Presidenti e hedh llafin për Shqipërinë që i ka shpëtuar zhvatjes: Ta ruajmë, është e bukur

Postuar në 05 Qershor, 2020 12:20

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. 

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.
Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë “diamanti” i Mesdheut dhe Europës!

Por të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur çdo dhuratë që na ka falur Zoti!
Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët! Ta mbajmë të pastër e të gjelbër, dhe një vend të mirë e të shëndetshëm për të jetuar!
Do të jem në mbështetje të shoqërisë civile, aktivistëve të ndershëm e patriotë dhe çdo komuniteti që duke mbrojtur mjedisin dhe bukuritë natyrore mbron të ardhmen e begatë të Shqipërisë!

Mjaft të shikosh malin e Tomorit, bregdetin e Jugut, gjirin e Lalzit për të kuptuar se Presidenti e ka fjalën për atë që ka mbetur. Pra ata që vodhën, ndërtuan vilat dhe morën pronat, sot e duan Shqipërinë që ka mbetur kopshtije për fëmijët dhe sorollopin e tyre që edhe kur t’i zë syri rastësisht e kupton se ke të bësh me autoktonë dhe pasardhës të ilirëve. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pra ata që vodhën, ndërtuan vilat dhe morën pronat, sot e duan Shqipërinë që ka mbetur kopshtije për fëmijët dhe sorollopin e tyre që edhe kur t’I zë syri rastësisht e kupton se ke të bësh me autoktonë dhe pasardhë të ilirëve. ---------
---------
Kam qeshur kur e lexova.
Ky po te kishte mundesi gjithe Shqiperine do e kishte kthyer ne Gurore, qe inshaallah e ze mermeri poshte.

Submitted by USA (not verified) on

cfare hipokriti.
pasi e vodhen deri ne palce thote te e ruajme status quone qe ndertuam...
fatkeqesi vertet keta ronxho per shqiperine ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.