Një protestë e munguar për korsitë fantazëm të biçikletave në Tiranë

Postuar në 20 Korrik, 2020 21:48

Shoqata e bareve ka njoftuar një protestë nesër për shkak të masave të rejë kufizuese të qeverisë. Masa të cilat janë absurde për një arsye fare praktike: vërtet që barer mbyllen për shkak grumbullimi, por askush nuk ndalon njerëzit të grumbullohen bordurave dhe plazheve e të vazhdojnë atë që nuk ua lejojnë në lokal.

Protesta nuk duhet parë siç e trajton kryeministri sipas të cilit protestë të tilla dëshmojnë papërgjegjshmëri, sepse politikat duhet të jenë të ekuilibruara. Vendimi për kufizim veprimtarie pas orës 20:00 e dënon me vdekje sektorin i cili ka marrë tashmë goditje të fortë. Ndaj qeveria që del me masa të tilla si të jetë padron i vendit ka së paku detyrimin të sqarojë qytetarët. 

Por protesta e nesërme ka edhe një të mirë tjetër. Ajo nxjerr përballë politikave arbitrare të pushtetit një sektor jo të vogël dhe dinamik. Por shihni foton: është në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. 

Një rrugë me aktivitet të madh ekonomik. Prej 2 muajsh gati, dhurata e Bashkisë për rrugën është një korsi biçikletash që eliminon mundësinë për parkim dhe për pasojë dëmton bizneset. Korsia e biçikletave është thuajse bosh, si në të gjitha  rrugët e Tiranës ku ka mbirë një korsi e tillë. Dhe bashkia nuk pyet në këtë drejtim por vepron në mënyrë të njëanshme.

Është e vërtetë që politikat mjedisore janë të dobishme, por goditje të tilla për biznese specifike janë fare të pakuptimta. Kryeministri dhe ky Shvejku i tij në Bashki mund të bëjnë moral përditë, por p.sh asnjë logjikë normale nuk e pranon që një bar apo pub me muzikë rock, apo stilizuar sipas asaj kulture të funksionojë pa duhan. Por kur vallë u zbatua ndonjë politikë këtu duke marrë parasysh interesin e njerëzve apo grupeve? 

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

Sa here kam dashur te parkoj ne M.Shyri nuk kam gjetur asnjehere parkim. Dhe mos me thoni qe ato parkime i kishin zene bleresit neper dyqane. Me shume ishin makinat e pronareve dhe ndoshta te banoreve...te cilet me siguri jane me te demtuarit....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.