Trump: Nuk e kuptoj se çfarë kërcënimi vjen nga Rusia për Gjermaninë

Postuar në 30 Korrik, 2020 12:50

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sot në tuiter lidhur me vendimin e tij për tërheqjen e 12 mijë trupave ushtarake nga Gjermania. Trump ka zgjedhur një argument ekonomik për të shtruar një pyetje shumë serioze mbi sigurinë:

Gjermania i paguan çdo vit miliarda dollarë Rusisë për energjinë dhe ne supozohemi të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Për çfarë?

shkruan Trump.

Po kështu presidenti amerikan ka ripërsëritur faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin buxhetor prej 2% të PBB-së në NATO, ndonëse është një vend që ka mundësi ekonomike për ta bërë këtë. Aktualisht të dyja vendet janë përfshirë në një konfrontim për gazsjellësin Rryma Veriore teksa SHBA ka kërkuar sanksione për bizneset gjermane të përfshira në të.

 

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

Ky eshte komplet pallosh...duhet t'i thote ndonje ketij se kur Gjermania e vendos te investoje per ushtrine e ka deshmuar ne dy luftra boterore se cfare eshte ne gjendje te beje....dhe USA ato kohe solli ne Evrope 10 fishin e ketyre 12 mije ushaterve qe po diskuton tani....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.