Vdekja nga overdoza e aktorit P.S. Hoffman, shtypi amerikan flet për rritjen drastike të heroinës

Postuar në 03 Shkurt, 2014 15:22

Lajmi i vdekjes nga overdoza e heroinës, të aktorit të njohur Philip Seymour Hoffman, 46 vjeç, ka tronditur Hollywood-in, ndërsa shumë aktorë kanë postuar mesazhe ngushëllimi në kujtim të fituesit të çmimit Oscar për rolin e tij si Truman Capote (2005). Barna, shiringa të përdorura dhe 50 qese që dyshohet se ishin të mbushura me heroinë, janë raportuar se u gjetën në banesën e aktorit. Autoritetet ende po presin rezultatet e autopsisë së trupit që u gjet me një shiringë në dorën e majtë të dielën në mëngjes, në banesën e tij në New York. Ndërkaq, ka nisur një gjueti e gjerë për furnizuesin e tij të drogës, ndërsa vëmendja e mediave dhe opinionit amerikan është rikthyer tek shtimi masiv i përdorimit të heroinës: Plot 79% sipas Huffingtonpost.com, përgjatë dhjetvjeçarit të fundit. Kjo, edhe mes atyre shtresave që “tradicionalisht” e quanin heroinën drogë të të varfëve.
Shumë aktorë të njohur si Jim Carrey, James Franco etj, kanë shprehur tronditjen e tyre për lajmin. Hoffman kishte folur publikisht për jetën e tij, dhe përpjekjet e gjata për të luftuar abuzimin me drogën.

a.k

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Shume e dhimbshme, nje nga aktoret ikone te ketyre viteve shuhet pa zhurme ne apartamentin e tij, akoma nuk e besoj dot qe ka vdekur...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.