Nis në Tiranë "Java e Inovacionit"

Postuar në 13 Maj, 2014 14:47

Më datë 10 maj 2014 nisi në Tiranë Java e Inovacionit, një nismë e qeverisë për të illustruar nismat e reja dhe zhvillimet teknologjike në Shqipëri. Kjo nismë u cel nga Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito. Gjithashtu ishin prezent edhe zv.Kryeministri z.Niko Peleshi si dhe Ministria për Arsimin dhe Sportin, znj.Lindita Nikolla.

Ministria Harito nënvizoi përmirësimin e shërbimit publik që vjen si pasojë e përdorimit gjithmonë e më të theksuar të ICT-së në infrastrukturat shtetërore. U theksua gjithashtu transparencën që ofron teknologjia dhe besimin tek shteti dhe tek e ardhmja. Ministria Harito përmendi shërbimet online të cilat jo vetëm që thjeshtojnë proceset e shërbimeve por dhe krijojnë kushte për të shmangur edhe korrupsionin.

Ndër të rejat që do të kemi gjatë kësaj "Jave" mund të vecojmë portalin e Informacionit Gjeohapësinor, që do të përmbajë të dhëna të hapura dhe do të shërbejë si reference unike e hartave të shtetit shqiptar. Ministria Harito tha se "ky portal është baza teknologjike e nevojshme për të zgjidhur problemin jashtëzakonisht të madh të pronësisë. që kemi në Shqipëri. Sigurisht kjo nuk mjafton për ta zgjidhur, por është kusht i nevojshëm për zgjidhjen e tij."

Të tjerë projekte që do të prezantohen janë One Stop Shop-i i shërbimeve të policisë që do të lehtësojë marrjen e shërbimeve të qytetarëve pranë këtij sporteli, pagesat e faturave me anë të telefonisë celulare.

Gjatë ditës së sotme Ministria Harito u ndal në më shumë detaje për të prezantuar projektin e pagesave të faturave nëpërmjet përdorimit te telefonit celular. Gjatë fjalës së saj Ministria Harito shpjegoi mënyrën e funksionimit të këtij shërbimi duke theksuar se “sot kemi një shërbim të ri, transparent i cili shmang çdo mënyrë abuzimi dhe korrupsioni në sportel. Qëllimi ynë, është të pakësojmë abuzimet me të cilat janë përballur taksapaguesit shqiptarë vitet e fundit si dhe nga ana tjetër, të rrisim arkërimet, sepse siç e dimë të gjithë, një pjesë e konsidrueshme e qytetarëve nuk paguajnë energjinë elektrike”. Ministria Harito falenderoi për mbështetjen dhe partneritetin në këtë arritje shoqërinë CEZ Shpërndarje, e cila shprehu gatishmërinë për krijimin e këtij shërbimi të ri, dhe shoqërinë M-Pay, e cila mundësoi teknikisht  realizimin e këtij programi.

ResPublica u informua më në detaje mbi këtë sherbim dhe po ju sqarojmë pak më shumë për cfarë bëhet fjalë. Shoqëria MPay përdor sistemin USSD (unstructured supplementary service data) për të realizuar shërbimin e saj. Eshtë një protokoll i vjetër (ka mbi 15 vite që ekziston) që përdoret nga celularët GSM për të komunikuar me një server qendror të provider-it të shërbimit. Për momentin ky shërbim u ofrohet vetëm pajtimtarëve të Eagle Mobile dhe Vodafone Albania, pavarësisht se faqja zyrtare e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike shprehet se shërbimi është për të gjithë. Gjithashtu për momentin mund të paguhet vetëm fatura e CEZ dhe vetëm për pajtimarët e bankave Raiffeisen Bank dhe Societe Generale, cka e bën akoma më të limituar shërbimin. Shërbimi nuk ka nevojë për internet dhe ky fakt paraqitet si arritje nga Ministria Harito por më shumë duket si një kthim prapa në kohë, sidomos në një moment si ky që përjetojmë kur shumë shërbime mundësohen nëpërmjet apps-eve në platformat Android apo iOS. Shërbimi përdor SMS-të dhe nuk ka asnjë informacion për momentin mbi kostot e cdo SMS-eje të përdorur (sepse duhen përdorur disa SMS për të kryer shërbimin!). Ashtu si nuk ka asnjë informacion mbi kostot e shërbimit bankar nga dy bankat e lartë përmendura.

