Ambasadori armen në OSBE: Turqia kërkon të krijojë “zona të nxehta” në rajon

Postuar në 15 Tetor, 2020 17:25

Rajoni i Nagorno Karabak që ndodhet në territorin e Azerbajxhanit është përfshirë prej kohësh në luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ndërkohë që shumë banorë po largohen nga zona për shkak të luftimeve janë me qindra banorët e zhvendosur, ndërtesat e shkatërruara dhe të pastrehët. Këto zhvillime kanë rritur shqetësimin se një konflikt më i gjerë mund të tërheqë në luftime edhe fuqinë rajonale, Turqinë, e cila është aleati më i afërt i Azerbajxhanit dhe Rusinë, e cila ka një pakt mbrojtjeje me Armeninë. Për të na folur më tepër për situatën në Nagorno Karaback, TvT ka biseduar me përfaqësuesin e Armenisë në OSBE, zotin Armen Papikyan.

1. Çfarë po ndodh në Nagorno Karabak?

Shumë faleminderit për këtë mundësi. Në fakt, siç mund ta dini forcat ajzerbajxhanase filluan agresionin e fundit vrasës këtë fund shtatori në Artak, Nagorno-Karaback, duke përdorur artilerinë e fundit vrasëse, tanke, të gjithë armët e tyre vrasëse në zotërim, duke goditur të gjithë vijën në kontakt me Azerbajxhanin, Nagorno-Karaback, duke deklaruar përpjekjen për të shkaktuar dëm ndaj ushtrisë së mbrojtjes të Nagarno Karaback.

Mendoj se kjo është hera e parë që nga 1994 kur Nagorno Karaback, Azerbajxhani dhe Armenia firmosën një marrëveshje për ndalim zjarri. Është hera e parë që ushtrohet një lloj agresioni i tillë, shkalla e të cilit është e paprecedentë.

2. Si rregullohet statusi i këtij rajoni dhe cila është përbërja e tij etnike?

Duhet të shkoj mbrapa në histori. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, Nagorno Karabak, si çdo republikë tjetër e Bashkimit Sovjetik përdori të njëjtin nen të Kushtetutës Sovjetike dhe ushtroi të njëjtin vendosmëri të ishte shtet i pavarur, të ndërtonte të ardhmen ashtu siç ishte dëshira.

Por përkundër kërkesave paqësore të qytetarëve armenë, që jetojnë në Nagorno Karabak, Ajzerbajxhani u përgjigj me forcë ushtarake agresive. Dhe filluan përplasjet lokale mes armenëve  dhe azerbajxhanasve.  Dhe ushtria e Azerbajxhanit me mbështetje të Bashkimit Sovjetik filloi agresionin kundër njerëzve Artah. Mori 4 vjet që njerëzit e Artah, Nagorno Karabak t’ia dilnin të ndërtonin një shoqëri të sigurt dhe moderne. Ata ia dolën të mbanin zgjedhje, të zgjidhnin përfaqësuesit, presidentin, Asamblenë Kombëtare dhe ia dolën të ndërtonin shoqërinë e tyre në mënyrën si donin të jetonin. Fatkeqësisht, përgjatë viteve Azerbajxhani nuk e njohu pavarësinë e tyre. Ata filluan të ndërtonin ushtrinë, me shpresën që të pushtojnë Nagorno Karabak. Që nga 1994 deri 27 shtator të këtij viti njerëzit e Nagorno Karabak ia dolën të sigurojnë sigurinë e tyre, pavarësisht nga Azerbajxhani.

Në Nagorno Karabak kemi 155 000 armenë që jetojnë atje dhe përpiqen të ndërtojnë të ardhmen e tyre, pavarësisht vështirësive që ju shkakton Azerbajxhani dhe të tjerët.

Por ajo çfarë kemi tani është një shkallë e lartë agresioni me mbështetjen e Turqisë dhe terroristëve, ushtrisë nga Libia e Siria, por do t’i kthehem kësaj mbase më vonë. Komiteti ndërkombëtar ishte i angazhuar në procesin e negociatave.

Ne kemi bashkëkryesinë e Minsk Group, ku bëjnë pjesë Franca, SHBA dhe Rusia: aktualisht janë tre vendet që po përpiqen të gjejnë një zgjedhje paqësore.

Ju e dini që Shqipëria tani është vendi udhëheqës i OSCE-së dhe shkëlqesia e tij, kryeministri i Shqipërisë ishte i qartë që në fillim, që nuk ka zgjidhje ushtarake dhe gjithçka e tillë duhej të ndalohej, gjë që e mirëpritëm shumë.

