Në Kosovë urdhëron arrestimin e njerëzve, në Shqipëri deportimin, në Liban nxjerr gazetarët para gjyqit

Postuar në 22 Korrik, 2020 00:26

Mëria e presidentit turk, por edhe autoriteti i tij arrijnë larg. Përtej kufijve. Në Liban raportohet se një moderator armeno-libanez do të paraqitet në gjykatë pse në emisionin e tij kritikoi presidentin Erdogan. Nishan Der-Haroutounian,moderator i një emisionin popullor në televizionin Al Jadeed do të përballet me akuzën e “fyerjes ndaj Turqisë” pasi gjatë nnjë episodi ai e ka quajtur Erdoganin një “otoman të neveritshëm”.  Më 10 qershor në emision pati një telefonatë që e akuzonte drejtuesin për origjinën e tij armene si shkak të akuzave ndaj presidentit turk.

Jam në lirinë time ta quaj Erdoganin dhe regjimin e tij të neveritshëm. 1.5 milionë armenë janë vrarë

replikoi moderatori.  

Incidenti nuk kaloi në heshtje. Në Liban jetojnë rreth 150 000 libanezë me origjinë armene, pork a edhe turq. Pas emisionit disa njerëz që pretendonin se ishin turq nga rajoni juglindor i Mardinit u mblodhën jashtë televizionit dhe nisën të thërrisnin sllogane antiarmene. Po kështu ambasada turke dërozoi një notë proteste përmes së cilës pretendonte se moderator kishte tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes.

Turqia zyrtare ka vepruar teknikisht për të dhënë një shembull në një vend shumë të paqëndrueshëm dhe të përzier që vuan ndër të tjera nga konglomerati i narrativave historike të komuniteteve të veta. Incidenti në fjalë na kujton fare mirë sjelljen e autoriteteve kosovare që lejuan që 6 shtetas turq që jetonin legalisht në Kosovë të rrëmbeheshin nga operativë turq dhe të mbaheshin peng në ambasadën turke në Prishtinë. Po kështu autoritetet shqiptare lejuan deportimin e shtetasve turq të dyshuar si gulenistë, të cilët rrezikojnë dënime edhe kapitale.

Në planin politik ky sukses i Erdoganit në mjedisin e jashtëm ku ai përmbush kërkesat e veta, na thotë shumë për raportin e tij me këto vende që janë mjerim i historisë së shtetformimit.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ata shtetasit turq qe u deportuan nga Kosova nuk u mbajten peng ne Ambasaden turke ne Prishtine. Nuk e di se ku i gjeni apo i shpikni keto lajme.
Po ashtu, gazetaret nuk mund dhe nuk duhet te bejne historianin, sic bejne ne Shqiperi.
Juve ju "dhimbsen" anetaret e grupit terrorist Feto por nuk ju dhimbsen ata dhjetera shqiptare qe shteti shqiptar ekstradon ne SHBA she Evrope kur keta kerkohen nga autoritetet e ketyre vendeve qe, edhe ketu ata do te denohen me vite te gjata denimi.

Sipas jush , me ke duhet te kete lidhje shteti yne? Me Gulenin ne SHBA apo me qeverine legjitime dhe demokratike te Ankarase?
Sepse, juve ju dhimbsen ata qe kryejne grusht shteti e nuk ju dhimbsen kriminelet ordinere qe pak a shume kane gjak pidhazgo illyre dhe krimin e kane ne gen dhe e kryejne si ne atdhe exhe ne Evrope e gjetke, por ketu nuk denohen sepse i mbron shtrti i korruptuar kurse ne vencet e rjera kerkohen dhe, shteti ame i ekstradon.
Ne rast se osmanet vrane armenet nuk mund te akuzosh nje president te sotem. Do te ishte njesoj sikur te akuzoje Trumpin per shfarosjen e indianve vendas te amerikes apo Merkelin per zhfarosjen e Cifuteve.

Gazetaret kane pergjegjesi per fake news.
Ne shqiptaret jemi rritur e po rritemi me trillimet dhe perrallat me pidhazgje e illyre, me Pallen e Gjergjit qe nuk e ngrinin dot 10 burra.....
Po rriten me perrallat e Narin Memes me gjurmet shqiptare qe i "gjen" edhe ne vrimen e miut, kur shkrepat e maleve tona u mbrasen dhe pollen kete mi.

Submitted by Armor (not verified) on

O qife sa te paguan Erdogu per ta mbrojtur? Shqiptareve e keqja ju ka ardhur gjithmone nga tradhetaret qe duan baben me shume se sa memedheun e tyre.
Ai memoriali tek liqeni nuk ka per te qendruar gjate atje keshtu qe shko rri roje atje dhe puthe cdo dite.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa te kemi ty qe do Papen me shume se atdheun nuk na vjen e keqja.
Sa grrin sallate ketu e me je ngjitjr si m.ti mbas kepuces me anonymous, shpata e armor shko e rrezoje ate memorialin dhe i merr ato 2 mije euro qe kaubojsi analfabet i ka premtuar si shperblim.
Mos bej gajlen e QIfit qe jeton midis zvicres dhe Stambollit o pabuks.

Submitted by redaksia on

Ne nuk shkruajme se na dhimbset njeri apo tjetri. Po flasim per zbatimin e ligjit dhe kushtetutes ne njerin apo tjetrin vend. As nuk bejme histori, pasi nuk mbajtem qendrim per drejtesine e njeres apo tjetes teze. Dhe nuk eshte shume normale qe dikush te kaloje ne proces gjyqesor per kritika publike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.