14 janar-demonstrata e parë antikomuniste shqiptare

Postuar në 13 Janar, 2015 15:41
Filip Guraziu

Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv   mbizotëronin jetën e vëndit; Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak  njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe  me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë. Për të sunduar dhe për ti shërbyer politikës së huaj eleminoi me metodat më të ulta mendjet më të ndrituëa të shqiptarve. Historia e shqiptarve nuk kishte njohur ndonjëherë luftë civile si ajo  që u zhvillua në vitet e luftës së dytë botërore. Historia e shqiptarve nuk kishtë parë ndonjëherë përdhunime, poshtrime, tortura, burgje dhe vrasje  si në vitet e diktaturës komuniste.  Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim  të vlerave morale  të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni -   hero, krimineli -  qëngj i bekuar ,   njëriu i Zotit  shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !

Për  gjysëm shekulli, diktatura komuniste e Enver Hoxhës   ushtroi metodat më barbare  për të shkatërruar çdo gjë të mire dhe qytetruese që  përfaqësonte qyteti i Shkodrës.

Për ta mbajtur popullin e Shkodrës nën terror psikollogjik, në sheshin qendror të qytetit , aty ku  demokracia ndërtoi monumentet e ‘Nane Terezes’ dhe ‘Luigj Gurakuqit’- dy figura te krenarisë kombëtare që simbolizojnë dashurinë dhe demokracinë, diktatura ngriti monumentin e urryer të Stalinit, simbolit të së keqes.

Diktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri estreme  një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri :  një monstër komuniste të pa besim dhe të  pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën.

Ngjarjet vertetuan se diktatura komuniste i paska pasë bërë   gabim llogaritë, pasi  mund të zhdukësh njerëz, të shkatërrosh monumente, të grabitësh prona dhe  të shkruash histori të rreme,  por  kurrë nuk mundësh të pengosh që ndjenja e lirisë të shpërthejë në shpirtin e të rinjëve.

Dhe shpërthimi   ndodhi me 14 Janar 1990, ishte  një vullkan i fuqishëm nënujor që u pasua  me nje tsunam të vërtetë politik i cili tronditi në themel diktaturën: disa muaj prapa, monumenti i urryer i Stalinit u hoq natën vjedhurazi nga organet e diktaturës.

Fatkeqësisht pasojat e tsunamit ishin tragjike: mbi 600 qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët u dënuan me shumë vite burg, pesë të tjerë u shtruan në psikiatri dhe disa familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e  kishin bërë efektin makaber!.

Nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër. Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën  përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së kishës katolike nuk mundi ta  pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste. Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve kelmendas ne Janar te 1945 dhe  kryengritjën e  përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shembuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.

Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll  frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton  me respekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.

Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe  u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit  dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin  tu rikujtoj   historianëve  faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet  te shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër!

Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i themelit ishte demostrata e 14 janarit 1990.

Comments

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

"  Dktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri estreme  një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri :  një monstër komuniste të pa besim dhe të  pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën."

Hemmm! Filip! Ti ke te drejte qe e urren me gjithe shpirt ate regjim, ndersa sa i perket analizimit te asaj kohe as nuk je dhe as nuk mund te jesh afer se vertetes. Fjalia jote e mesiperme eshte nje pordhe me rigon. Ajo nuk i qendron se vertetes. E mira dhe e keqja, moralja dhe amoralja, besnikeria dhe tradhetia kane lindur njeheresh me njerezimin. Nese ty te pelqen dhe te duket e moralshme koha e sotme dhe bota e sotme, ky eshte problemi yt. me vjen mire qe je i lire, por kjo nuk don te thote se je edhe i drejte e i ndershem.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim  të vlerave morale  të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni -   hero, krimineli -  qëngj i bekuar ,   njëriu i Zotit  shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !"

o filip guraziu!

a nuk të duket se je dhe vetë brënda këtyre dy rreshtave?

hudhi një sy dhe do ta kuptosh se ajo që ke shkruar të rreshton dhe ty fije e për pe në këto dy rreshta!!

nuk është faji tënd!75-85% e shqiptarëve shikojnë atë që duan!me një fjalë subjektiv në maksimum!po më pati djeg bytha time çdo gjë është e keqe,po më qe ngrohur çdo gjë është e mirë!!

pirdhi në të tërë asaj që ke shkruar!!

Submitted by Mos guxonime ... (not verified) on

Lexues!
Shkova ne Kinema Milenium per te pare nje
ceremoni per bijte me te denje te Shkodres te demostrates se 14 Janarit ,te parit reagim
antikomunist me shpresen se po promovohet dicka qe politika e ka fshire nga kujtesa historike.
Kete pergaditje e kishte bere e famshmja Memo .
Gjon Radovani ky kodosh bashke me kodoshen e tij
Ema Andrea qe thithin fonde per kenaqesine e tyre
nuk u duruan as ne kete ceremoni te shkembenin gjeste erotike gjate gjithe ceremonise.
Si mundet te flasin per vlera keta kodoshe te perkellelur ,si mund te flasi Ardian Ndreca biri i komunistit e duhet te jete i pari qe ka paditur Rini Monajken qe pas 30 vjetesh na nxjerr letren e Rinit kesaj vlere heroike te patjetersueshme te kombit.Pse antivlerat flasin per vlera e ata qe u torturuan nuk jane askund e nje titull nuk ka dhene bashkia per ta. U them me fuqine e se vertetes :
Mos guxoni me te vini ne Shkoder per tu shkerllyer duke na folur per vlera ! Mos guxoni me qenje te neveritshme!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.