Një turp edhe me standardet e servilizmit ballkanik

Postuar në 06 Shtator, 2020 15:15

Shikojeni videon: presidenti amerikan Trump njofton se Serbia do vendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. Në këtë kohë presidenti serb lëviz kokën dhe shfleton tekstin e dokumenti me pamjen e atij që pyet: po kjo nga doli?
Dëgjoni Trump që thotë se në takim janë dy “njerëz shumë të respektuar”, presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, ndërkohë që Hoti është kryeministër. 

Serbia dhe Kosova nuk kanë ditur se çfarë kanë firmosur në atë marrëveshje historike. Është një turp edhe me standardet ballkanike të servilizmit.

Comments

Submitted by Opinion (not verified) on

Turp turp por te pakten pati nje marreveshje, qe ne leter nuk duket dhe aq e keqe per te dyja palet. Te pakten dikush i uli ne tavoline per te firmosur gjera konkrete.

Submitted by redaksia on

Ato qe u firmosen aty as kane lidhje si raporte mes vendeve. Pse duhet marreveshje Serbi Kosove per 5G dhe Hezbollahun? 

Normal qe dikush do te te ule kur je aq i vobekte vete. 

Submitted by Mendim (not verified) on

Epo do japesh dicka me kembim. Asgje seshte falas ne kete bote. Sidomos kur behet fjale per vendet e medha.
Le te ndermjetesonte BE e cila ka 20 vite qe i zvarrit me dreka-darka ne Bruksel.

Submitted by redaksia on

Absolutisht. Puna eshte se askush nuk dha gje sepse askush nuk mori gje. Vec Izraelit dhe ShBA. Cudia eshte se e quajne marreveshje Serbi-Kosove. Duhet te kete kufi edhe tallja, pa folur per faktin se ato pika aty nuk kane qene ndonjehere problem mes te dyja vendeve. 

Submitted by komentator (not verified) on

puna eshte se me trump qe nuk e mer njeri seriozisht me keto marveshje palet do fshine menderet dhe kjo marveshje qe ska gje lidhje me problemet e vendeve ne fjale do harohet.
ku ishe asgjekundi, cfare bere hic asnje gje ....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.