Alma Hicka emërohet në postin e Avokates së Shtetit

Postuar në 05 Nëntor, 2013 04:35

Alma Hicka është avokatja e re e shtetit. Lajmin e jep vetë kryeministri Rama nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale. Bashkëngjitur, Rama ka postuar edhe një CV të shkurtër të zonjës Hicka.

“E diplomuar shkëlqyeshëm në Shkollën e Lartë të Magjistraturës pas vendit të parë në rezultatet e kursit përkatës dhe Master në të drejtën civile nga Universiteti i Tiranës, në mungesë të çdo lirie konkurence e vlerësimi për meritën, Alma Hicka ka vijuar karrierën si gjykatëse e shkallës së parë dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sot ajo ka marrë pëlqimin e merituar për të drejtuar avokaturën e shtetit, si një tjetër grua në karrierë që merr përsipër barrën e një përgjegjësie të madhe në rrugën e rimëkëmbjes së institucioneve të vendit dhe posaçërisht, si kryembrojtëse e interesit të shtetit shqiptar në shumë fushëbeteja ligjore me individë e sidomos kompani të “mirëarmatosura” me ekipe juridike”, shkruan Rama.

Dita

Comments

Submitted by Xhemal (not verified) on

Nuk mund te paragjykoj z. Alma pasi ne nje tjeter moment, mund te jap nje opinjon. Z.Alma i ka rene te beje seanca gjyqesore me kompanine vodafon dhe tranzit, kjo e fundit si kompani per vjeljen e kredive te keqia, ku nuk ngeli shqiptar pa u perballur me vodafonin e cila ka renduar qytetaret me shuma marramendese te fabrikuara ne zyrat e saj, si debitore dhe femije para dhjete vjetesh. Ku akuzohen qytetare apo femije per numra te vodafonit me numer 29, ku para dhjete vjetesh, kjo ka qene e drejte vetem per biznesmene te rregjistruar me numer NIPT, ose titullare institucionesh. Ka raste qe ketu vodafoni ja ka ngopur dhe qytetareve te thjeshte dhe femijeve. Thone qe zonja ne fjale dhe te tjere gjyqetare jane nen presion te bankes ABI BANK dhe tranzitit, ku i permendin vetingun si gogol per te mare ne favor gjyqet qe behen per kete mizerabel proces. Te shpresojme tek gjyqetarja me te cilat kryeministri paraqet si sivi. Sivin nuk e diskuton njeri, por lejeni te beje detyren dhe jo presione vitingu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.