Libri i Woodward: Trump ndryshoi politikën ndaj Palestinës pasi Netanyahu i serviri një video të rreme

Postuar në 13 Shtator, 2020 03:13

Media të ndryshme raportojnë një “zbulim” te gazetarit të njlhur Bob Woodward për një nga vendimet më ndikuese të ShBA në politikën e jashtme.

Bëhet fjalë për ndryshimin e qëndrimit ndaj çështjes palestineze dhe kalimin në një politikë tërësisht proizraelite. 

Në librin e tij “Rage”, Woodward tregon sesi presidenti amerilam Donald Trump, i cili vitin e parë të Presidencës mendonte se problemi ishte Izraeli, ndryshoi katërcipërisht mendim dhe madje politikën zyrtare, pasi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu i prezantoi atij një video të rreme ku paraqitej presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas duke urdhëruar vrasjen e fëmijëve. 

Rrengu – nëse është i tillë- u luajt gjatë vizitës së Trump në Izrael, në maj të vitit 2017 kur këshilltari Jared Kushner mori ish-sekretarin e Shtetit Rex Tillerson në një takim ku Trump ishte nxehur pasi kishte parë videon. 
Shikoje këtë. Është e pabesueshme! Duhet ta shikosh
citon Woodward Trump. 

Gazetari thotë se në video shfaqet Abbas që thotë fjali që janë lidhur dhe nxjerrë jashtë kontekstit, madje trashë fare, por Netanyahu e luajti pjesën deri në fund. 
Dhe ky na qenka njeriu që do të ndihmosh
iu drejtua ai Trump. 

Më pas drama vazhdoi mes Trump dhe Tillerson. 

Z. Presidenti ju e kuptoni që e gjitha kjo është e fabrikuar? 
Jo nuk është. Ata e kanë regjistruar që e thotë

Kaq mjaftoi që presidenti amerikan të kalonte në fyerje ndaj Abbas në takimin e tyre dhe më tej të ndryshonte politikën e jashtme. 

Sipas Woodward presidenti nuk dëgjoi askënd për këtë çështje, as shërbimet e veta duke u shfaqur kështu si një person që zgjedh të besojë atë që do. 

Nuk është e qartë nëse Trump aktroi edhe vetë aty, por ky incident dëshmon mënyrën sesi vendoset për politikën në ShBA e sotme me ç’rast mund të kuptojmë edhe më mirë se çdo të thotë ta zëmë “plani amerikan për Kosovën”. 

Comments

Submitted by Opinion (not verified) on

Shume e çuditshme. Eshte bere nje çorbë mediash qe nga me e madhja deri te me e vogla qe e kane vene nen shenjester Trump. Kudo e njejta strategji: del nje gazetar “i njohur” dhe thote qe “di dicka” ne lidhje me kete ose ate skenar. Ne rastin konkret “di dicka” ne lidhje me nje video qe Netanjahu i ka servirur Trump. Eshte bere nje tmerr i vertete lufta ndaj Trump. Korporata gjigande qe nepermjet ushtareve te tyre te maskuar si gazetare liberal sulmojne nje njeri qe thjesht i ka mundur. Dhe i mundi me resurse shume here me te vogla se kundershtaret. Reformoi ekonomine qe Obama e coi buze gremines. Uli ndikimin Amerikan neper konfliktet boterore. Uli papunesine.

Submitted by redaksia on

Ndoshta eshte edhe keshtu, por Woodard per kete rast citon Tillerson. Pra burimi ma qene nga kampi i Trump, pak a shume si ne rastin e Bolton.

Submitted by Opinion (not verified) on

Po, dhe Tillerson kishte nje dashuri platonike per Trump ne fakt. Apo nuk ndodh, sidomos ne politike, qe te sajosh dicka per dike qe e ke inat dhe qe per me teper te ka shkarkuar nga detyra? Jo jo, nuk ndodh asnjeher :). Hajde fillojme me muabete qoftesh, salcash kosi dhe birrash. Paska ngel marredhenia midis Amerikes dhe Izraelit tek nje video qe paska pare presidenti. Hajde hajde.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.