Gjatë Javës së Inovacionit do të prezantohen edhe disa nisma të tjera. Midis tyre mund të përmendim:

Bazën e të dhënave për ndihmën ekonomike, një nismë kjo e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Demostrimin e Numrit të Urgjencës së Italisë, 118

Një seminar mbi nënshkrimin elektronik

Portali e-Albania

Portali Rini.al

Aktivitet mbi ditën botërore të telekomunikacionit

Seminar mbi të dhënat gjeohapësinore

Shpallja e fituesve tëkonkursit Kode

dhe në fund

Aplikacioni i Lajmeve të Kryeministrise nëSmartphone

I.H

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po e shkruaj kete koment ne emer te shoqerise MPAY si perfaqesues i autorizuar i saj. Me shume keqardhje konstatoj se kendveshtrimi juaj mbi sherbimin dhe protokollin qe perdoret eshte skeptik. Duke qene se MPAY nuk ka qene burimi i informacionit per sqarimin me ne detaje te ketij sherbimi, po shfrytezoj hapesiren e vetme publike per t'ju informuar per arsyet e perdorimit te teknologjise dhe "limitimit" te operatoreve dhe institucioneve bankare.

Sherbimi MPAY ofrohet nepermjet protokollit USSD, jo sepse ka qellimin te perqafoje teknologji te vjetra, por per t'i sherbyer te gjithe mbajtesve te telefonave celulare pavaresisht nga lloji i tyre. Eshte fakt qe vetem 20-25% e popullsise perdorin smartphones, por shume me shume se ta, kane nevoje te kene akses ne sherbimet e pagesave nepermjet celularit. Ju thoni qe fakti qe sherbimi perdoret pa patur akses ne internet eshte kthim mbrapa ne kohe. Ne themi qe kjo eshte bere qellimisht per t'iu ofruar atyre qe nuk kane mundesi te zoterojne nje Android apo iPhone dhe/ose atyre qe nuk kane luksin te paguajne internetin ne telefon.

Per sa i perket "limitimit" ne operatore mobile dhe banka partnere, MPAY eshte duke punuar fort ne kete drejtim dhe artikulli juaj nuk merr parasysh veshtiresite qe ka ky treg dhe barrierat qe duhen thyer per te sjelle sherbime inovative (po edhe USSD per kryerjen e pagesave eshte inovacion).

Le te flasim per kostot! Ju shpreheni se "Sherbimi perdor SMS-te dhe nuk ka asnje informacion per momentin mbi kostot e cdo SMS-je te perdorur (sepse duhet perdorur disa SMS per te kryer sherbimin!). Ashtu si nuk ka asnje informacion mbi kostot e sherbimit bankar nga dy bankat e lartepermendura". Sa me siper konfirmon qe burimi juaj i informacionit eshte i paplote dhe ndoshta dashakeqes. Nje veshtrim ne faqen tone te web-it (po, pavaresisht USSD-se ne komunikojme edhe ne web) do t'ua jepte te gjithe informacionin e duhur. Pagesa nepermjet sherbimit tone dytesor SMS Alert eshte komplementare e pageses se kryer nepermjet USSD-se. Pra nuk eshte detyrim perdorimi i SMS-se per sherbimin, eshte lehtesim dhe alternative per ata qe deshirojne te paguajne ne kete menyre. SMS-te dergohen ne numrin 55000, i cili klasifikohet nga AKEP si numer i shkurter. Mund te konsultoni rregulloret e AKEP-it per tarifimin e SMS-ve drejt numrave te shkurter.

Kostoja e sherbimeve bankare eshte 0 (zero). Aktivizimi i sherbimit kryhet falas. Thirrja e stringut USSD #777# eshte falas. Cdo transferte e kryer nepermjet sherbimit MPAY (qofte me USSD apo SMS) eshte falas, pra asnje komision bankar nuk aplikohet as nga MPAY, as nga banka partnere.

Sherbimi MPAY i ofrohet falas konsumatorit shqiptar. Kete mund ta vertetojne me se miri, secili prej 45.000 klienteve tane.

