Greqia ilustron 150 vjet dështim të socializmit në Europë

Postuar në 03 Korrik, 2015 18:48
Patrick Barron

Greqia nuk mundet t’i paguajë borxhet e saj...kurrë. Nuk munden as disa prej vendeve anëtare të BE-së. Kjo është arsyeja pse elita e Europës nuk ka dëshirë që ta vendosë Greqinë në kushtet e deklarimit të mospagimit. Nëse Greqia lejohet që të abrogojë borxhet e veta, pse atëherë çdokush prej vendeve anëtare të BE-së që kanë borxhe duhet të paguajnë? Pasojat financiare të një mospagimi masiv të borxheve nga shumica prej anëtarëve të BE-së, është e vështirë të parashikohet, por ai nto nuk kanë për të qenë të pëlqyeshme. Europa ka ndërtuar një kala rëre në planin financiar dhe humbja më e vogël e besimit, do ta rrëzonte atë.
Tragjedia e Europës ka socializmin në zemrën e vet. Europa ka flirtuar me socializmin që në fundin e shekullit XIX. Socializmi bismarkian i shekullit XIX prodhoi dy luftrëa botërore. Socializmi leninist masakroi dhe skllavëroi qindra milionë të tjerë deri në kolapsin e vet, fatmirësisht pa nevojën e një lufte të tretë botërore. Dhe akoma, për të mos u dekurajuar, mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore, socialistët e Europës nisën rrugën e një ëndrre të re socialiste. Nëse socializmi dështon në një vend, ndoshta ai do të ketë sukses nëse e gjithë Europa shkon drejt një organizate mbinacionale socialiste. Oh, ata nuk e quajnë atë çfarë ka evoluar nga kjo ëndërr, “socializëm”, por ai mbetet sërish i tillë, socializëm.
Socializmi njk ka për të funksionuar, qoftë në një vend, në një rajon multishtetëror si Europa, apo edhe në të gjithë botën. Ludëig von Mises ka shpjeguar se socializmi nuk është një sistem ekonomik alternativ. Ai është një program për konsum. Nuk na thotë asgjë mbi prodhimin ekonomik. Përderisa prodhimi i çdo njeriu duhet t’i shpërndahet të gjithë njerëzve, nuk ekziston asnjë stimul ekonomik për të prodhuar ndonjë gjë, ndonëse mund të vihet në punë stimuli përmes forcës dhe kërcënimet për ushtrimin e dhunës.
Në të kundërt, kapitalizmi i tregut te lirë, është një sistem ekonomik prodhimi, ku secili zotëron produktin e punës së tij dhe për pasojë, ai ka stimuj ekonomikë, si për të prodhuar vete, familjen e tij, ashtu edhe ka të mira shtesë që të mund t’i tregtojë me surplusin e të tjerëve.
Edhe nën kërcënimin me vdekje, as punëtori i socializmit, as mbikëqyrësi i tij, nuk do ta dinë çfarë të prodhojnë, si ta prodhojnë, apo në çfarë sasie dhe cilësie. Këto shtysa ekonomike janë produkt i kapitalizmit të tregut të lirë dhe çmimeve. Në kapitalizëm njeriu specializohet të prodhojë të mira që shkëmbehen me produktet e të tjerëve. Kjo është njëra mënyrë për të cituar ligjin Say: pra që prodhimi e paraprin konsumi dhe se prodhimi në vetvete e krijon kërkesën. P.sh, një fermer mund të mbjellë dhe prodhojë një sasi misri për konsum familjar, ose për ushqim për kafshët e fermës, por ai e shet shumicën e misrit që prodhon në treg, në shkëmbim të parave me të cilat do të blejë të gjitha gjërat e tjera të nevojshme, apo edhe komoditetet e jetës. Sasia e misrit është kërkesa e tij dhe paraja është thjesht mesatarja indirekte e shkëmbimit.

Keynes u përpoq që të hidhte poshtë ligjin e Say, duke shpallur se kërkesa në vetvete – e krijuar artificialisht nga printimi i parave nga banka qendrore – do të nxiste prodhimin. Ai u përpoq, në mënyrë jologjike dhe të pasuksesshme, që të vendoste konsumin përpara prodhimit. Edhe sot e kësaj dite, Keynes është shumë popullor mes politikanëve xhepshpuar, të cilëve ai u dhuroi një imperativ moral për të shpenzuar para që ata nuk i kanë.
E shohim pra rezultatin e 150 vjet socializmi europian të shfaqet në shkallën më të lartë në Greqinë sotme. Vendet prodhuese po fillojnë të kuptojnë se ata janë grabitur nga garancia socialiste e BE-së, sipas së cilës asnjë komb nuk do të lejohet që të mospaguajë për obligacionet e veta.
Greqia vetëm sa e pranoi këtë garanci në vlerën nominale dhe e çoi veten në falimentim kombëtar. Vende të tjera, anëtare të BE-së nuk janë larg. Është koha që kapitalizmit të tregut të lirë dhe parasë së qëndrueshme t’i jepet një shans: sa herë është provuar kjo, ka funksionuar.

