Fituesja e konkursit të Arkitektëve të rinj: Streha e kryeministrisë, latinët thoshin se barbarët duke mos njohur proporcionin shkatërruan edhe Romën

Postuar në 13 Korrik, 2015 03:06

Arba Baxhaku, fituesja e konkursit “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban” zhvilluar pak kohë më parë nga Ministria e Zhvillimit Urban në një interevistë për Gazetën Shqiptare thotë se ndërhyrja në fasadën e kryeministrisë nuk përputhet me ndërtesën dhe është një vepër arti që në një të ardhme mund t’i lirohen vidat apo t’i digjen llampat dhe se e ka të vështirë t’I rezistojë kohës. “Raportet matematikore që shfaqen në arkitekturën italiane të periudhës fashiste janë rrjedhojë e disa mijëvejçarëve kërkime në këtë fushë. Nuk mendoj se do të zbulohet ndonjëherë arsyeja pse ritmi i ndërtesës së kryeministrisë  na duket I bukur dhe përse hija që I zhgarravit përsipër hija e llamarinës së shtuar së fundmi e shëmton atë. Rilindësit italianë kur zbuluan ndërtesën e lashtësisë e nisën të lexonin bukurinë e tyre për ta rishkruar atë I vunë një emër arsyes së mistershme, e quajtën atë proporcion. Ata thoshin se barbarët duke mos njohur proporcionin e kishin të pamundur të vlerësonin bukurinë e lashtësisë dhe flisnin një gjuhë tjetër. Mbase për këtë arsye nuk u erdhi keq kur shkatërruan Romën. Ndërhyrja mund edhe të mos futet organikisht në godinë, por futet organikisht në boulevard, një aks monumental jetik për pasurinë kulturore të vendit. Gjithsesi unë gjykoj që se cënimi i proporcioneve të fasadës së kryeministrisë është një dëm I krahasueshëm me shkatërrimin e saj”-shprehet Bashaku.

l.m

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Vertet shijet jene te ndryshme, preferencat jane te ndryshme dhe gjykimet jane te ndryshme: po ne nje ndertese te trashguar, ne nje relike apo stoli arkitektonike; domethenese si pasuri kombetare ja vlen qe te diskutohet nga njerez qe jane jo vetem profesioniste, po dhe nga njerez te kultivuar qe marrin persiper te bejne kritika e i perkasin formimit jo vetem nga sensibilitet estetike po dhe nga profesioni si qendrimi qe mban zonja arkitekte e te tjere. Ketu ku jetoj une eshte nje muze antropologjik, eshte 2 here sa kuvendi apo komiteti qendror. Pra komiteti qendror apo kuvendi eshte gjysma e muzeut. Ka pavjone te te gjithe kulturave qe nga te shpellave e deri ne ditet tona. Ka dhe nje pavjon Kitsch. Ku ka lloj mrroklle qe nga budallalleqet e deri te mashtrimet e imitimet artistike. Kitsch eshte nje koncept stilistik e estetik i artit e ka defenicione te ndryshme. Ne rastin konkret ka nje gershetim te kryeministria: Instalacioni si nje arnim ulerites qe nuk takon e ngjason fare, po qe me plot gojen per mua mund quhet dhe kitsch. Ne rastin konkret mos harmonia ne materje dhe kerrcitja qe uleret ne estetike eshte kitsch. Ketu nuk kemi te bejme me dicka personale ku kryeministri ka trasheguar se dhe kjo nuk shkon ne qofte se eshte nje vlere qe i perket te gjithve si trashgmni; pra kur kryeministri ka ndertuar nje projekt privat te nje star arkitekti dhe prap nuk kenaqet dhe ben instalacione te autorve te ndryshem dhe kete e ben ne shtepine e tij, ne oborrin e tij me parate e tij. Ne rregull shkon. Po ku Kryeministri ben nje projekt apo nje instalacion ne nje trashgmni kulturore dhe ne nje objekt/ndertese sic eshte Kryeministria une mendoj se duhet te kaloj neper disa filtra estetike ku fjalen ta thone profesionistet. Duhet ta thone arkitetktet, artistet, intelektualet dhe konform ligjeve per trashgimnine. Nuk po flas per Stambolli digjet e Kurva krihet. Per financat e faturen e projekteve te tilla. Kete lloj instalacioni limonade kitsch qe e gjen ne te gjithe gjatesine prej nje kilometer ne rruget e Reeperbahn ne Hamburg ku josh vizitoret e turistet erotike e ku llambat ulerinj bashke me zhurmen e muzikes gjithe naten me nje klik e gjen se ska fare autenticitet. Ok. po ne nje kryeministri?! Ne kryeministri behet politike dhe kjo e vulos qe politika eshte kurve! A thua kjo eshte metafora! Ore eshte kitsch dhe nuk shkon, eshte iluzion qe do te zgjoje e sheqerosi politiken po eshte pa shije te nje kryeministri si simbolike ka me shume erotike se sa politike, eshte pa shije te nje materje solide guri si simbol, dhe eshte pa shije jo vetem qe nuk shkrihet ne harmoni me arkitekturen po dhe eshte monument kulture dhe mbrohet orgjinaliteti. Dhe nje nga definicionet me domethenese te Kitschit eshte orgjinaliteti i humbur. Ky eshte Kitsch: Orgjinaliteti i humbur i kryeministrise dhe i gjithe projekti eshte i deshtuar. Kemi Galeri Arti dhe e gjithe fasada ballkoniada ishte e gatshme dhe nuk kishte pse shpenzohej...

Submitted by XY (not verified) on

Une nuk arrij te kuptoj se cfare nevoje ka qe Rilindasit italiane, qe sipas asaj arkitektes se re, paskan arritur te zbulojne se barbaret nuk a paskeshin njohur konceptin e perpjestimit, ne titull te identifikohen nga lm-ja e Respublica-s me termin "latinet".

Submitted by Kot Fare (not verified) on

Vertet nuk jame i dashuar me stilin fashist te ndertimeve, por per fat te keq ne shqiperi ndertesat me te bukura jane akoma to.

Ajo qe akoma me ben te ndihem keq e pjese e nje barbarie, eshte fakti, sesi per keto 70+ vjet nuk u ndertua asgje me e bukur apo afersisht e krahasueshme. Pra jo vetem qe nuk nderuan dicka, por nga pikpamja konceptuale shkojme dhe prekim (pra prishim) pikerisht keto.

Ndoshta Arti viziv apo arkitektura shqiptare duke qene kaq medioker dhe duke mos arritur dot ti afrohet edhe nje stili arkitekturor, i cili nuk hyn as ne listen e me te mireva te arkitektures boterore, ka menduar si ta shnderroje ne medioker nje arkiteture  te vendosur mire ne ate vend prej 70 vjetesh.

Ato qe s'dine te bejne te bukuren ndihen mire kur e shemtojne ate duke mos u ndjere dhe aq keq dhe duke mos pasur me cfare te krahasohen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.