MPAY eshte institucion financiar jo-banke i licensuar nga Banka e Shqiperise. Krahas detyrimit te transparences, e kemi kete te fundit edhe si mission statemen. Ju konfirmojme disponueshmerine tone per t'ju dhene here tjeter (nese do te kete) informacionin e sakte per sherbimin. Informacioni i gabuar nuk i sherben as deontologjise suaj, as sherbimit tone dhe as audiences qe ju beson.

Faleminderit

Submitted by hitech (not verified) on

Akoma me mire qe ju morret kohen per te sqaruar me shume. Ne u bazuam mbi informacionet qe jane te publikuara ne faqen e Ministrise si dhe ne faqen MPay, ne URL www.mpay.al/CEZ.

Aty nuk ka asnje informacion mbi kostot e sherbimit. As nuk thuhet qe eshte falas. Ngelet detyre e juaja te jeni me te sakte dhe jo e jona. Ne e beme kete investigim dhe paraqitem ate qe gjetem. Me kenaqesi mirepresim nga ju edhe te tjera sqarime mbi kete sherbim tuajin.

Sa per aspektin teknologjik, na eshte e pamundur te mos nenvizojme faktin qe trendi eshte tek apps-et dhe jo tek sms-te. Ky perseri eshte nje fakt, te pakten ne shikimin tone.

Megjithate per te qene te sakte, ne mund te nenvizojme qe SMS-te perdoren edhe nga Facebook e Twitter ne fushatat e tyre te marketingut "to reach everyone". Por menyra sesi paaqitej sherbimi juaj si kudo i disponueshem u duk i ekzagjeruar. Jeni vetem ne dy banka dhe vetem ne dy operatore mobile, dhe mbi te gjitha per momentin paguhet vetem fatura e CEZ-it.

Tjeter aspekt interesant qe do te duhej diskutuar, por qe Ministri perkates nuk pati kohe te prekte, ka te beje me ruajtjen e te dhenave. Si garantohet privacy i klienteve te juaj, ne kete sherbim disa palesh? Ju per kete nuk keni dhene asnje detaj. A eshte sistemi i hapur? Dmth, e thene me qarte per lexuesin e ResPublica-s, nqs nje tjeter operator do te perdore nje pjese te sherbimit te juaj, cfare i duhet te beje? A keni publikuar API apo tjeter forme komunikimi ndermjet operatoreve te ndryshem?

Keto jane disa prej ceshtjeve qe na fokusuan tek ky shkrim. Eshte dhene impresioni qe eshte bere nje arritje ne sherbim te qytetarit por ama nuk jane ndjekur format e mirenjohura perendimore per te tille sherbime. Ne nje shkrim ku fokusi juaj ishte transparenca ne nuk kishim sesi te mos nenvizonim kete aspekt.

P.S Ju thoni midis te tjerave qe nga ne ndoshta ka patur nje keqadashje ne menyren e artikulimit te shkrimit. Ju ftojme tjeter here te sqaroni me shume kendveshtrimin e juaj, ne te mire te lexuesit. Dhe ne kete menyre eliminohen edhe nevojat per te tilla akuza.

Submitted by Anonymous (not verified) on

ore nje gje nuk kuptoj une. ca lidhje ka ministria e inovacionit te dali te flas per nje marveshje midis disa bizneseve per menyrat e pagesave te tyre??? tani te na thone e ka bere ministria jone kete gje apo bizneset. se ne rast qe e kane bere bizneset nuk me duket e rregullt qe te dali e te na i shpjegoi ministrja se sikur del pak jashte rolit te saj dhe merr ane qe nuk i takojne ti marri

Submitted by hitech (not verified) on

Ne iu referuam informacionit online qe u paraqit nga ju dhe Ministria ne forme zyrtare. Ne nuk jemi ketu per te formalizuar pyetje ndaj jush, nuk eshte ky qellimi yne. Qellimi yne eshte informimi i publikut per temat e industrise se teknologjise se informacionit. Dhe duke iu referuar nje informacioni zyrtar mendoj se jemi te sakte mjaftueshem per standartet shqiptare. Mund edhe te ishim referuar informacioneve jozyrtare por kam pershtypjen qe ne ate rast shkrimi do te kishte qene shume i padrejte per ju...