Në përgjithësi vlerësojmë qëndrimin e Shqipërisë, që mbështet bashkë-kryetarët e MINSK Group në përpjekjet e tyre, për të ndërtuar situatë të qëndrueshme në terren, gjë që jep mundësi për ta zgjidhur këtë çështje vetëm në mënyrë diplomatike. Për fat të keq, komuniteti ndërkombëtar dështoi të ndalojë Azerbajxhanin nga ky agresion, por ne shpresojmë shumë, që me ndihmën e komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht me angazhimin e bashkë-kryetarëve të OSCE Minsk Group, do t’ia dalim të gjejmë zgjidhje përmes negociatave për këtë konflikt.

3. Konflikti i tanishëm vjen pas 16 vjetësh qetësie. Pse u prish kjo paqe, e vendosur edhe ajo me luftë?

Në fakt, ky konflit u bë i nxehtë pas shumë vitesh, që nga viti 1994. Për 26 vite kishim thuajse pak a shumë një situatë as paqeje, as lufte. Por pse konflikti shpërtheu tani dhe ndërkohë që kemi këtë lloj përshkallëzimi sot, duhet të pranojmë, duhet ta shohim në kontekstin rajonal.  Ne kemi në Azerbajxhan z. Aliyev, i cili e trashëgoi fuqinë e tij nga i ati, që në vitin 2003. Ne kemi një sundimtar autoritar, i cili përpqiet të mbajë fuqinë e tij , pavarësisht asaj çfarë duhet të bëjë. Dhe pastaj kemi Turqinë, që po mbështet hapur Azerbajxhanin, madje më keq, po i shtyjnë ta zgjidhin këtë konflikt me mënyra ushtarake.

Besoj se pa ushtrinë turke dhe me mbështetje diplomatike, nuk do të kishim këtë lloj përshkallëzimi. Duhet të shohim vështirësitë ekonomike me të cilat Azerbajxhani po përballet. Ne besojmë që mënyra më e mirë për të hequr vëmendjen e njerëzve nga kjo vështirësi ekonomike është të krijojnë një konflikt, në mënyrë që të konsolidojnë shoqërinë kundër sfidave të jashtme. Në këtë rast sfida e jashtme konsiderohet Armenia dhe Nagorno Karabak. Mendoj se këto janë arsyet kryesore pse kemi këtë lloj përshkallëzimi dhe besoj se Turqia po luan një rol shumë destabilizues dhe dekonstruktiv.

4. Raportohet se ka një zhvendosje të popullsisë për shkak të luftimeve. Cili është qëndrimi i vendit tuaj për këtë aspekt të konfliktit?

Në fakt, të flasësh për zhvendosje të popullsisë është e vërtetë. Menjëherë pas agresionit në Nagorno Karabak kemi shumë të zhvendosur. Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të qyteti Stepanakert. Këtu më duhet të sjell disa shifra: Dy javët e fundit ishin 5 800 prona private, që janë bomarduar përgjatë kësaj periudhe.

 Janë 960 objekte infrastrukturore, industriale dhe private, që janë dëmtuar apo goditur nga bombardimet. Janë 520 objekte private të lëvizshme, si: makina etj., që janë dëmtuar. Deri në këtë fazë kemi deri në 30 të vrarë dhe mbi 110 të plagosur nga popullsia civile.

Sigurisht që bombardimet e vazhdueshme kanë rezultuar në zhvendosje të brendshme të popullsisë: gra, fëmije e të moshuar janë larguar nga zonat e rrezikshme të Nagorno Karabak.

Një pjesë e vogël prej tyre kanë lëvizur drejt Rumanisë si refugjatë, për të gjetur një vend të sigurt. Një pjesë tjetër e tyre, në dijeninë tonë 15 mijë njerëz, kanë lëvizur nga këto zona. Mendoj se kjo është një krizë e qartë humanitare, që nuk duhet të vazhdojë gjatë dhe nuk duhet të jemi indiferentë për çfarë po ndodh në Nagorno Karabak.

5. Ka disa zëra – p.sh presidenti i Iranit – që flasin për shndërrimin e këtij konflikti që zakonisht në media quhet si konflikt armeno-azer, në konflikt rajonal. Mendoni se ekziston një rrezik i tillë përshkallëzimi?

Ky konflikt, i cili u bë aktiv pas 27 shtatorit ka një kontekst të ndryshëm, sepse tani nuk kemi lojtarë rajonalë në terren. Kemi prezencë të qartë të Turqisë, kemi gjeneralë turkë, ekspertë turkë në terren, të cilët mbështesin Azerbajxhanin. Ne dimë që Turqia ka marrë kontrollin e hapësirës ajrore të Azerbajxhanit dhe po bëjnë planifikimin dhe ekzekutimin e agresionit ushtarak.

