Falë Zotit kemi Europën. Kriza provoi se kemi nevojë për më shumë Europë

Postuar në 24 Prill, 2020 16:55

Filozofi Benard Henri Levy ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” përmes së cilës ka dhënë disa mendime për krizën aktuale të shkaktuar nga epidemia. Një entuziast i Europës, Levy thotë se tani është një moment që do të përcaktojë të ardhmen tonë. Dhe nëse gabojmë duke u mbyllur dhe tërhequr nga bota, ky do të jetë një moment vendimtar në atë që ai e quan “historia e rënies sonë”. 

Jam i sigurtë vetëm për një gjë në këtë moment. Falë Zotit ne kemi Europën. Pa të, pa minimumim e solidaritetit që ajo ofron, pa Bankën Qendrore, pa ndihmën e jashtëzakonshme financiare që erdhi nga institucionet financiarë ne do të kishim pësuar të gjithë kolaps…

Pak gjëra përfaqësojnë më pak budallallëk sesa mendimi i tanishëm: “kriza provon nevojën e kombeve dhe kufijve”.  Është e kundërta: Ajo provon domosdoshmërinë e Europës. Apo më mirë: Domosdoshmërinë për më shumë Europë…

Nëse Perëndimi mbyllet brenda kufijve të vet dhe barrikadohet ky do të ishte një rrezik real. Do të ishte si të thoshe “lamtumirë botës”. Do të thoshte të braktisësh të gjithë ndikikin tonë kulturor ndaj aktorëve të tillë si Kina apo edhe India. Dhe do të ishte të mbyllje derën. Nëse e shohim këtë sëmundje si një pretekst të ri për tërheqje dhe largim, atëherë po, do të jetë një datë e madhe në historinë e gjatë të rënies sonë

ka thënë ndër të tjera Henri Levy. 

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per europianete vegjel qe e hane bananen nga mbrapa prej Europes dhe europianve te medhenj, c'rendesi ka se do vije kinezi dhe indiani t'ua fuse?! Banane per banane eshte! Por zoteria lart eshte kaluar, ndaj e ka kollaj te bej moral!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.