Submitted by Bora Feri (not verified) on

Ju ofruam informacionin e plote duke qene se drejtuat pyetje specifike karshi MPAY ne komentet tuaja. Sa i perket burimeve jo zyrtare, dhe jo favorizuese per ne, ne momentin qe ato behen publike ekzistojne mekanizma te ndryshme per t'i kontestuar. Ne kemi nje vit ne treg dhe nuk kemi komunikuar pasi preferojme te flasim me punen dhe arritjet tona. Ne cdo rast, faleminderit per pergjigjen dhe mbulimin qe i keni bere kesaj teme.

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Pershendetje Bora!

Me sa shikoj une ky artikull nuk eshte bere qe tju ofendoje ju dhe punen tuaj ne asnje menyre, perkundrazi. Besoj se puna juaj si kompani private eshte vleresuar nga bankat qe ofrojne sherbimet e tyre nepermjet jush, dhe nuk besoj se fjalet e mira kane me shume peshe se pagesa qe ju keni mare nga keto banka. Problemi qe ngrihet eshte dicka qe ka te beje jo me funksionalitetin tuaj ( kundrejt ketij sherbimi privat nuk kemi asnje kundershtim ) por mbi menyren se si ky sherbim i eshte ofruar shqipetareve nga Ministria e Inovacionit...

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Pershendetje z.Anonim perfaqesues i MPAY. ( te pakten kini miresine si person i autorizuar te vini emrin )

Se pari : A ju jeni nje kompani private me interesa private.
Se dyti : A keni realizuar nje sherbim ne bashkepunim me nje tjeter kompani tjeter private.
Se treti : A perdorni teknologji shume te vjeteruar dhe mbi te gjitha asgje nga ato qe mbeshtet znj. Ministre; mbi sherbimet e hapura , nuk eshte me te vertete e hapur... nese jo me thoni ku jane publikuar API tuaj apo API te kompanise CEZ.
Se katerti: A i takon shtetit te shese mend per menyrat tuaja te te berit biznes.
Se pesti: A me limitoni ne perdorimin e dy bankave te cilat une personalisht mund mos ti kem fare qejf.

Me qarte se kaq nuk di si t'jua drejtoj pyetjet ( ju lutem me thoni nese jane akoma te pa formalizuara si pyetje )
Me respekt per personin ANONIM.
Ju Faleminderit!

Submitted by OC (not verified) on

Se treti : A perdorni teknologji shume te vjeteruar dhe mbi te gjitha asgje nga ato qe mbeshtet znj. Ministre; mbi sherbimet e hapura , nuk eshte me te vertete e hapur... nese jo me thoni ku jane publikuar API tuaj apo API te kompanise CEZ.

Ne fakt USSD nuk eshte as menyra ime e preferuar e perdorimit te sherbimit, sidomos tani qe jemi mesuar me aplikimet e smartphoneve. Megjithate, ne nje udhetim jashte Shqiperise, kur nuk me kishte mbetur kokerr leku ne telefon (rrofsh Vodafone!), rimbushja me MPAY ishte 30 sekonda pune dhe falas. Te gjesh veten pa telefon dhe pa internet ne mes te hicit, te ben te vleresosh USSD-ne shume me shume se aplikimet, qe do nxirrnin vetem "No connectivity" ne ekran. Gjithsesi, nese dikush nga MPAY po lexon kete koment, duam apps!

Po pyetja qe doja te te beja @CyBeR_LuCiFeR eshte kjo:

Si mundet qe nje platforme pagesash qe perdor llogarine time bankare dhe numrin tim te telefonit te bej publike API??? Jo vetem qe NUK behen publike, po ruhen edhe si sekrete korporate me 100 NDA te firmosura nga pas (te pakten ashtu duhet!). Ke lexuar gjakundi se si Paypal apo Skrill integrohen ne backend me Visa, MasterCard, DinersClub, apo AMEX? Ke lexuar gje se si Paypal eshte integruar me bankat (ne vende te tjera, se ketu tek ne jo)? Ke lexuar gje se si Credit Agricole, Raiffeisen Bank apo Societe Generale integrohen me Halcom per sherbimin eBanking? Apo Credins me Netteller?

