Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur

Postuar në 04 Tetor, 2020 15:08

Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson. 

Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t'i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma

shkruan sot ky njeri.

Është i njëjti që e ricikloi në politikë Ilir Metën, në vitin 2013 kur merrte vendime në apartamentet larg selisë, që kërkonte të mos komentohej pakti strategjik me LSI-në, që madje bënte armiq gazetarët që ia kujtonin. Sepse atdheu kërkonte aleancën e qelbësirave si kusht për rrëzimin e diktaturës. Dhe pastaj  në Parlament kërcyen njerëzit me rekorde kriminale.

Sot zotëria merr rolin e pafytyrë të atij që ankohet me presidentin të cilin nuk e zgjodhën shqiptarët. E zgjodhi ai, frika e tij e përhershme, e të cilin e hetoi, njoftoi se do ta shkarkonte dhe në fund, Gënjeu. Është një kryeministër i zham - zhamit politik, që flet e flet, dërdëllit e dërdëllit pa pushim për progresin dhe të bukurën që i përgënjeshtron në përditmëri me ato që bën.

Edhe Zotin të kishim marrë me gurë, këtë sorollop nuk do ta meritonim. Ka 100 vjet që hajdutët, kriminelët dhe spiunët qeverisin këtë vend të cilit ia kanë mohuar me çdo kusht normalitetin që do t’i zhvishte lakuriq për atë që janë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje shemtire e pashembullt, shum keq veshja e gardes. Turp i neveritshem, me ngjajne me speca marinade. Vetem estetike nuk ka, dhe rrobja nuk i jep dinjitet. O zot te deshtuar koke e kembe. Nuk e kuptoj si nuk i ben pershtypje Edi Rames...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.