A do të unifikohet Europa kundër Turqisë?

Postuar në 10 Shtator, 2020 12:19

Keyeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë një përpjekje të fundit për të shmangur përplasjen me Turqinë për hapësirat detare në Mesdheun Lindor. 
Përmes një opinioni të publikuar në tri nga mediat kryesore në botë, “Times”, “Frankfurter Allgemeime Zeitung” dhe “Le Monde”, Mitsotakis bën thirrje për dialog me Ankaranë, por jo në kushtet e tanishme të presionit. 

Ne kemi nevojë për dialog, por jo nën tytën e armës. Ajo çfarë e kërcënon sigurinë e vendit tim, kërcënon edhe stabilitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së

shkruan kryeministri grek. 

Opinioni publikohet pak ditë përpara se BE të vendosë për sanksionet ndaj Turqisë, për shkak të akteve të saj në Egje dhe Mesdheun Lindor. Dhe lidhur me këtë lëvizje të fundit, Mitsotakis bën një vlerësim sipas të cilit ky është një moment ku Europa do të konfirmojë veten. 

Nëse Europa do të ushtrojë pushtet të vërtetë gjeopolitik, ajo nuk mundet të paqëtohet dhe tolerojë një Turqi militare. Turqit duht të tërhiqen, të rikthehen në tryezë dhe ta nisin aty ku e lanë kur ikën nga bisedimet e vitit 2016. Dhe nëse nuk biem dakord atëhërë mund të kërkojmë zgjidhje në Hagë

shkruan Mitsotakis. 

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por presioni mbi Turqinë është shumë i madh. Aktualisht Franca është angazhuar që të sjellë në konsensus politikën europiane në raport me Turqinë, çka nëse ndodh do të ishte një sukses i madh për të, por edhe për politikën e jashtme greke. Do të ishte hera e parë që Europa arrin të krijojë një qasje unike pa angazhimin amerikan për një konflikt të ndërlikuar, të cilit mundet edhe t’i japë zgjidhjen e gabuar, por në çdo rast do të afirmonte fuqinë e vet. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Qasjet "unike" te Evropes juk kane qene kurre te qarta dhe asnjehere nuk kane dhene "frutin" qe oreksi kolonizator i ketij kontinenti kerkon pervec se "mollen e sherrit".
Greqia eshte duke marre vrten me qafe nen cytjen e Frances qe kjo e fundit kerkon hakmarrje kundra Turqise pasi influenca e saj ne Siri (ish kolononine w saj) u zbeh si pasoj e nderhyrjes turke, po ashtu edhe ne Libi.

Kjo loje qe po luhet ne mesdheun lindor eshtd riperteritje e 1919, arehere nuk munden ta copetoni Turqine. Sot, duan ta izolojne.
Edhe nje femi ritard po te shohe harten gjeografike dhe ishullin Meis, do ta kuptoj se kekun qe Greqia kerkon ta kafshoj do t'i ngec ne fyt.
E cuditshme eshte se kjo France qe sot cirret per Greqine, para 5 dekadave kishte te njejtin problem me UK, per zonen rreth ishujfe te la Manche.

Submitted by Josif (not verified) on

Kush eshte ky ishulli Meis?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.