“Bunk’Art”, ish-Shefi i Shtabit, Karoli: “Nuk ka qenë bunker, por vendstrehim për Shtabin e Përgjithshëm. Enver Hoxha nuk ka patur zyrë aty”

Postuar në 26 Nëntor, 2014 08:29

Kostaq Karoli, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1991-1992, i ka dhënë një intervistë gazetës “Panorama”, në të cilën sqaron të vërtetën e atij që sot quhet si Bunk’Art. Dhe Karoli shprehet se në këtë vend, nuk ka qenë kurrfarë bunkeri antiatomik për Enver Hoxhën, por një vendstrehim për Shtabin e Përgjithshëm. Pra mjedisi i pompuar me kaq shumë zhurmë, nuk fsheh mëkatet e Diktatorit, as është ndonjë skutë e Diktaturës, nga ato që kureshtja nuk të lë edhe pa imagjinuar sesi mund të jenë, por është thjesht një vendstacionim ushtarak. Nga ato që ka kudo e për të cilat mediat ndërkombëtare që kaq shumë u surprizuan nga Bunk’Art, nuk ndodh të surprizohen. “Termi bunker nuk është i përshtatshëm për këtë objekt, ai është një strehim dhe i ndërtuar si vendkomandë e Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka qenë bunkeri i diktatorit, siç thuhet këto ditë, por vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në kohë lufte. Aty kanë qenë zyrat e Kryeministrit, të ministrit të Mbrojtjes, të sekretarit të Komitetit Qendror që mbulonte ushtrinë dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, që janë në përmasa të mëdha. Ndërsa zyrat e tjera janë zyrat e Drejtorisë së Këmbësorisë, të Tankeve etj., sipas përbërjes së Shtabit të Përgjithshëm”, thotë Karoli.

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ah mor Kostaq, ti e ke mire, po kujt i thua. Shqiperia eshte vendi ku E VERTETA nuk ka asnje rendesi. Ajo qe ka rendesi eshte  si e duam ne te verteten te jete. Keshtu Edvin Kristaq Rames i do prapanica qe ta quaj bunker vendstrehimin, keshtu e quan, i do prapanica qe te kete nje Zyre te Qoftelargut ne bunker, s'ka problem ja ku eshte edhe zyra....Mire se erdhet ne vendin e Rrenave.....

Submitted by keno kotorri (not verified) on

keto qe thote Gjenaral kostaqi jane teresisht te verteta.

Kam degjuar per te sepse dhe kryeministra te pas 1990 e kane vizituar dhe me kane thene te njejtat fjale :

qe eshte vend komanda e Shtabit Pergjithshem, dhe se kishte dhome per Kryeministrin dhe ushtaraket.

po keshtu ata kane thene qe te ruhet perfunksionin ushtarak, perderi sa kemi usteri dhe armiq. Nuk di

se ne cfare gjendje ishte sivjet, por duhej te ruhej, ne se jo t vendoshte Keshilli i Sigurise Kombetare

dhe jo Mrika me Karlon (per para).

Futja e Enverit eshte enverizem dhe te mburet sa te doje Edvini,  ai na bindi qe nuk qene  kurre  antienverist.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Nqs kemi ushtri duhet ti kthehet ushtrise...i ben pune ushtrise e jo pcavureve te propogandes.

Submitted by ALpini (not verified) on

Edi RAMA

pse nuk na tregon se kush kompani beri restaurimin e Bunkerit,kur u zhvillua tenderi,kush u paraqit ne tender nga kompanite dhe sa eshte harxhuar per ta kthyer ne gjendjen e sotme.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po mire o Kostaq! Po ai kryexhenieri Mihali , qe e kishte ndertuar kete strehim antiberthamor,  genjeu? Sipas teje,  ne rast sulmi vetem Mehmeti do te strehohej aty, sepse Enveri ishte trim dhe nuk kishte frike nga sulmi berthamor. Apo nuk e lije ti, sepse do ti thoshe:- Jo ti nuk mund te futesh sepse nuk ke zyre ketu!!!!!!

Le qe ti nuk e dije per vete ku ndodhej ky bunker.

Submitted by XY (not verified) on

Po mire o shoku Karoli, edhe po ta zeme se eshte keshtu si thua zoterote, a mund te na thuash se ku ishte planifikuar te fshihej vete Kryekomandanti?

Se keshtu i binte qe te kete edhe nje tjeter vendstrehim qe mund ta kete hak ti themi "bunker".

Sa per ate se Rama e paska kthyer ne muze per Enverin, ate merak e kane vetem ata qe e kane akoma ne zemer Shokun Enver. Atyre qe kane dy pare mend ne koke, piramidat e Egjiptit me shume se lavdine e faraoneve u sjellin nder mend punen e sklleverve.

Submitted by bun keri (not verified) on

rrofte bunkeri

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.