Dokumentet/Bill Clinton tentoi ndarjen e Bosnjes pas masakrës së Srebrenicës

Postuar në 28 Korrik, 2020 01:25

Dokumente të zbardhura nga Libraria Presidenciale Clinton hedhin dritë mbi situatën politike të Bill Clinton në vitin 1995 dhe lëvizjet prapa perdeve me krizën boshnjake. Gazeta “The Guardian” raporton se Clinton po kërkonte një zgjidhje për konfliktin boshnjak përpara nisjes së fushatës zgjedhore të vitit 1996 edhe duke shpërblyer lidershipin serb të Bosnjës, që akuzohej për spastrim etnik. 

Në biseda telefonike me liderë të tjerë të huaj, ndërkohë që ekzekutimet në masë vazhdonin, Clinton përsëriste zhgënjimin e tij me ushtrinë boshnjake për dështimin e saj në mbrojtjen e Srebrenicës. Dhe në të njëjtën javë që Srebrenica po shtypej, këshilltari për sigurinë kombëtare i Clinton, Anthony Lake, i dha dorën e fundit një strategjie të daljes së ShBA nga katastrofa boshnjake

shkruan gazeta. 

Sipas dokumenteve të referuara nga “The Guardian” kjo strategji që po vihej në veprim pak javë para sulmit mbi Srebrenicë parashikonte imponimin e një marrëveshjeje paqeje duke komisderuar madje edhe ndarjen e territorit. 

Nëse kjo dështonte, ishte plani i tërheqjes së paqeruajtësve të OKB-së, heqja e embargos së armëve mbi Bosnjen dhe t’i jepej Federatës Myslimano-Kroate mbështetje fillestare ajrore derisa të fuqizohej mjaftueshëm për të luftuar vetë me serbët. Por çmimi i kësaj mbështetjej amerikane ishte i lartë.

Boshnjakët do të duhet gëlltisnin konçesione të tjera, përfshirë dorëzimin e integritetit territorial për të cilin kishin luftuar ta mbronin. 
Sipas aneksit të kësaj strategjie të fundit të luftës, titulluar “plan për një ndryshim diplomatik në 1995”, hapi i parë ishte diskutimi i sinqertë me boshnjakët për t’i bindur ata se pas Srebrenicës, “ata duhet të mendonin më me realizëm rreth formimit të një ngulimi”. Federata duhettë pranonte më pak se gjysmën e vendit dhe ShBA do të konsideronte të presonte mbi boshnjakët që të binin dakord se serbët mund të mbanin një referendum për ndarjen 2-3 vjet më pas

citon gazeta.

Sipas dokumenteve ky propozim alarmoi anëtarëvtë administratës amerikane. Këshilltari i ambasadores së ShBA në OKB, Madeleine Albright, shkruante se ShBA po organizonte  në referendum demokratik pasi serbër kishin kapur pjesë të mëdha territori me spastrim etnik. Disa mendime të tjera sugjerojnë se drafti ishte dakordësuar mes agjencive të ndryshme, por sidomos ideja e referendumit u hodh poshtë kategorikisht dhe prerë nga lideri boshnjak, Alija Izetbegoviç. 

Clinton paraqitet si një njeri që nuk kishte shumë lidhje me realitetin e masakrës së Srebrenicës dhe kjo pasqyrohet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, John Mayor. Sipas dokumenteve do të ishte presidenti francez, Jacques Chirac, që pas masakrës kërkoi mbledhjen e liderëve perëndimorë dhe propozonte marrjen me forcë të qytetit nga serbët. 
 

Franca është e gatshme të hedhë të gjitha forcat në përpjekjen për të rivendosur situatën në Srebrenië…por nëse ne nuk do të bëjmë asgjë, atëherë jemi aty ku ishim më 1939 dhe Franca do të tërhiqet

i është shprehur ai ndaj presidentit amerikan më 13 korrik. 

Në finale ishin veprimet në terren që përcaktuan ngjarjet, kufizim dhe mbrojtje për enklavën boshnjake në Gorazhde, një ofensivë kroate në Bosnjen Perëndimore në gusht 1995 dhe harta i rivizatua duke detyruar serbët të jeqin dorë nga kërkesa për referendum. 

