Kemi nevojë për një konsensus të ri

Postuar në 17 Maj, 2020 13:51

Akti i prishjes së Teatrit Kombëtar hoqi edhe mbulesën e fundit të atij që gjoja është konsensusi ynë shoqëror dhe politik. Këto ditë të fundit para prishjes, kryeministri, që është personalisht i përfshirë në këtë që ndodhi, iu referua disa herë të drejtës që një qeveri e votuar ka për të kryer akte të kësaj natyre. Është një sofizëm që nuk shtym më përpara asnjë lloj demagogjie. Nuk ka ndonjë socialist të thjeshtë, apo të rëndësishëm që të dijë të mbrojë këtë që ka ndodhur. Mundet të shfaqen duke brohoritur shefin e tyre, t’i bëjnë like dhe share videove dhe lajmeve, por kaq.

Sepse ky akt i sotshëm nuk lidhet vetëm me një godinë. As me mobilizimin emocional dhe ndjenjat e nostalgjisë, por me faktin se pushteti i z. Rama ka si pedagogji për atë që e quan progres dhe zhvillim policinë dhe forcën. Dhe që në këtë moment ne nuk mund të flasim për konsensus. Për kontratë. Nocione këto që askush, as z. Rama që sot ndihet më I fortë se ndonjëherë më parë, nuk mund t’I injorojë.

Protesta që zgjati kaq shumë kishte tipar simbolikën e vet. Dhe pse ishte e tillë nuk provokoi numeriken, të cilën rëndom e shohim në protesta partiake. Ky është një realitet që na mëson se sjellja jonë ka deformuar edhe dy armët kryesore që kemi si një shoqëri e zhveshur nga të drejtat reale: votën dhe protestën. Të cilat i shesim dhe blejmë sipas midesë së 4-5 njerëzve.

Ndoshta është koha që të ndryshojë diçka në këtë drejtim. Ndoshta prishja e teatrit është kurbani i domosdoshëm që të kuptohet njëherë e mirë se pushteti në Shqipëri, po u tolerua si deri më sot, do të na dëbojë edhe fizikisht nga ky vend, pasi na ka përjashtuar ekonomikisht dhe politikisht. E ka bërë këtë edhe me ndihmën e turmave që i ka narkotizuar me propagandë dhe punësim.

Është një kurban që zbulon se aty ku propagandohet progresi, në fakt po zhbëhet historia për të rikrijuar identitete urbane që bashkëlidhen me procese pronësore dhe shtresëzimi.  Ky mund të ishte një proces i natyrshëm, pushteti ka zgjedhur ta imponojë atë bashkë me anomalinë e një polarizimi dhe pabarazie të skajshme. E bën këtë sepse mendon se demonstron forcën, apo sepse po nxiton që të mos lejojë frymëmarrjen e pakënaqësive, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që pushteti, politika, krimi dhe strukturat ekonomik pas tyre po tentojnë të na familarizojnë me një konsensus që nuk mund të funksionojë e që konsiston në parimin: Shqipëria është e tyre, kurse Ne thjesht jetojmë në të.

s.zaimi

Comments

Submitted by Ndoc Himarjoti (not verified) on

Asolutisht kunder. Titulli duhej te ishte"Nuk kemi me nevojë për një konsensus të ri" Fjala vjen kujtoni konsesusin e marsit 1997. Nuk kane te sosur pagesat qe I ben ky popull fatkeq edhe sot atij konsensusi. KETU JEMI NE SITUATEN QE DUHET TE FITOJE I FORTI DHE I FORTI QE ESHTE POPULLI SHQIPTAR NUK PYET PER MERCENARE MIRDITORE, TROPOJANE APO TEPELENAS

Submitted by redaksia on

Nuk eshte fjala per konsensus partiak por ne me njeri-tjetrin. Si do sillemi me vendin tone? Ky konsensus do mbyllte kwte loje qe vazhdon prej 30 vjetesh. 

Submitted by Ndoc Himarjoti (not verified) on

Plotesisht dakort me komentin e redaksise. Sqaroje mire te shkreten qe ne shkrim. Fjala vjen duhet te biem te gjithe dakort me njeri tjetrin qe te mos marrim pjese ne zgjedhje pa u hequr listat e mbyllura qe eshte Krye PPP-ja qe sjell te gjitha PPP-te e tjera

Submitted by Aqif (not verified) on

Per c'fare do lloj menyre apo dakordimi te flase ky popull, lirite e tij varen nga Ambasadat e huaja. 30 vite qe ne kete shtet behet rrumpalle sepse pushtetaret punojne per vete nen dirigjimin e Brukselit dhe Washingtonit.
Shembulli me i mire eshte Kosova ku, qeveria e pa korruptuar u rrezua me urdher nga Perendimi. Veliaj dhe te tjeret si puna e gij mburren qe punojne per Sorosin.
Asaj kudres Monika Kryemadhit i dhimbset Teatri por nuk i dhimbset shkaterrimi qe i shoqi po i ben malit te Tomorit nga babezia e tij, kjo kuder flet prr Oligarke por nuk flet per Liken dhe veten e saj.
A ka rregulluar Brukseli Ukrainen, Gjeorgjine, Moldavine, Malin e Zi apo Afriken qe te na rregulloj ne?

Keta ankohen nga refugjatet shqiptar e afrikanas por harrojne se politikat e tyre katastrofale qe sjellin ne pushtet kriminele, bejne qe popujt td emigrojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.