Këto janë faktet dhe askush nuk mund t’i mohojë. Edhe presidenti Aliev tha se po, është e vërtetë. Por edhe më keq, ne kemi terroristë dhe luftëtarë xhihadistë nga Libia dhe Siria.

Sipas vlerësimeve tona janë rreth 4 000 fondamentalistë në terren, që luftojnë në linjë me ushtarët e Azerbajxhanit. Janë shumë fakte edhe në median sociale që provojnë se ka tërroristë në terren. Inteligjenca armene përgjoi bisedë ndërmjet një terroristi, që flet arabisht dhe turqve në terren.  Ata vetë i vendosën këto video në median sociale, video që tregojnë se si po vrasin ushtarë dhe sesi drejtojnë ushtarët. Kështu, kjo është saktësisht pse ka ndryshuar konteksti i kësaj lufte. Tani, vendi ynë po rekruton nga Siria dhe Libia terroristë dhe po i vendos në zonën e konfliktit, çka do të thotë që sjell katastrofë për rajonin. Pse është Irani kaq i shqetësuar? Pse Rusia është kaq e shqetësuar? Pse komuniteti ndërkombëtar është kaq i shqetësuar?

Sepse për herë të parë kemi një vend që rekruton dhe pozicionon luftëtarë në territorin e OSBE-së, në hapësirën nën përgjegjësinë e tij. Dhe sigurisht ne kuptojmë në mënyrë perfekte që terroristët mund të kenë një efekt të dëmshëm. Kush do t’i kontrollojë ata?

Sigurisht vendet e rajonit si Rusia, apo vendet e Azisë qëndrore apo të tjerë, janë shumë të shqetësuar nga zhvilime të tilla në rajon, duke i dhënë një kontekst të ri konfliktit dhe në një farë mënyre, tani mund të themi se nuk është më konflikt midis Artah dhe Azerbajxhanit, por është për të luftuar terrorizmin.

Sot në Armeni, Artah në Nagorno Karabak po luftojnë terrorizmin në terren dhe ata që kanë sjellë terroristët në rajon duhet të durojnë konsekuencat.

6. Armenia ka akuzuar Turqinë për përfshirje në konflikt me mercenarë dhe mjete ushtarake. Cili është synimi i Turqisë dhe ka kapacitete ky vend për të ndërmarrë operacione të tilla, ndërkohë që është angazhuar në Siri, Libi, Liban dhe Mesdheun Lindor?

Mendoj se iu përgjigja pjesërisht pyetjes suaj, por po ju jap disa detaje. Nuk është Armenia që po akuzon Turqinë. Është Franca, është Rusia, janë SHBA, janë partnerët ndërkombëtarë që insistojnë dhe kërkojnë dhe aktualisht kanë provuar, që janë mercenarë, luftëtarë terroristë në rajon.  Pra, nuk është për Armeninë.  Duhet të kujtoj fjalët e presidentit francez, i cili tha se janë 300 terroristë të paidentifikuar, që u zhvendosën nga Siria në Kazakistanin turk dhe lëvizën për  në Azerbajxhan,  çka do të thotë se ka identifkuar emrat e tyre, datën e lindjes, vendin e lindjes etj. Pra, për të qenë më i qartë: Nuk është Armenia.

Mendoj se të gjithë shërbimet inteligjente kanë një provë solide: informacionin për lëvizjen e luftëtarëve terroristë në Azerbajxhan. Në përgjithësi për politikën e Turqisë mund të them se nëse shikoni fqinjtë, ka zero fqinjë pa problem me Turqinë.

Ne kemi Libinë, Qipron, Greqinë, kemi Libanin, Irakun, Sirinë, tani Kaukazin… Mendoj që ajo çka Turqia po kërkon të krijojë janë “zonat e nxehta”, që mbartin konflikt përreth rajonit, me shpresën për të rritur influencën e saj në këto territore. Ne besojmë që kjo është shprehje e politikës neo-otomane me të cilën po flirton lidershipi e sotëm i Turqisë.

7. Ka shanse për një zgjidhje dypalëshe të konflitktit apo do të ishte e udhës një ndërhyrje ndërkombëtare, qoftë ndërmjetësuese, qoftë ushtarake?

Nëse shikoni situatën në terren, çfarë është e rëndëishme që të bëhet sot është të ndalet armiqësia.

