Lleshaj: Policët në moshë dhe që nuk janë në formë fizike të hapin rrugën

Postuar në 09 Shtator, 2020 11:30

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se Policia e Shtetit duhet të rivitalizohet. Për ta arritur këtë, sipas Lleshajt, nga radhët e policisë duhet të largohen efektivët në moshë dhe ata që kanë probleme fizike. Lleshaj e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë.

Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në Policinë e Shtetit. Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat”, tha Lleshaj.

Nuk është hera e parë që Lleshaj kërkon “pastrimin” e radhëve të policisë nga punonjësit në moshë dhe ata që nuk i plotësojnë kriteret fizike. Dy vjet më parë, kur mori detyrën, Lleshaj lëshoi një urdhëresë me 19 pika, njëra prej të cilave sanksiononte ushtrimin e detyrës nga ana e policëve mbipeshë dhe me bark në vende jo fort të dukshme.  Dokumenti i publikuar në media shkaktoi debat për termin “policë barkderra” që ishte përdorur për të etiketuar efektivët mbipeshë.   

Comments

Submitted by Opinion (not verified) on

Sa here shikoj kete me kujtohet makina 100 mij euroshe. Aksionet ne burse te BMW duhet te kene rene ne tokë.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mendo sikur ato laboratorët kinezë të studimeve virologjike, të përfolur e përgojuar pa ndonjë fakt deri më sot, t'i kishte në dorë një njeri si puna e këtij më sipër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.