Aguada Fénix, zbulohet struktura më e vjetër dhe më e madhe maja në Meksikë

Postuar në 06 Qershor, 2020 15:49

Pamje të reja ajrore mbi Meksikë kanë hedhur dritë mbi fillimet e qytetërimit Maja, i dalluar në rendin e kulturave me piramidat e veta. Qytetërimi Mesoamerikan ka lënë shenjën e vet të pangatërrueshme në historinë e njeriut, por përpara tij, majat kanë ndërtuar hapësira ceremonial të tjera, ndoshta më pak imponente, e megjithatë po aq domethënëse. Në Tobasco të Meksikës janë zbuluar strukura të gjata 1.4 km, me lartësi 15 m që datojnë 1000 vjet deri në 800 vjet para Krishtit.

Zona e quajtur Aguada Fenix është monitoruar nga kërkues nga universiteti i Arizonas dhe sipas tyre strukturat janë ndërtuar me qeramikë dhe baltë nga burime të ndryshme, çka flet për një bashkërendim të gjerë pune mes komuniteteve të ndryshme. I cili spas arkeologut Bruce Bower ka qenë bazuar në drejtimin e liderëve lokalë, por edhe mbi një punë vullnetare të njerëzve, për arsye që mbeten ende të pashpjeguara.

Ne mendojmë se kjo ishte një qendër ceremonial. Është një vend mbledhjeje, që ndoshta përfshinte ritual të tjera të cilat vetëm mund t’i imagjinojmë

është shprehur arkeologu, Takeshi Inomata nga Arizona.

Është fjala për një zonë që ka qenë e organizuar nga pikëpamja urbanistike, ku jetonin njerëz dhe që i ka shpëtuar vëzhgimit për shkak të lartësisë së ulët të objekteve dhe sipërfaqes së madhe ku shtrihej. 3000 vjet e vjetër, Aguada Fenix është padyshim ndërtimi monumental më i vjetër në hapësirën e majave dhe më i madhi në mbarë historinë pre-hispanike të rajonit. U deshën 200 vjet për ta ndërtuar dhe u braktis 50 vjet pas përfundimit.

Sipas kërkuesve, ky ndërtim i ndodhur pranë zonave ku kultivohet misri jep shtysë mendimit se ai përfaqëson një fazë kalimi të strukturës së shoqërisë nga gjuetia drejt komuniteteve sedentare, një rindërtim klasik ky i përdorur nga arkeologjia. 

Comments

Submitted by isufi (not verified) on

per me te vjetren interesohuni mire...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.