Besnik Dizdari ngre shqetësimin ndaj FSHF-së: Gegë e Toskë në gjeopolitikën e futbollit, si ndahen skuadrat duke i dhënë ngjyrat e një ndasie Veri e Jug

Postuar në 04 Korrik, 2015 07:47

Besnik Dizdarin, gazetarin e njohur sportiv, e shqetëson fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ndarjen që ia ka bërë dy grupeve të kampionatit të futbollit për Kategorinë e Parë, por që sipas tij në fakt është Kategoria e Dytë. Ai e cilëson këtë si “dituri të pakta që e kanë bërë lëmsh të vërtetën historike të kampionateve shqiptare”. Dizdari shkruan sot në “Panorama” se: “Dihet që për më se 50 vjet, Kategori e Parë është quajtur kampionati kombëtar i Shqipërisë. Ai që sot ka emrin pompoz “Kategoria Superiore” – dy fjalë ku asnjëra nuk është shqip”. Dizdari thotë se ndarja që i ka bërë, pra, Federata Shqiptare e Futbollit këtij kampionati të Kategorisë II, është ndër më të pashembulltat në histori. “Qartësisht, këtij kampionati FSHF­ja i ka dhënë ngjyrat e një ndasie Veri e Jug, ose Gegë e Toskë. Me një fjalë, FSHF, duke na kujtuar gjeografinë, ka thënë se skuadrat e qyteteve apo krahinave që ndodhen në jug të lumit Shkumbin, nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë futboll me disa skuadra të qyteteve që ndodhen në veri të lumit Shkumbin. Ose e kundërta: që disa skuadra të qyteteve që ndodhen në veri të lumit Shkumbin, nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë me disa skuadra të qyteteve që ndodhen në jug të Shqipërisë”, shkruan Besnik Dizdari në “Panorama”. 

Comments

Submitted by qytetar (not verified) on

<p>Po jane 50 skuadra,si tja bejne? Apo ta shtrijne 1 sezon ne 3 vjet! Thuaj propozimin leri brockullat.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.