Ministri Cani prezanton drejtoreshën e re të Doganave dhe pranon krizën e të ardhurave: Të ndryshojë urgjent metoda e punës

Postuar në 13 Korrik, 2015 06:34

Duke prezantuar kreun e ri të doganave, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot në një takim të zgjeruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nevojën emergjente për të ndryshuar metodën e punës, lidhur me grumbullimin e të hyrave doganore. Ai ka pranuar krizën e sektorit, duke thënë se “Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t’i dalë zot detyrave të veta”. Cani I kërkoi drejtoreshës së re Pranvera Fagu Behushi, funksionimin e një sektori real të statistikave doganore, por sidomos të analizës së të ardhurave, që ka munguar, duke dëmtuar ecurinë normale të këtij institucioni në riorientimin e zgjidhjeve në bazë të këtyre analizave.

a.k

Comments

Submitted by mn (not verified) on

<p>ju shqiptaret sa jeni ne opozite te cani trapin duke dhene mend per ekonomine , flisni aq me kopetence sa ja kaloni dhe germanise.kur vini ne pushtet ka mosrealizim , deshtim . care detyre duhet te bej secili, pse nuk i dine , atehere mos tallni bythen sidomos ti CANI. ke 2 vjet car pret apo VK.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.