Koha për një gjobë për prezervativin. Vjelja të bëhet përmes faturës së ujit

Postuar në 10 Tetor, 2020 13:26

Kryeministri ka dalë edhe sot për të bërë tellallin e masave të reja shtrënguese. Zoti Rama ka njoftuar se do të ketë gjoba për mosmbajtje maske dhe se madje këto gjoba do të vilen te fatura e dritave.

Maska nuk ka qenë as këtu, as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtar, dhe siç e dini është një temë që është diskutuar, por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që t’i shmanget gjobës. Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase.  Mendoj se gjoba do të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë arsyeja pse njerëzit duhet të vejnë maskën. Jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë shërbimet dhe të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektor që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie, por policia e shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë të gjithë territorin, do të jenë me tolerancë zero për maskat

citohet z. Rama.

Nuk ka shpëtuar fakti se njoftimi për gjobën vjen një ditë pasi fali gjobat e karantinës duke dhënë të kuptohet se qeveria ecën me logjikën e xhandarit që bën presion me praninë e vet. Përndryshe nuk ka asgjë serioze në këtë masë që ja thonë ata që ka në komitetin teknik. Muajt ikën dhe një pjesë njerëzisht po trajtohen përmes këshillave private dhe recetave që nuk kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor I cili bën aq sa mund të bëjë, por në kushtet e pandemisë është shndërruar në sistemin e mikut dhe të shokut. Këtë nuk ka kush më iluzione se nuk është e vërtetë.

Ndaj të bëhesh profet i të keqes kur për muaj të tërë ke fjetur gjumë dhe kur ke dalë pa maskë sa herë ke dashur, kjo është qesharake dhe i shtohet stresit edhe kështu të madh të shoqërisë. Meqë parimisht akte të tilla të këtij babaxhani të së keqes, thuhet se udhëhiqen nga e mira, atëherë nuk ka pse të mos vendoset gjobë edhe për mosmbajtje prezervativi nisur nga fakti se sëmundjet në kontakt seksual janë po kaq infektive dhe të rrezikshme. Vjeljen e kësaj gjobe le t’ia lëjë Erion Veliajt te fatura e ujit se kështu ndikon edhe në buxhetin e kryeqytetit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

shokuese se si kercenojne me fatur te sherbimeve bazike si uji e dritat per kete idiotizem (nuk e kuptoj bazen ligjore se te besh dicka te tille ne perendim te ngrene ne ajer me gjithe lecka).
ky shtet bananeje qe fal e ve gjoba si te doje jo vetem nuk ka fuqine te zbatoje kete, por dhe e shkuara ehste shume ne disfavor te ketij regulli.
sa e duam vehten nuk na duan keta plehra qe qeverisin sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.