Autoritetet kineze raportojnë për një "virus më vdekjeprurës" se CoVid-19 në Kazakistan

Postuar në 12 Korrik, 2020 15:18

 Mediat kineze raportojnë se në Kazakistan është konstatuar një virus i ri më vdekjeprurës se CoVid-19 i cili ende nuk është saktësuar se çfarë është. Ambasada kineze në Kazakistan raporton për një “pneumoni të panjohur” me raste në rritje që nga muaji qershor.

Shkalla e vdekjeve e kësaj sëmundjeje është shumë më e lartë sesa ajo e koronavirusit. Departamentet shëndetësore po kryejnë kërkime krahasuese mbi virusin e pneumonisë, por duihet ende ta identifikojnë atë

njofton ambasada kineze në Kazakistan.

Në të vërtetë mediat kazake flasin për pneumoni, jo pneumoni e panjohur, një dallim ky thelbësor që nuk dihet se çfarë do të thotë. Në spitalin e kryeqytetit Nur-Sultan pranohet se po shtrohen 300 njerëz në ditë me pneumoni, ndërkohë që vetëm në qershor ka patur 1700 raste me pneumoni, ose dy herë më shumë sesa i njëjti muaj i vitit të shkuar. Sa i përket përhapjes së koronavirusit në këtë vend shifrat janë domethënëse: përpara pandemisë rastet me pneumoni ishin 80 në ditë, ndërsa me nisjen e saj ato arrijnë në 600.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.