Mediu: LSI e ktheu parlamentin në pazarin e gjësë së gjallë. Po blihet gjithçka, dhe Rama rri e vështron…

Postuar në 13 Korrik, 2015 03:07

Në një intervistë për Mapo mbi rezultatin dhe dukuritë e zgjedhjeve lokale, kreu i PR Fatmir Mediu ka vënë në pah “rrezikun e fenomenit LSI” për demokracinë shqiptare. Edhe pse i mbetet pretendimeve të PD-së dhe Bashës mbi shkeljet e vërejtura, Mediu kritikon aleatin e madhe pse e braktisi reformën territorial, dhe thotë se “opozita dhe PD-ja veçanërisht nuk mori atë rezultat që priste, dhe kjo padyshim kërkon një analizë të thelluar të organizimit të saj politik dhe elektoral, funksionimit të trupës parlamentare, mënyrës së qasjes politike me shoqërinë, përcaktimit të kandidatëve, kohës së përzgjedhjes së tyre, ndërtimit të koalicionit, funksionimit të tij, si dhe angazhimit të trupës së këshilltarëve të partive të koalicionit si pjesë aktive në mbështetje të kandidatëve…”. Por sipas tij, ”Para pak ditësh, Italia dënon Berluskonin se ka blerë një senator për të rrëzuar Prodin, ndërsa LSI është krenare se shton numrat në Parlament duke blerë deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash. Tallja dhe fodullëku i tyre shkon aq larg, sa thonë se këta njerëz braktisën opozitën që i zgjodhi dhe shkuan tek LSI-ja për shkak të idealeve dhe mirëqeverisjes. E kam thënë prej kohësh se Ilir Meta e ktheu Parlamentin në pazarin e gjësë së gjallë, ku ka çmim dhe favore pushteti. PS dhe Edi Rama janë po kaq përgjegjës sepse nuk janë thjesht vëzhgues, por përfitues të manipulimit të Parlamentit dhe institucioneve. Blihen parti, deputetë, blihen kryetarë bashkish dhe komunash, blihen votat, kartat e identitetit dhe bllokohen e rrëmbehen biznese. Ku po shkojmë?????”

a.k

Comments

Submitted by Neutrali (not verified) on

<p><strong>z. Medi</strong>, Konkljuzionet tuaja pergjithesisht perputhen me rrokopujen shqiptare 25 vjeçare,majtas dhe djathtas.Ne Shqiperi ka intelektuale shume te afte,te zgjuar,te ndershem,dinjitoze,te pandotur me bandat apo partite politike,qe as shiten dhe as blihen, me çfare do çmimi,prandaj&nbsp; ata nuk preferohen nga pushtetaret e te gjitha ngjyrave dhe kraheve.Kjo gjykoj se ka qene tradicionalisht fatkeqesia e ketij kombi.Shqiperia mendoj se do te shpetoj kur te çlirohet perfundimisht nga uzurpimi i pushtetit prej militanteve partiake qe shiten dhe blihen ashtu siç thoni edhe ju.Militantet partiake kane vegjetuar dhe vegjetojne para dhe pas 1944,para dhe pas 1990.</p>

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>Kush eshte muti??</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.