Kam pershtypjen se nuk e ke te qarte cfare po pyet. API publike ndertohen per te lejuar pale te treta te perdorin platformen tende per te procesuar pagesat, nje rast konkret eshte Paypal me Payments Pro, Payflow Gateway, Invocing, REST APIs, Web checkout, etj.

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Pershendetje CO!!!
Mesaduket deliri i madheshtise se te diturit dicka dhe te te folurit duke patur si idhull z.Fatos Nano; te paska infektuar dhe ty.
Po te lexosh mire kontekstin e artikullit nuk do shume mend te kuptosh se nuk e kisha per API me te cilat MPAY komunikon me banken X apo Y.... e kisha per API te sherbimit te kontrollit te fatures tek DB e CEZ Shperndarje dhe konfirmimin me pas po tek kjo DB e kryerjes se pageses.
E kam qe cke me te idene se si funksionojne bankat dhe pagesat on line... fundja cdo kush mund te mari Merchant Account tek banka X dhe Y dhe te beje ate pune per te cilen ju te MPAY po mburreni aq shume.
Konteksti i bisedes ishte tek sherbimi i pageses se fatures se dritave on line... pra kontrolli i kesaj fature tek enti specifik, ne rastin tone CEZ dhe me pas njoftimi i ketij enti qe pagesa per kete fature u krye... per kete API e kisha fjalen... po nese CEZ eshte varur nga ju per realizimin e ketij API dhe ju doni te nxirrni fitimet tuaja duke e mbajtur Closed Source kjo eshte nje tjeter ceshtje....

Me Respekt!
CyBeR_LuCiFeR

P.S. Heshtja per pyetjet e tjera qe drejtova duhet te meret si konfirmim PO? Me ben pershtypje qe zgjodhe vetem kete pyetje per tu kapur nga ana teknike dhe per ta derivuar biseden tek API te pagesave apo kompani si PayPal, VISA, MasterCard etj etj... Mund te ishit dhe me te drejtperdrejte dhe fundja dhe mund te mos kthenit pergjigje...

Submitted by OC (not verified) on

Delirin e madheshtise mund ta dallosh tek keta pseudo gazetare, qe presin qe informacioni te "vije tek ata" pa bere perpjekjen minimale per te kerkuar dhe kuptuar se si funksionon sherbimi. Une jam perdorues i MPAY qe prej vitit te kaluar (ndaj nuk eshte e nevojshme te me drejtohesh me "ju te MPAY"), dhe me sa duket kam me shume informacione per kete sherbim sesa keta qe pretendojne te shkruajne artikuj objektiv.

Faktikisht, te kesh API publike, nuk e ben kompanine tende "open souce" apo "closed source". MPAY do te ofroje sherbimin e pageses se fatures se dritave nga telefoni, por pagesen mund ta besh edhe ne deget e bankave , apo prane Postes Shqiptare (pas radheve pa fund). Nuk mjafton ky informacion per te kuptuar qe nuk eshte nje ekosistem i izoluar midis CEZ dhe MPAY? Apo serisht gazetari po priste ti vinte informacioni ne vesh, dhe nuk mund te pyeste asnje nga palet?

Eshte interesante te degjosh njerez qe thone "cdokush mund ofroje keto sherbime" kur gjate gjithe ketyre viteve nuk kemi pare asnje te punoj si duhet per ti ofruar.

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Pershendetje Olsi!

Po te bej prezantimin meqenese akoma se ke kuptuar! Jam 35 vjec, kam mbaruar studimet per Inxhinieri Telekomunikacioni dhe Inxhinieri Informatike ( Perkatesisht ne Firenze dhe ne Tirane ) kam mbi 15 vjet eksperience ne fushen e programimit dhe meqenese te njoh mos hajde ti tregosh babait arat. Kupto thelbin dhe nje here te artikullit dhe mos fluturo si i thone ketej nga Tirona me ..... fundja eksperienca jote ne kete fushe nuk i kalon 3 vitet. Po flas per logjike te ofrimit te sherbimit dhe jo kush ja ofroi ndaj mos e mer personale sic shpesh ju studentet e Informatikes e merni. Kupto dhe nje here tjeter artikullin dhe persa i perket informacioneve te nevojshme per te kuptuar kete artikull referoju artikullit te ri te postuar.
Edhe nje here nuk po them qe puna juaj eshte jo e mire dhe nuk i sherben shqipetareve, perkundrazi; ajo qe them edhe nje here me force eshte:
Pse ky sherbim nuk u ofrua per te gjithe po vetem per ju si kompani, dhe bera paralelizmin me kohen e Sali Berishes kur per cdo tender kishte nje fitues te paracaktuar....

