As lëvizje në këmbë. Ose ka frikë, ose di diçka që nuk na e thotë

Postuar në 16 Mars, 2020 14:32

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar sot se shtrëngimet në lëvizje do të thellohen. Tashmë do të ndalohet qarkullimi i këmbësorëve pas orës 18:00 të mbrëmjes.

Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë!

Nga nesër, me urdhër të ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat!

deklaron kryeministri.

Kjo është pak si tepër në një shoqëri së cilës I thuhet të mbyllet brenda.

Ose kryeministri është në panik, ose ka këshilltarë të këqinj, ose di diçka që nuk po na e thotë.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Problemi eshte se ne Shqiperi vendimet perren pasi kryeministri shikon lajmet e ores 20:00 ne TV nga stacione te huaja. Nuk kam pare asnje rast qe ne TV te dalin e te flasin te vetmit njerez qe mund te jene ne gjendje te kuptojne shifrat dhe ato qe lexojne nga praktika boterore: specialistet e shendetit publik!
Per shembull nuk kam pare asnje debat se cfare do te ndodhe me semundjet kardiovaskulare. Po u kerkohet te rrine ne shtepi (dhe "te mos ulen ne parq por te shajne nen ze krymeinistrin") kategorive ne rrezik. A eshte kaq patogjenike shetitja ne ajer te paster? Jo, pa dyshim qe jo. Singapore nuk i kufizon levizjet, per deri sa ato te mbeten te arsyeshme, si per nevoja vetjake. Po higjena mentale? Problemet e thella pikqike qe kane qytetare te caktuar shqiptare? Nevojat kognitive te femijeve dhe te te moshuarve? Edhe te burgosurit lejohen te marrin 1 ore diell ne dite - dhe kjo nuk behet per meshire por per arsye mjekesore.
Cfare do te bejne shqiptaret kur te mos kete mbetur me asnje rast brenda territorit kombetar? Do te hapi kufijte? Do te lejohen prape fluturimet qe te risjellin prape per 2 dite virus nga Italia apo gjetke? Apo Shqiperia do te mund te mbyllet dhe te ushqehet me forcat e veta deri ne fund te vitit? Ky eshte iluzion. Italia beri gabime te papara gje e keqmenaxhoi virusin ditet e para ne Lombardi. Prandaj ata duhet te benin shtetrrethim - kurse Shqiperia kishte fatin se mbetej, dhe ka akoma kohe te mendoje se cfare do te ndodhe te nesermen, sic po bejne disa vende te tjera psh Britania e Madhe.
Problemet e shendetit publik nuk zgjidhen me polici, armen e dashur te z. Rama. Logjika e tij e burgut dhe prangave eshte trashegimia e erret e mentalitetit Otoman-Zogist-Enverist te perdorimit te forces duke pritur bindje te verber dhe shpresuar ne zgjidhje te mrekullueshme te problemeve qe jane me te holla sesa mund ti zgjidhe dhuna policore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.