"Mises Institute"

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

A mos e kam kuptuar gabim kete zotnine: Oferta kushtezon kerkesen?

Po qe keshtu, do duhet te ristrukturojme te gjithe kuptimet tona per ekonomine. Nuk se eshte ndonje gje e madhe, pasi kemi ndryshuar shume gjera, madje vijojme te ndryshojme perdite, por deri ketu?

Submitted by Zod (not verified) on

Mos, respublica që përkthen materiale nga një sajt libertarian si Mises Institute? Hahahaa

Submitted by Lira (not verified) on

Kapitalizmi i tregut ka falimentuar tashme edhe ne SHBA qe e ka shtyre me te gjithe forcen qe ka mundur. Shume qytete ose lagje ne SHBA ngjajne si lagje te varfra Afrike fale sistemit kapitalist. E autori vjen e na e propozon si altrnative zhvillimi...hapu dhe'!...

E verteta eshte se vendet pertej oqeanit nuk e kane kaperdire kurre idene e socializmit evropian. Dhe nuk humbin asnje rast qe te dalin kunder. Mireqenia sociale e Evropes i kall tmerr lobingjeve dhe korporatave... Dhe e gjithe lufta per kete po behet, qe te humbet statusi social i evropianit.. Per fat te keq, Evropa e korruptuar, dmth. EU-ja e sotme, po ua ploteson deshiren, me ne fund. Po e shohim mire me rastin e Greqise. Kushtet qe EU i ve Greqise per t'i dhene hua jane ata te nje huadhenesi kapitalist te pameshirshem te viteve 1920... Per kuriozet, lexoni kontraten EU - Greqi te publikuar nga Wall Street Journall me titull "Read the Document That Shows Divisions Between Greece, Creditors:

http://blogs.wsj.com/brussels/2015/06/24/read-the-document-that-shows-di...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sistemi socialist ne te gjitha format qe eshte shfaqur deri tani. nga me i buti dhe i parfumuari i tipit skandinav deri tek me mizori i tipit sovjeto-koreano-kamboxhiano-shqiptar, ka treguar qe ne rastin me te mire u jep te hane edhe dembeleve, duke u zvogeluar racionin atyre qe punojne, kurse ne rastin me te keq ka kanibalizuar shoqerine deri ne qelizen me te fundit e me te parendesishme.

"Udheheqesit" e medhenj te socializmit nuk jane gje tjeter vecse llafollogo-demagoget par excellence qe perdorin genjeshtren dhe mashtrimin si mjetin e preferuar per te bere masen mediokre-naive-dembele te shoqerise qe t'u shkoje prapa e t'i mbeshtese ne pallavrat per zhdukjen e pavaresise dhe iluzionin e barazise. Tipari themelor i cdo lloj socializmi eshte kultivimi i parazitizmit ne shoqeri si pasoje e reduktimit te stimujve per progres dhe heqja e incentivave dhe stimujve materiale per te shquar te aftin ne menyre objektive, por perdor stimuj materiale ne favor te idioteve qe komformohen me mire.

A ka falimentuar  kapitalizmi i tregut tashme edhe ne SHBA, sic thote kjo shoqja Lira ketu me lart, dhe a ka qytete e lagje qe ngjajne si lagje te varfra te Afrikes, etj, etj,? Se pari, kjo duket si nje fraze e gatshme nga ndonje exemplar i vjeter, i para 1990, i "Zeri i Popullit". Se dyti varferia e nje pjese te popullsise, sigurisht relative, egziston ne cdo vend te botes, kapitalist apo socialist qofte, perfshire SHBA e te tjera vende te zhvilluara (te varferit e Skandinavise Socialiste jane relativisht po aq te varfer sa shoket e tyre ne SHBA, apo Afrike). Ky nuk eshte vecse argumenti me i fuqishem kunder iluzionit dhe ideve utopike per barazi ne pasuri (barazia para ligjit eshte dicka tjeter). Dhe se fundi e perse ata qe jane te paafte e çyryke, parazite e dembele u dashka te rrojne po aq mire sa ata qe perpiqen dhe luftojne per vehten e tyre?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.