Sjellja agresive e Turqisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndalet. Duhet të ndalojmë së ushqyeri konfliktin. Duhet të ndalojmë së transferuari terroristë, luftëtarë të huaj në rajon. Mendoj kjo është gjëja e parë që duhet bërë. Sigurisht nuk ka zgjidhje ushtarake. Sigurisht që Armenia duhet të mbështesë njerëzit e Artah.  Duhet të mbështesim kundër çdo agresioni ndaj njerëzve të Artah.

Ne kemi mjaft forcë, mjaft vendosmëri të mbrojmë ata, sepse ne e dimë se nëse jo Armenia, atëherë të gjithë njerëzit e Artah do të poshtërohen. Siç ndodhi në 2016-ën, kur Azerbajxhani pati shansimn të pushtojë për një kohë të shkurtër një fshat në vijën e frontit në Nagorno Karaback çfarë ata bënë është vranë njerëz të moshuar, iu prenë veshët, iu prenë kokat e ushtarëve dhe morën kokat e tyre në fshatrat e Azerbajxhanit si trofe. Dhe mr. Alyev aktualisht dekoroi ushtarët që e bënë këtë. Kështu ne e kuptojmë qartësisht  çfarë do të ndodhë nëse Azerbajxhani përmes një mrekullie do të marrë kontrollin edhe të ndonjë pjese të vogël në Nagorno Karaback. Duke thënë këtë dua të nënvizoj edhe njëherë se Armenia qëndron gati për të gjetur një zgjidhje paqësore të këtij konflikti. Ne kuptojmë në mënyrë perfekte se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe jemi në një linjë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, të cilët bëjnë thirrje për t’u dhënë fund armiqësive, të fillojnë negociatat dhe çfarë është interesante: vetëm Azerbajxhani dhe Turqia nuk i mbështesin këto thirrje.

Kjo është shumë simptomatike dhe simbolike mbase, por e theksoj dhe njëherë: nuk ka zgjidhje ushtarake. Duhet të ulemi së bashku, të gjejmë zgjidhje, duke shpresuar që të jetë një zgjidhje që të zgjasë.

-Z. Papikyan, nëse doni të shtoni diçka tjetër?

Ajo që mund të them, meqënëse jeni një televizion shqiptar është t’ju uroj një kryesim të suksesshëm. Përmes viteve ne ia kemi dalë të ndërtojmë marrëdhënie të forta besimi me kolegët shqiptarë falë tyre dhe sigurisht kryeministri Rama po bën çdo gjë, që të ketë një kryesim të suskesshëm dhe Armenia e mbështet në këtë përpjekje. Shumë faleminderit për këtë mundësi dhe për intervistën.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kryesuesi aktual i OSZB-es, shkelqesia e tij z. Rama, i cili para disa muajsh i ndaloi te gjitha konfliktet e tjera ne bote dhe ne galaktiken tone, per cudi tani ka futur koken nen rere, si struci, dhe s'po degjohet fare!

Submitted by Aqif (not verified) on

TvT, ne rast se kerkon te sqaroj publikun shqiptar se c'fare po ndodh ne Karabakh, duhet te kishte ftuar edhe ambasador te Azerbajxhanit. Cdo ndodhi ka dy ane te ndryshme.
Ketyre pacavureve te Shqiperise nuk iu dhimbset per drejtesi sepse lehin nen tutelen e Frances. Konflikti nisi direkt mbas vizites se delegacionit francez qe vizitoi Mosken, Armenia sulmoi Azerbajxhanin.
E gjitha ishte kurdisur per te katranosur Turqine ne konflikt me Armenine dhe keshtu mund te ngaterrohej edhe Rusia; gjithmone (keshtu mendonin francezet) ne ras se Azerbajxhani do te mundej sikur rradhet e tjera.

Per Francezet ,planet qe kane kurdisir deri me rashti kundra Turqise ne Siri, Libi, Mesdhe dhe Karabakh kane deshtuar. Armet qe Rusia me Francen po i falin Armenise nuk po i mposhtin dot Dronet e Turqise dhe ato te Israelit.
Lufta po behet ne territorin Azer.
Inshaallah nje dite ata nje milion azere qe u dhunuan dhe u shperngulen nga shtepite d tyre ne Karabakh do te kthehen nje dite dhe Paqja do te vendoset ne rajon.
Me sa shoh, urrejtja fondamentaliste e krishtere dhe turkofobia ua ka erresuar syte dhe mendjen corapeve td Meros, ndoshta u ka marre koka ere dhe mos kerkojne qe te hapin nje kamp nd Shqiperi edhe per anetaret e ASALA's se Yerevanit.
Mjafton te luftohet Turqia se pisat qe jetojne e mendojne per "kohet e arta" te Mesjetes se erret duan te marrin hakun e Kastrabeut sepse Sulltani ia preu bilen dhe d beri synet me dhune....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.