Keshtu qe i dashur Olsi heren tjeter kur te shihemi edhe per te ngrene sufle mos u ndiko nga pozicioni i punes.

Me Respekt!
R.B.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje Z. R.B.,

Doja te beja nje sqarim te vogel qe nuk ka lidhje me ceshtjet teknike te ngritura. Bashkepunimi ndermjet MPAY dhe CEZ me bekimin dhe mbeshtetjen e qeverise shqiptare nuk kane ardhur si rezultat i ndonje procesi tenderimi. Ashtu sic mund te jeni ne dijeni, shoqeria CEZ Shperndarje ofron mundesine e pagesave nepermjet disa kanaleve: posta shqiptare, bankat (te gjitha tashme), pikat e mbledhjes se pagesave te administruara nga vete shoqeria, agjencite Western Union, dhe se shpejti disa kanale elektronike si PayPal dhe MPAY. Ashtu sic do t'u ofrohet edhe shoqerive te tjera qe operojne kanale alternative pagesash. Nuk ka asnje lloj ekskluziviteti ne kete mes, dhe nuk duhet te krijohet asnje lloj keqkuptimi. Asnje qindarke e taksapagueseve shqiptare nuk kane shkuar per te financuar kete sherbim. Ky eshte i pari i llojit te vet prandaj po promovohet ne kete menyre. Te tjere qe do te pasojne do te promovohen njesoj.

Faleminderit

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

E pra athere e kuptojme se ku eshte problemi... meqenese CEZ i ofron te gjitha keto alternativa atehere perse Ministrja i beri aq reklame ne Javen e Teknologjise pikerisht ketij sistemi. Besoj se ky eshte thelbi i bisedes dhe meqe i re ne te tani te presim kete bisede ta komentoje dhe Ministrja...
Ju FLM per komentet ishin jashte zakonisht konstruktive...

Submitted by OC (not verified) on

R.B,

Sic eshte shkruar disa here nerper komente, nuk eshte vetem MPAY qe ofron sherbimin e pageses se fatures se energjise.

Gjithashtu, kontrollo faktet te lutem. Kompania ku punoj une, nuk eshte MPAY.

Submitted by OC (not verified) on

MPAY eshte kompani e re duke qene se ka vetem 1 vit ne treg, megjithese besoj se do te krijoje API publike per ta integruar si procesues pagesash, por kush pret nga CEZ te publikoje API ose te integrohet me biznese te tjera. Edhe me Posten Shqiptare qe kane vite qe punojne, kane 100 probleme.

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Pershendetje serish Olsi C!

Se cfare do beni ju si kompani per te mbijetuar ne treg eshte serisht komplet bisede tjeter.... Le ti qendrojme ne fokus artikullit... Ju po thoni qe CEZ nuk ka mundesi ta ofroje kete API dhe e keni bere ju si MPAY... athere ju lutem kjo a mund te jete publike sipas dhe direktivave te znj. Ministre te TIC....

Me Respekt!
CyBeR_LuCiFeR

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje Cyber_Lucifer,

Faleminderit per pyetjet. Nuk e di nese pseudonimi juaj eshte me shume emer me karakter identifikues se sa thjesht Anonim. Preferoj te mbetem i tille pasi emri im nuk eshte i rendesishem ne raport me ate c'ka shpreh. Perfaqesuesit e autorizuar te shoqerise jane te listuar ne QKR.

