Java e inovacionit, “High Tech Show” dhe revolucioni dixhital

Postuar në 14 Maj, 2015 11:22

Për herë të dytë brenda këtij viti Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike organizon javën e inovacionit që mbahet nga datët 10-17 Maj me objektiv promovimin e inovacionit në të gjithë sektorët e shoqërisë. Përgjatë kësaj jave do të trajtohen temat e inovacionit në ofrimin e shërbimeve Publike, komunikimeve elektronike, sektorin bankar, qytetet Inteligjente (Smart Cities dhe inovacionin te të rinjtë.

Risi e javës së inovacionit ishte panairi “High Tech Show”, një aktivitet që u mbajt për herë të parë në Shqipëri ku morën pjesë  64 kompani private, intitucione shtetërore si dhe universitete të fushës së knologjisë së Informacionit.

Në Panairin “High Tech Show” për here të parë u prezantuan një sere shërbimesh publike të digjitalizuara dhe informatizuara që e bëjnë më efiçente punën e strukturave dhe agjensive shtetërore si dhe rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe transparencën ndaj qytetarëve.

Kështu ekspozuan  shërbimet e tyre të digjitalizuara Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave, Qendra e ShërbimevePubliketëIntegruara (ADISA), Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG),etj.

Risia e dytë dhe po aq e rëndësishme e këtij panairi ishte se në të u prezantuan edhe një numër I madh Universitetesh të ndryshme të fushës së komunikimit dhe teknologjisë së Informacionit. Në këtë panair u prezantuan produkte dhe shërbime innovative, disa start-up nga Prishtina falë mbështetjes së Innovation Centre.

Nëceremoninë e zhvilluar në çelje të panairit Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se  në këto 18 muaj, inovacioni ka qenë një ndër kryefjalët e përpjekjes për modernizimin e shtetit  dhe si një mjet për të rritur efikasitetin në punë të gjithë administratës, duke futur sistemet e dixhitalizuara për të lehtësuar proceset e punës, për të kontrolluar dhe monitoruar rezultatet  dhe për të luftuar korrupsionin. 

Sipas Haritos në sektorin e komunikimeve elektronike po kalohet nga 3G në 4G dhe sapo janë dhënë licencat e para, process që do të vijohet  edhe me operatorët e telekomunikacionit.

Për teknologjinë e informacionit në arsim, Harito tha se po vihet në jetë  projekti për  pajisja e nxënësve të shkollave të mesme me tablet dhe me kurrikula për të mësuar me E-learning  dhe projekti ka filluar në 16 shkolla dhe do të zgjerohet më tej.

Në Qarkun e Kukësit ka nisur edhe projekti për krijimin e Wikipedia nga vetë nxënësit e shkollave. Për shtyllën e katërt atë të inovacionit dhe teknologjisë së sektorin privat  Harito bëri me dije se është krijuar HUB, ose ajo që quhet edhe godina e inovacionit, ose Smart Albania.

Sa I takon nxitjes së teknologjisë  dhe inovacionit në sektorin privat Harito tha se shoqëria he biznesi duhet të përgatiten që Big Data (të dhënat masive) dhe makinat inteligjente të jenë realitet edhe Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Inovacionin mori pjesë edhe në në eventin e TEDxTirana Salon "Youth & Innovation ku tha se revolucioni digjital, ka realizuar një revolucion social. Harito tha se  vlera e botës digjitale, e papërfshirë në GDP, përllogaritet rreth 300 miliardë euro shërbime falas në Internet. Sipas saj të gjithë mund të përfitojmë prej kësaj pasurie të pafundme dhe është relativisht e thjeshtë, nëse plotësojmë  3 kushte : - aksesibilitet (pajisje dhe akses InternetI me bollëk - ndryshe broadband);- digital literacy - njohuri mbi përdorimin e informacionit dixhital - njohje të anglishtes, që mund të mësohet në Internet falas sot.

Në kuadër Javës së Inovacionit, organizuar nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, AMC dhe Deutsche Telekom shpallën  fituesin e “Konkursit të Inovacionit”, përzgjedhur ndër 45 aplikimet e bëra përgjatë një muaji.  Një juri ekspertësh e përbërë nga përfaqësues të AMC, Deutsche Telekom, Ministrisë së  Inovacionit dhe Administratës Publike, si dhe kompanive Cisco dhe Intel vlerësuan si më të mirën idenë “BDF Health”.

Ky projekt është krijuar nga katër inovatorë të rinj, me qëllim pakësimin e stresit dhe lodhjes pas orëve të gjata të punës apo studimit. Juria zgjodhi dhe 10 projektet më të mira të cilat do të vazhdojnë më tej në konkurimin në  Challenge Up, që zhvillohet çdo vit nga Deutsche Telekom dhe Hub:raum.

l.m

Comments

Submitted by high-tech (not verified) on

<p>kjo tamam qe ishte thjesht sa per show, si dhe e kishte emrin. sdine si ti prishin paksat e popullit me ide siperfaqsore e gjoja novacione, nderkohe qe e verteta qe te gjithe e dine eshte kue ku me larg. ec mo .... dava mashtruesish.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.