Një plan për shpjegimin e natyrës së Planetit të Nëntë

Postuar në 11 Korrik, 2020 17:38

Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në SHBA kanë zhvilluar një metodë të re për identifikimin e vrmave të zeza jashtë sistemit tonë diellor duke paralajmëruar se përmes saj do të përkufizohet qartë dhe përfundimisht edhe natyra e të ashtuquajturit Planeti i Nëntë. Në një studim të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” vihet në dukje se vëzhgimi i flakëve të zgjerimit – veti e vrimave të zeza – do të jepte një provë se Planeti i Nëntë është në fakt një vrimë e zezë në kufi me sistemin tonë diellor. Kjo metodë presupozon kapjen e këtyre lloj rrezeve drite që shfaqen nga impakti i objekteve të ndryshëm duke përcaktuar kështu nëse kontakti ka qenë me një vrimë të zezë.

Në afërsi të një vrime të zezë, trupat e vegjël që i afrohen asaj do të shkrijnë si pasojë e një nxehtësie nga sfondi në rritje i gazit që lëshohet nga objekti ndëryjor që lëviz drejt vrimës së zezë. Sapo shkrijnë, trupat e vegjël janë subjekte të shkatërrimit të vrimës së zezë, shoqëruar nga zmadhimi i trupit të shkatërruar. Duke qenë se vrimat e zeza janë së brendshmi dhe në thelb të zeza, radiacioni që emetohet nga materiali që është duke u thithur është e vetmja mënyrë për ne që të hedhim dritë mbi këtë mjedis të errët

është shprehur pjesëtari i projektit, Amir Siraj.

Përkufizimi i natyrës së Planetit të Nëntë ka rëndësi sepse do të shpjegonte konvergjencën e orbitës së disa objekteve që janë përtej Neptunit. Në këtë rajon është verifikur një lloj grupimi objektesh të cilat preuspozohet se sillen në këtë mënyrë për shkak të pranisë së një tjetër objekti që ushtron forcë gravitacionale. Është hamendësuar se Planeti i Nëntë është një planet i pagjurmuar më parë, por nuk përjashtohet që të jetë një vrimë e zezë në masën e një planeti. Në këtë kuadër verifikimi në fjalë do të hidhjtje dritë mbi vetë historinë e sistemit diellor dhe mënyrën sesi funksionon ai dhe në fund të fundit do të ishte një ndihmë e madhe edhe për të kuptuar historinë e jetës në këtë sistem.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Por deri me tani planet i nente eshte quajtur Plutoni, shkurt Pluto, fotografite e te cilet i ka pare cdo kush ne TV dhe revistat shkencore. Fakti, qe ai eshte i vogel, u perjashtua nga lista e planeteve dhe u fut serish me vone; tani -nuk e di- mund ta kene larguar serish nga lista e planeteve! Nwse eshte dalluar nje force tjeter terheqese ne kete zone, atehere hipotezat kane lirine e tyre. Planet, apo vrime e zeze, apo ndikim trupash te "kurorws" se sistemit tone diellor, apo fenomene te tjera te paparashikuara nga mendja e njeriut, e sa e sa hipoteza mund te ngrihen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.