Duke respektuar kuriozitetin tuaj (pa marre ne konsiderate konotacionet sarkastike me te cilat eshte shprehur) ju lutem gjeni me poshte pergjigjet ndaj pyetjeve tuaja tmerresisht invazive:

1. MPAY eshte regjistruar si Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar ne Regjistrin Tregtar te Qendres Kombetare te Regjistrimit, dhe eshte licensuar si institucion financiar jo-banke nga Banka e Shqiperise.

2. Ne kemi realizuar disa sherbime ne bashkepunim me dy banka dhe dy operatore celulare partnere, dhe konkretisht ofrojme: sherbimin e kontrollit te balances se llogarise bankare, sherbimin e rimbushjes elektronike te telefonave me parapagese, pagesen e faturave te abonenteve Vodafone dhe se shpejti pagesen e faturave CEZ. Ne muajt e ardhshem do te njoftohen edhe tre sherbime te tjera te medhaja pagesash.

3. Sherbimi eshte i hapur ne sensin qe nuk bashkepunon mbi baza ekskluzive dhe eshte disponibel per t'u integruar me cilendo banke dhe operator celular qe operon ne treg dhe qe ka deshire t'ua ofroje sherbimin klienteve te vet. Me tej, MPAY eshte i hapur ndaj kujtdo Merchant qe deshiron t'i ofroje klienteve te vet mundesine e perdorimit te ketij kanali pagesash. Specifikimet teknike te integrimit i ofrohen te gjitha paleve te interesuara. Per sa i perket teknologjise se vjeteruar ashtu sic e quani ju, eshte shpjeguar njehere arsyeja perse eshte zgjedhur USSD-ja. Inovacion nuk eshte vetem perdorimi i nje app-i, por edhe krijimi i nje mundesie te re pagese ne treg, per te lehtesuar jeten e konsumatorit.

4. Une nuk flas ne emer te shtetit, por ju ftoj qe te zgjidhni nje qendrim ne lidhje me kete ceshtje dhe t'i dilni per zot deri ne fund. Ku qendron problemi qe perfaqesues te shtetit te suportojne publikisht nje iniciative private (qe ne rastin e bashkepunimit me CEZ-in eshte nje rast i paster i partneritetit publik-privat)? Deshiroj t'ju rikujtoj se CEZ Shperndarje eshte ne administrim te plote shteteror pavaresisht karakterit juridik te shoqerise. Ndoshta skepticizmi juaj eshte me vend pasi deri para pak kohesh ishim mesuar me qeveri qe ndihmonin iniciativat fshehurazi duke i vendosur gjoba. Keq ashtu, e keq keshtu. Ne rastin tone behet fjale per nje zgjidhje qe i sherben konsumatorit, e per perdorimin e se ciles ky i fundit nuk paguan asgje. Pse te mos mbeshtese qeveria iniciativa qe ndihmojne popullsine e vet? Ne gjithe boten qeveria mbeshtet publikisht iniciativa private ne menyre krejtesisht transparente.

5. JO, nuk te limiton njeri ne dy banka!!!! Perdorimi i sherbimit nuk eshte absolutisht i detyruar. Aktualisht ky sherbim i ofrohet klienteve te ketyre dy bankave pasi keto kane qene te parat qe jane integruar ne platforme. Jane ne proces 3 banka te tjera qe pritet t'i bashkohen platformes si dhe nje operator celular, pa permendur ketu Merchants. Perdorimi i MPAY si kanal per te kryer pagesat e sherbimeve qe ofrohen ne platforme eshte teresisht ne çmim te perdoruesit.

Uroj qe sa me siper t'i jete pergjigjur pyetjeve tuaja.

Submitted by Sali Berisha (not verified) on

Ne kohen time Ministria bente ndonje gje qe ishte risi vet ne sherbim te popullit. Ne kohen e Sotme te ketyre shtetareve dhe bizneseve te tyre private sic po kuptoj me lart, kjo ministri u perdorka per te reklamu kompanit e drejtorave te saj. Pse nuk doli vete Raifaissen apo Societe te mbeshtesnin nismen ? Se me thon te drejten te gjithe e dime qe Raifaissen e bleu banken e kursimeve per 2 lek nga Fatosi.