Lufta mbaroi, një arritje e politikës së jashtme për Clinton, që u riagjodh më 1996. Dokumentet e arkivës së Clinton shërbejnë si përkujtesë e asaj sesa afër shkoi ShBA idesë së heqjes dorë nga Bosnja

përfundon gazeta raportimin. 

Ndërkohë që kjo politikë nuk dallon në thelb nga manovrat e administratës Trump me Kosovën sot, një tjetër përkujtesë për të gjithë në Ballkan ku nuk kuptohet se sado mirë të luash, luan përherë për të tjerët. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Me kujtohen shpesh fjalet e nje shoferi mikrobusi, boshnjak, qe isha pasagjer ne automjetin e tij nga Ulqini per ne Pluzhinj. Kur me tha ne muhabet e siper: "ne ballkanasit harrojme se kur amerikanet zgjohen ne sabah, ata (amerikanet) bejne Bismil'lah per veten e tyre e jo per ne".
Amelika Amelika. Gjithe boten e ka zhytur ne krize skamjeje e lufterash. Por per shqiptaret dielli shndrif te bytha e tyre. Vrapojne politikanet dhe popolo imbecile albanese ne gare me njeri tjetrin se kush e kush eshte me pro amerikan.
Per me shume do tiu sygjeroja debatin e Kastriot Myftarajt me K Osmanin ne nje kanal tv pars disa muajsh ku, Kaci i akuzoi si Islamist Kreshnikun me nje gazetar tjeter dhe, qe te dy keta te fundit dridheshin nga frika dhe po i pergjigjeshin Kacit se ishin te lindur proamerikan.... Keshtu bejne edhe politikanet.
Na kujtojne peshtirosjet bipartizano komuniste qe cdo produkt permendej si, buka e Enverit, domatja e Partise, misri i Enverit, vaji qe vinte ere peshku nuk shahej se se ishte, vaj i Enverit. Gruaja e fshatarit kooperativist ishte e kryetarit te Kooperatives qe ndodhi se edhe ky ishte me tesere komunisti. Tornitorja e fabrikes ishte "komuniste" d flakte qe Partia e conte te flinte ne mal me shoket ne stervitje zbori ushtarak.

Sot, cdo gje behet per Ameriken dhe ne emer te Amerikes. Nuk lejojme qe Turqia te ndertoj aeroport civil ne Vlore sepse Amerikes i nevojitet aeroport ushtarak ne vend te tij. Sepse keshtu ajo kompania amerikane qe ka koncezione ne Rinas, t'i zhcasi akoma me shume debilet shqiptar. Ketij populli sa me shume tia rrasesh aq me shume td do.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Llogje kavaje! Aeroporti i Vlores nuk ka lidhje me amerikanet, se keta tani kane Kucoven, po te duan! Aty duhet te jene perplasur interesa te tjera; e mbi te gjitha, deri ne 2024 Shq. nuk ka si te hape aeroport tjeter, sepse ka firmosur vetvrasjen e saj deri me 2024 permejt kontrates se Rinasit me gjermanet! Kur eshte puna per para, gjermanet jane te paturpshem; nuk u intereson qe ia kane futur Shq. te dyja kembet ne nje kepuce.

Submitted by Aqif (not verified) on

Marre nga pamfleti.net
-------Disa muaj më parë, Rama dhe Balluku, bënë të ditur se është hapur tenderi ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, po deri më sot nuk ka pasur asnjë përgjigje nga kompani të njohura botërore, e siç duket kjo e ka një arsye.

E që është vetëm gjeopolitike. Nuk duket se do të ketë aeroport të Vlorës, pasi ai që pritet të ndërtohet, do të jetë një aerodrom ushtarak, pjesë e Bazës Ushtarake të Orikumit.

E në këtë aspekt, SHBA ka më shumë sesa interesa thjesht gjeopolitike. Shqipëria me Greqinë po bëhen gati të ndajnë detin mes tyre, ndarje që është një logjikë e thjeshtë interesash për burimet e mëdha natyrore që fshihen në detin Jon-----------

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.