Përse Kryeministri Edi Rama injoroi Krishtlindjen?

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 13:57

Krishtlindja e sivjetshme ishte një nga ato ditë kur si tradicionalisht u mbajtën meshat e shenjta në katedralet orthodokse dhe katolike të kryeqytetit, të cilat u transmetuan live së bashku me mesazhet që përcollën kryepeshkopi Janullatos dhe kryeipeshkvi Rrok Mirdita. Deri këtu e njëjta panoramë me vitet e shkuara. Të njëjtat raportime, të njëjtat kronika televizive, e njëjta përmbajtje për reflektim e solidaritet njerëzor, ku nuk mungoi edhe urimi për më shumë begati mes shqiptarësh. Administrata ju gëzua kësaj feste më së shumti si një ditë pushimi, nisur dhe nga fakti që përpara është e premtja, një ditë me orare të shkurtuara dhe me kërkesë të ulët llogarie, aq më tepër në vigjilje të fundvitit. Por pushim e konsideroi këtë ditë edhe kryeministri i vendit. Çuditërisht, ai u mjaftua me një fjali në fejsbuk, ku përveç urimit për Krishtlindjen lajmëroi publikun se mesazhet e tyre festive do të shfaqeshin në ballinën e kryeministrisë përmes një projeksioni dritash dhe fotoelementësh. Pyetja që shtrohet është se si mundet që kryeministri i një vendi me të pakën 30 për qind të popullsisë të krishterë të injorojë një ngjarje të tillë, duke e trajtuar veten si rrogëtar i thjeshtë i një administrate që ka përfituar nga dita e pushimit. Mesazhet dhe shfaqja e tij në publik në këtë ditë të shënuar të kalendarit të krishterë janë të një rëndësie politike dhe shoqërore që s’mund të injorohen. Ndjeshmëritë në festa të tilla janë të një natyre shpirtërore dhe mund të lëkundin kollaj ekuilibrat e brishtë të tolerancës fetare në vend. Kryeministri Rama nuk nguroi të shtrojë iftar për ditën e Kurban Bajramit dhe për këtë mori përgëzimet e të gjithëve, por nuk bëri asgjë në ditën e Krishtlindjes; sajoi vetëm një kartolinë dhe nuk përcolli asnjë mesazh për popullin e tij. Nuk dha asnjë ndihmë për fëmijët në nevojë, për të moshuarit apo për këdo që mund ta quajë ditën e tij Lindjen e Krishtit. Nuk e bëri as Presidenti i Republikës, as kryetari i Parlamentit dhe as kryetari i opozitës. Vizitat e politikanëve në selitë e institucioneve fetare sa herë ka festa të kësaj natyre janë kthyer në një traditë bajate që nuk përputhen me me rëndësinë e ngjarjeve, dimensionin kulturor e politik të tyre dhe peshën që ato duhet të kenë në shoqërinë shqiptare. Madje shpeshherë ato janë përdorur për interesa të ngushta të klasës politike që ka treguar se nuk përfaqëson vokacionin shpirtëror të shoqërisë që i ka zgjedhur. Fakt është se Edi Rama është një kryeministër që nuk e festoi me popullin e tij Krishtlindjen, por privatisht në Durrës siç mësuan burime nga “ResPublica”. Ose ky lloj injorimi është i qëllimshëm për të ruajtur hegjemoninë e politikës mbi të ardhmen e vendit, ose është në vazhdën e përpjekjeve për të zbehur peshën e traditës së krishterë në Shqipëri. Ndoshta do bënte mirë që ashtu siç bëri me pritjen e gazetarëve, edhe për Krishtlindje të kopjojë Obamën, që di diçka më shumë për të tilla festa. Këto qëndrime janë edhe të rrezikshme, sepse mund ta orientojnë shoqërinë drejt krijimit të liderëve fetarë, që në të ardhmen mund të kenë peshë politike mbi besimtarët e tyre. Kryeministri Rama duhet të kuptojë se nuk përfaqëson veten e tij në postin ku është zgjedhur, pasi askujt nuk do t’i interesonte se çfarë do të bënte për Krishtlindje Edi Rama nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë. Të njëjtin handikap e pamë edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, kur kryeministri ynë dhe bashkëshortja e tij e shfrytëzuan takimin me Papën për të bekuar djalin e tyre, Zahon. Po pse Zahon? Pse mos të ishte fëmija i porsalindur i një shqiptari të thjeshtë që do bekohej simbolikisht nga Papa në ditën e vizitës së tij në Shqipëri. Dhe me bekimin e tij do të bekoheshin të gjithë fëmijët, edhe Zaho i vogël. Apo se fati e deshi që mikpritës i Papës të jenë bashkëshortët Edi dhe Linda Rama. Po a mund të marrë bekimin e Zotit udhëheqësi i një populli lutet vetëm për fëmijën e tij?

