Shkëlqim Fusha: Vazhdojmë projektin e kullave

Postuar në 21 Maj, 2020 15:51

Shembja e godinës së teatrit Kombëtar nuk i ka prishur planet e kompanisë Fusha për të zhvilluar planin e saj të biznesit për këtë zonë, ku ajo zotëron një pjësë të truallit. Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Shkëlqim Fusha I kontaktuar nga TvT na thotë se ambicja e tij është po e njëjta.

Ëndrra ime është e njëjtë me të parën

Gjithçka do të ndërtohet përfshi teatrin e ri dhe kompleksin pas tij është sipas të njëjtij projekt, atij të danezit Bjarke Ingels.

Po patjetër ishte projekti i Bjarkut ishte i përgjithshëm multifunksional, trualli i studiuar në të katërt anët e rrugëve. Po patjetër dëshira ime ajo është të zhvilloj pronën time në rakord me studimin prandaj ishtë të bëhej studimi me një dorë. Kërkesa ime patjetër do të qëndrojë.

I rezervuar për të dhënë shifra sa ka kushtuar projekti i Teatrit të Ri që u pagua nga kompania Fusha dhe që u riprezantua nga kryebashkiaku veliaj para pak ditësh, biznesmeni Fusha thotë se do t’i përmbahet premtimit që i u ka bërë drejtuesve të bashkisë për t’u dhuruar projektin.

Projekt ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne të Bjarku dhe në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po i kam premtuar është e tyre.

Biznesmeni Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

Do kërkoni tokë nga bashkia. Po desh bashkia do kërkojë, kjo i përket një faze më tutje. E mira është që bashkëpunimi të funksdionojë pasi studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe prapë kalon për llogari teatri. Tani duhet të zhvillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do qëndrojmë për ndërtimin privat, pra ndërtimin civil, por gjithmonë edhe ndërtimi civili do të ndërtojë një kullë apo dy kulla me vete, por gjithmonë ndërtimi civil që do të thotë që kusuri i tepricës i mbetet komunitetit. Teatri përveç 5200 që ka si tokë reale. Do bëhesh ndërtesa private , privati do shfrytëzonte 50.

Ambiciet e kompanisë dhe vetë zotit Fusha për këtë plan biznesi kanë qenë edhe më të mëdha kur ky projekt u ideua. Ai tregon se plani fillestar nuk parashikonte kufij, por reagimet që pasuan sçuan në rishikimin e planit.

Me projektin e parë prekej vetëm toka e bashkisë jo teatri, zero teatri, teatri flasim me projektin e fundit se fillimisht nuk shiheshin kufijtë me studimin e parë fare, kur u nxeh arena politike u larguam 100% nga teatri, asnjë cm nuk e preknin. Zhvillimi privat bëhej në zonën tokën e bashkisë

Fusha nuk e kursen falenderimin për ata artistë që u pozicionuan pro planit të tij të bzinesit, por para së gjithash thotë ai është plani i tij ekonomik.

Patjetër që pata zhgënjim, artistët e zgjeruan gamën më shumë nga sa kërkuan. I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat më prishej bilanci ekonomik.

Kompania Fusha është akuzuar për lidhje klienteliste me bashkinë e Tiranës nga e ka cila ka përfituar një mori tenderash publikë. Fusha mohon që tenderat t’i ketë përfituar  në mënyrë korruptive thotë se fitues të garës e kanë bërë serioziteti dhe profesionalizmi që ka treguar.

Le të vijë t’i verifikojë gjithsescili nëse ka një priviligj. As ma ndjen fare në atë krah, garat kanë qenë të hapura, shumica kam qenë i pari ose ka pasur kokurencë të padenjë

Për zbatimin e projektit të Teatrit dhe planit të saj biznesit, Kompania Fusha  themeloi në shtator të vitit 2018 kompaninë Tirana National theatre and Development, ende me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit siç tregon ky ekstrakt. Në përshkrimin e objektit të veprimtarisë thuhet se investimi  ka si qëllim projektimin zhvillimin , ndërtimin dhe mobilimine  teatrit të ri kombëtar dhe godinave multifunksionale si hotel zyra banimi dhe shërbime.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O Zoti Fusha! Per cfare prone private flisni ne qender te Tiranes. Qysh ne kohe te Zogut u hoqen te gjithe privatet qe ishin ne qender te Tiranes. Besoj se jane larguar me pagese, perderisa edhe ne kohen e Hoxhes shperbleheshin te shperngulurit, packa se pak. Nwse ne qender do te lihet privati, kjo do te thote qe qeverite dhe shteti te jene ne dore te privatit, do te thote qe gozhda e Nastradinit do rri gjithnje aty ne qender. Kjo pengon shtrimin dhe diskutimin e lire te planeve arkitektonike e urbanistike. Kjo i ben qeverite dhe shtetin mafioze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.