Submitted by SH (not verified) on

Hahahaha, ne kohen tende "mbeshteteshin" biznese me bakshishe e me dyer te mbyllura more. Tani te ben pershtypje qe qeveria e re mbeshtet iniciativa qe lehtesojne jeten e qytetareve publikisht. Helbete, s'je mesuar ti me keto, se ia afishoje haracin njerezve te dera. Ketu nuk po fsheh njeri gje. Shih c'behet ne France zotrote. Shteti mbeshtet dhe ndihmon iniciativa private ne driten e diellit dhe kurrkush nuk thote gje, sepse biznesi krijon vende pune. Ti ia shkretove arkat bizneseve duke i vendosur lakun ne fyt dhe duke i kerkuar perqindje sa pa filluar mire pune. Shko more edepsez!

Submitted by Sali Berisha (not verified) on

Pershendetje! z.SH.

Kompania ne fjale eshte e themeluar qe ne kohen e qeverisjes se PD.
Nuk ka krijuar vende pune te reja sepse eshte e stabilizuar ne sherbim.

Nuk po ofron risi po po e kthen gjendjen pas.

Cfare me duhet MPAY kur une mund ta procesoj direkte faturen e dritave tek banka x nepermjet portaleve mobile.

P.S. Perdorimi i nje Nick Name si Sali Berisha ishte per te bere pak ironi me situaten e cila eshte e ngjashme me ate cka bente z. Berisha ne kohen e vet. Nuk ka te beje me z.Berisha ky nick ndaj mos merni kot flake.........

Submitted by SH (not verified) on

S'po flas fare per kompanine une, le te bejne c'te duan. Por nuk e kuptoj logjiken tuaj?! C'dmth "nuk ka krijuar vende pune te reja se eshte stabilizuar si sherbim"? Ose "eshte themeluar ne kohen e PD-se"? Po pastaj?! Apo doni t'i bini qeverise dhe rrofte sebepi o burra.

Perdor more zoteri cfare sherbimi te duash kush te detyron te perdoresh kete. Thjesht nuk kuptoj negativitetin dhe vrer-vjelljen tuaj. Shaj te shajme!

Submitted by Anonim (not verified) on

o ti zoteria qe na tregon france, shteti nuk mbeshtet nje kompani te caktuar, mbeshtet te gjitha kompanite. nuk del e te thote qe keto gjera do behen me kete kompani se dua une.  shteti i jep mundesine te gjitheve

Submitted by SH (not verified) on

Sigurisht qe mbeshtet edhe te tjere. Aktualisht po zhvillohet java e inovacionit qe mbeshtet nje sere iniciativash private. Keni ndonje gje per te thene edhe per ato? Meqe ra fjala, s'po te detyron njeri te perdoresh kete sherbim dhe as nuk po i ha njeri buken popullit se u hodh ne treg nje sherbim i ri, qe me sa thuhet ketu eshte falas per njerezit. C'keni more qe villni vrer per gjithe dynjane?

Submitted by Anonim (not verified) on

po me prish pune goxha sepse ne kete menyre bllokon sherbimet e tjera qe mund te dalin. prandaj behen open qe te dalin sa te duan sherbime dhe njerezit zgjedhin ke te duan

Submitted by SH (not verified) on

Ti po qe e paske kuptuar si funksionojne gjerat. Bravo! Hajde, hajde! Mjere ne per c'mban ky vend

Submitted by Anonim (not verified) on

ore sa ju digjka. nuk po ju shan njeri sistemin por menyren e reklamimit nga ministria. ska pse te dali ministria dhe ti bej reklme dy privateve. duke dalur keshtu i thote popullit qe kjo eshte menyra qe behet, dhe e ben pak a shume te detyrueshme zgjedhjen e ketij sitemi.

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Eh baca Sale, mire e bone qe te hoqen ( se dhe me ato arritjet tuaja kemi probleme qe mbase i trajtojme me vone ) po ketu paske pak te drejte kete sta mohoj dot .....

Submitted by njoni (not verified) on

Nuk e mora vesh më duket, inovacioni ishte në mënyrën e të bërit biznes nëpërmjet celularit apo ndonjë teknologji e re?

Nëse inovacioni në Shqipëri quhen pagesat e faturave nëpërmjet celularit... më mirë të themi që kemi marrë një shërbim të njohur dhe e kemi instaluar dhe në Shqipëri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.