Leonard Mitro

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me keto qe po lexojme, nuk mbetet vec te themi "Bravo Rama". Dhe nen shembullin etij te heqin dore edhe politkanet e tjere, te cilet nuk shkojne kurre ne kisha a xhamia, vec per ato vizita te shpifura, ku kerkojne te rrisin kredon e tyre personale. Politikane qe nuk besojne, feja i ndalon te hyjne ne tempujt e tyre. Perndryshe ata perdhosin e ndyjne objektin fetar te kultit ku hyjne. Edhe ai rituali i dhenies se nje dreke falas, per femijet apo per pleqte, sikur i hedh kocka nje qeni, te cilen e rekomandon autori, eshte akoma me e shpifur dhe e ndyre. Prandaj ne kete rast Rama eshte sjelle shume normalisht.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kete e ka bere kryeministri yne se na kane ardhur zorret tek goja nga cfaqjet bajate te politikaneve neper institucionet fetare.Ishin,jane dhe do te jene fallco.Kryeministri eshte per te qeverrisur dhe jo per qoka.Gabimin e beri me gazetaret ose helmonjesit e mendjes se popullit qe i priti ne pragun e festave.Gazetaret kryeministri le ti prese vetem per konferenca shtypi dhe jo per qoka.Boll me kryeministra qokaxhinj .Duam kryeministre punetore e me idera.Me gazetaret kryeministri duhet te jete transparent sa e lejon ligji dhe korrekt dhe ne "armiqesi"te perhereshme me ta.Sa per reklamat qeverritare ose ti beje me televizionin publik.Ose ta privatizoje dhe ate.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duhet hequr perfundimishtdore nga perzierja e fese me politiken. Na e kane shpifur keta li-derret me ato vajtje ardhje ne institucionet fetare, duke u bere me "katolik se Papa". Dhe jo se besojne, por thjesht per te genjyer miletin dhe per te marre ca vota. Aq me shume qe te hiqesh sot si besimtar, kjo do te thote ne syte e miletit naiv se je antikomunist i betuar dhe demokrat i flakte. Rama ka bere mire qe nuk i dha rendesi publike Krishtlindjeve. Por e trajtoi si feste personale dhe private. Ai nuk mund ta bente dot kete hap per Bajrram sepse te gjithe do t'i hidheshin ne gryke, si armik i fese islame, si perçares i harmonise fetare etj etj. Por do jemi ketu kur vitin e ardhshem kur ai nuk do ia "vari" as Bajrramit. Prandaj e filloi me Krishtlindjet. Dhe ky eshte nje veprim shume i mençur. Feja dhe politika nuk duhen ngaterruar bashke. Aq me shume ne nje vend me 2 besime, myslimane dhe te krishtere dhe 4 bashkesi fetare (sunit, bektashinj, katolike dhe ortodokse)  roli i fese duhet sfumuar pak e nga pak. Ndryshe do te kemi nje perplasje midis te krishtereve dhe myslimaneve duke rrezikuar unitetin kombetar dhe munesine e perseritjes se skenarit boshnjak. Katarakti

Submitted by Anonymous (not verified) on

E verteta eshte se ne shqiptaret nuk jemi shume besimtar,ka prifterinj dhe hoxhallar(sidomos hoxhallar qe ja ndalon kurani)qe me pare  kan bere jeten e pijanecit dhe te xithambazit,prandaj dhe vajtja e politikaneve ne institucionet fetare,per te mos thene shume e ka pak hipokrizi.Edi Rama theu nje tabu,dhe per kete duhet pershendetur jo anatemuar,mjafte me me hipokrizira,sic ishte martesa e Nanos nga Janullatisi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me syte e nje ateisti konsiderohet pozitive indiferenca e Edit ndaj krishtlindjeve, por me syte e besimtarit shihet negativisht. Aq me teper qe Rama nga orthodoks u konvertua ne katolik (afersisht e njejta fe). Po qe se eshte katolik, a nuk duhej te bente te pakten nje vizite si besimtar ne kishe? Askush nuk e detyroi te pranoje  e deklaroje se eshte katolik, madje mori dhe bekimin e paper per Zahon. Prandaj Rama me shume ka humbur se ka fituar nga qendrimi i tij indiferent. A nuk synon ai  qe Shqiperia te jete pjese e Europes ku feja kryesore eshte kristianizmi?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.