveshjen e parë me shoqatën e bashkëshortës së tij. “Marrëveshja që mban datën 02/03/2012 është firmosur mes Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës, njësi kjo e varur drejtpërdrejtë nga Avokati i Popullit, në këtë rast z.Igli Totozani dhe drejtueses ekzekutive të Institutit Europian të Tiranës znj. Marta Onorato që është bashkëshortja e tij. Marrëveshja në fjalë ishte e financuar nga Bashkimi Europian dhe instituti i Shoqërisë së Hapur.”

Sipas Deni Mingës kjo nuk ishte marrëveshja e vetme që Totozani ka nënshkruar me bashkëshorten. Më pas letra publike e tij vazhdon: “Kësaj radhe marrëveshja është nënshkruar në 1 prill të 2013 dhe parashikonte ndërrmarrjen e vizitave të përbashkëta monitoruese në të gjitha ambjentet e policisë së shtetit ku mbahen personat e arrestuar ndaluar apo shoqëruar. Sërish a thua se në gjithë Republikën e Shqipërisë shoqata e gruas së Avokatit rezulton më e specializuara për monitorimet e të gjitha komisariateve të vendit”

Sipas ish-këshilltarit të Avokatit të Popullit, këto marrëveshje janë dëshmi e përdorimit të Institucionit të Avokatit të Popullit për qëllime përfitimi. Në letër mes të tjerave thuhet: “Përdorimi ekstrem i institucionit për qëllime personale nuk mbaron këtu. Duke humbur si zakonisht besimin tek ekspertët e institucionit, Avokati i Popullit do të vendoste në krye të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës në periudha të ndryshme dy zonja të cilat më parë kishin punuar si eksperte në shoqatën e gruas së tij.

 /Newsbomb.al

Comments

Submitted by mn (not verified) on

<p>kur ju heqin nga puna filloni e villni. edhe ti ne burg per fsheje korupsioni.

Submitted by beni (not verified) on

<p>O zoti Minga</p><p>Me sa kuptoj une (por shoket e tu gazetare e kane kuptuar me kohe) ju po na beni nje spetakel meqenese ju hoqen nga puna.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.