Turqia kthen në xhami muzeun e Shën Sofisë

Postuar në 10 Korrik, 2020 16:45

Gjykata më e lartë e Turqisë revokoi sot një vendim të qeverisë së vitit 1934, me të cilin kisha e Shën Sofisë ishte kthyer në muze. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës hap rrugën që ndërtesa të kthehet sërish në xhami.

Këshilli i Shtetit vendosi në favor të një shoqate fetare që prej kohësh e ka sfiduar statusin e muzeut që Shën Sofia gëzonte, duke argumentuar se ndërtesa ishte pronë personale e Mehmed II, sulltanit osman, forcat e të cilit pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453.

Vendimin e gjykatës e pasoi një dekret i presidentit Erdogan, i cili në mënyrë përfundimtare i heq ndërtesës statusin e muzeut, duke e kthyer në xhami. Dekreti ishte i pritshëm duke ditur qëndrimin pro heqjes së statusit, që ka mbajtur Erdogani, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.  

Shën Sofia është sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesë e pronës "Zonat Historike të Stambollit".

"Një shtet duhet të sigurojë që asnjë modifikim të mos i bëhet vlerës së jashtëzakonshme universale të pasurisë së gdhendur në territorin e tij. Çdo modifikim kërkon njoftimin paraprak nga shteti në fjalë në UNESCO dhe pastaj, nëse është e nevojshme, ekzaminim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore", thuhet në një deklaratë që lëshoi po sot agjencia e Kombeve të Bashkuara, në lidhje me rastin.

Kisha ortodokse e Shën Sofisë u shndërrua në xhami nga turqit otomanë pas rënies së Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) në vitin 1453. Xhamia u kthye në muze në vitin 1935.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Tashme cdo turist ka te drejten te hyje pa paguar haracin qe i detyrohej mirembajtjes nga museumet. Pra eshte nje gje me e mire per te huajt.
Kjo ndertese e bukur qe sherbeu prr 600 vjet si xhami eshte me mire te rikthehet ne te njejten sherbese.
Te pakten nuk u shemb dhe nuk pati fatin e shume xhamive ne Janine, Athine, beograd e Sofie, apo si xhamia e madhe e Kordoves qe e shperfytyruan dhe e perdorin si kishe.
Kur UNESCO, SHBA dhe Franca me Greqine ndeerhyjne ne punet e brendshme te Turqise, te shohin njehere veten e tyre ne pasqyre e te mos kujtojne se po merren me arnautet edepsiza qe u rrine lepe peqe.
Rrofsh sa maja e Acropolis Sultan Erdogan!

Submitted by Shpata e Arberi... (not verified) on

Po pra me mire te ngrene menderen perpjete thua ti! E ka pushtuar ore se ka qene kishe. E keqja ne shqiptareve do te ne vije nga bythlepiresit e turqise dhe greqise bashke.

Submitted by Sopata (not verified) on

Sa te kemi ty qe lepin bythen e Italise nuk na gjen gje e keqe.

Submitted by X (not verified) on

Prape edhe pse eshte kthim prapa dhe abuzim per arsye te rritjes te popullaritetit te Erdoganit ne boten e fanatizmit islamik, duhet menduar qe ka mundur te jete edhe me keq puna! Imagjinoni sikur Erdogani te kishte nje mendje si Edi Rama! Do ta kishte shkaterruar kete ndertese te vjeter qe nga koha e Justinianit, per ti dhene lejen ndonje biznesmeni qe e ka mik, per te bere ca pallate aty!

Submitted by Ditmir Bega (not verified) on

Kthimi ne xhami i Ajasofise ishte ne te drejten ekskluzive te turqve. Padyshim qe konvertimi ishte ne funksion fillestar te popullsise turke me 95% muslimane. Ne turqi jane mbi 600 kisha, sinagoga e objekte kulti te feve te tjera te cilat ushtrojne aktivitetin krejt lirisht, dhe vlen ta them se jane me te mbyllura per vizitoret e turistet sesa xhamite.
Nuk ka lidhje me cenimin e mbrojtjes nga UNESCO, ajo duhet te vazhdohet te mbrohet ne te njejtat terma sepse per UNESCO0n asgje nuk ka ndryshuar.
Pervec Turqise askush nuk ka, e nuk ka pse te kete, te drejte fjale mbi Ajasofine apo ndonje objekt tjeter ne Turqi. Keshilli i prifterinjve katolike ne Stamboll, pavaresisht se shprehu deshiren qe statusi te mos i ndryshonte, ia njohu te drejten Turqise per ta ndryshuar ate. Ajasofia qe u ndertua si kishe ne komunion me Romen, ndryshoi disa here status nga katolike ne ortodokse per tu bere xhami pas fitores se osmaneve mbi bizantinet.
Si xhami funksionale, ajo do jete e hapur besoj per turistet ne kohet jashte faljeve, njesoj sic jane shume xhami te jera te medha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.