Ku ishin turqit ishte më mirë për Kishën Orthodhokse

Postuar në 01 Gusht, 2020 12:46

Në mdiat turke po qarkullon video e një prifti ortodoks në Greqi, Evangelos Papanikolau të Kishës së Rafinës sipas të cilit ata që sot qajnë për Shën Sofinë bëjnë mirë të pranojnë të vërtetën historike. Duke meshuar, Papanikolau ndër të tjera ka deklaruar se vendimi i Erdogan për kthimin e Shën Sofisë në xhami është pozitiv edhe në raport me mbajtjen e atij tempulli si muze.

Ku ishin turqit ishte më mirë. Turpi ynë por kjo është e vërteta. Në Kretë turqit nuk mbyllën asnjë manastir, ndërkohë në Greqi me dekret të mbretit Oto u mbyllën një numër i pafundëm manastiresh dhe kishash...u morën reliket dhe argjendi dhe u bënë rroga për shtetin. Të mos ishte për turqit Shën Sofia do kishte rënë

citohet ndër të tjera Papanikolau.

Qëndrimi në fjalë denoncon hipokrizinë e madhe që ka rrethuar këtë çështje ndërkohë që xhamia e re ka në historinë e vetë të gjithë kalimin historik të Turqisë dhe Bizantit dhe nuk mundet të pretendohet më si monument i një pale. Sigurisht që vendimi i Erdoganit mund të interpretohet në shumë aspekte dhe është interpretuar si i tillë, por në të gjitha qasjet që janë bërë mungon një që  nuk ka pse të injorohet: që presidenti turk të ketë vepruar edhe si besimtar përveçse si shtetar. Dhe nga kjo pikëpamje shndërrimi i Shën Sofisë në xhami merr edhe një aspekt njerëzor dhe religjioz përveç atij thellësisht gjeopolitik që nuk mungon, por që në çdo rast nuk i shton asgjë historisë, ndonëse prek telat e momentit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur Turqit dhe Greket behen bashke, historia na meson se e hane gjithmone shqiptaret. Ne shekullin e 19 kishte qindra shkolla turke dhe greke dhe asnje shqiptare. Te dyja palet pengonin hapjen e shkollave shqipe.

Sa per Shen Sofine sado qe te kthehet ne xhami ikonat aty jane dhe eshte gjynah per muhamedanet te falen aty ku ka piktura.

Submitted by Aqif (not verified) on

E nderuar Redaksi, alvanoset jand mesuar me perrallat iliro pellazge dhe se ishin i vetmi komb qe Osmanet ia kishin inatin. Sikurse edhe serbet dhe greket. Helbete, jane rrace ariane. E duan shume gjuhen shqipe dhe atdheun e tyre, qe, qe te dyja i qajne me lote e me qurre sepse Turqia i "la mbrapa", "ua ndaloi" mesimin e gjuhes etj etj.
Sot, ne demokraci, vendin e kane shperfytyruar dhe gjuhen e kane sakatuar me inglizma e italianizma. Kjo tregon se jane me shume patriot sd turqit dhe greket, jane "perendimore " mo. Keta bijte e Skenderveut dhe te lumnueses nen Tereze, keta qe me palle mbrojten erresiren mesjetare te Perendimin nga hordhite aziatikase ,keta qe kane nje shekull e xa qe nuk bejne shtet, keta bijte d illyrro pidhazgeve me adn te ngjashme me afrikanet e veriut. Dhe, perrallat e tyre vazhdojne me emisionet e Marin Memes qe nga gazetar ben historianin.......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.