Kushtetuta, WC e maces së Lalëzit dhe koronavirusi kinez

Postuar në 29 Shkurt, 2020 22:38
Ilir Mborja

 

Fort i nderuar Z. President Ilir Meta! 

Më falni për shqetësimin që po Ju adresoj, por, siç do ta mësoni po të keni durimin ta lexoni deri në fund letrën time, jam besimplotë se do të më mirëkuptoni dhe do të më ndihmoni. Shqetësimi im është ky: Para disa ditësh një zonjë, apo zonjushë (K. Miraku) që unë e njoh si lidere lokale të një partie me iniciale me tre gërma, m’u drejtua si e dërguara e Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri. Emrin e saj (d.m.th. të kryetares) nuk po e përmend, pasi kjo do të dëmtonte etikisht tërthorazi edhe emrin Tuaj të nderuar dhe të një partie (të asaj me iniciale me tre gërma) që sot ajo drejton... 

Meqenëse zonja, apo zonjusha, lidere lokale e asaj partisë me iniciale me tre gërma më njihte dhe e dinte që dikur kam kryer një shkollë për arte figurative e më vjen n’doresh të dizenjoj, më besoi e më ofroi punë për shkrimin e disa parrullave në pankartat që do të përdoreshin sipas saj nga anëtarët e Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri në tubimin që keni thirrur Shkëlqesia Juaj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, ditën e hënë më 2 mars në ora 17.00. 

Në fletën që më la në dorë zonja, apo zonjusha, lidere lokale e asaj partisë me iniciale me tre gërma, ishin shkruar disa parrulla me përmbajtje për të cilat me thënë të vërtetën isha e mbetem krejt indiferent. Për të llogaritur sasinë e bojës dhe të bezeve që do të më duheshin për të kryer atë punë, mua më interesoi vetëm numri dhe madhësia e gërmave. Duke llogaritur ato, pra: sasinë dhe markën cilësore të bojës (nga ajo që shiu që do të bjerë të hënën mbasdite i merr të keqen) dhe të bezes e ristelave mbajtëse, u morëm vesh dhe zonja, apo zonjusha në fjalë, u pajtua me preventivin i cili përfundimisht kushtoi 306 000 lekë të vjetra. Pa llogaritur hakun tim të punës dhe gërmat e parrullës për koronaviruesin që shitësi kinez i bojës kineze që përzgjodhëm premtoi se e sponsorizonte nga ana e tij... Pra, u llogaritën para për bojë për plot 306 gërma dhe shenja pikësimi. Për transparencë të numrit të tyre (gërmat janë me gjatësi 1 metër secila) po Ju njoh me parrullat:

 MJAU! DEPUTETË SHPËRNDAHUNI! ÇËT, ÇËT, ÇËT! MJAU, MJAU! DUAM REFERENDUM! MJAU, MJAU! DUAM KUSHTETUTË TË RE! TË GJITHA MACET E SHQIPËRISË - TUALETE MË VETE! MJAU, MJAU!.. TË SANSIONOHET NË KUSHTETUTË MËVETËSIA E TUALETEVE TONA! MJAUUU!.. MJAU! TË GJTHA MACET E SHQIPËRISË ME WC SI MACE SASHA E LALËZIT! DUAM KUSHTE DHE PRIVATËSI PËR TË BËRË KAKËN! MJAU, MJAU, MJAU!..

 I nderuar Shkëlqesi! Zonja, apo zonjusha, që bëmë kontratën në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri u bë pishman dhe sot nuk erdhi t’i marrë në dorëzim parrullat e përfunduara nga ana ime. Më çoi haber se nuk do të vijë kurrë t’i marrë(!!!)... Me pak fjalë: Gjithë puna dhe mundi im shkoi dëm. Por kjo nuk më shqetëson aq shumë. S’di ku të futem nga pronari kinez të cilit i detyrohem për koston e bojës. Ai pret paratë dhe tani, meqë puna vajti kështu, më kërkon edhe ato që na kish falur për parrullën me përmbajtje: “JO KUSHTETUTËS! JO KORONAVIRUS! JO KAKA E MACEVE RRUGËVE!”. Pra shtoi edhe 49 000 lekë të tjera për 49 shkronjat. Pra, duke i shtuar 306 000 lekëve të para edhe 49 000 lekët për parrullën e koronaviruesit, unë tashmë i jam debitor shitësit kinez me plot 355 000 lekë të vjetra.

 Vendosa t’Ju drejtohem Juve jo vetëm se zonja apo zonjusha që m’u paraqit e foli në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri përmendi familjarë (midis tjerash edhe emrin e maces Suaj “Sasha” dhe tualetin personal të Saj në banesën Tuaj me 11 të tilla në Gjirin e Lalzit), por se Ju jeni dhe mbeteni për mua i vetmi institucion legal e i besueshëm që mendoni vërtetë për hallet tona, mu ashtu, si për macen Tuaj, fisniken Sasha. Gjithashtu, Ju drejtohem Juve se zonja, apo zonjusha, lidere lokale e partisë me siglën me tre iniciale e (që dikur ishte jo fort e parëndësishme) e cila më kontraktoi në emër të Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri, gjithë këtë prerje në besë, e lidh (jam krejt i sigurtë abuzivisht) me Shkëlqesinë Tuaj.

Ajo më shpjegon se gjithçka ndryshoi për arsye se Ju keni ndryshuar mendim për përmbajtjen e tubimit të së hënës më 2 mars. Gjithnjë sipas saj, Ju, për arsye që mua personalisht s’më interesojnë, nuk do të merrni nismën për të shpërndarë parlamentin, por do të inicioni vetëm mbledhjen e 50 000 firmave për një referendum për ndryshimin e Kushtetutës... Për këtë, sipas saj, por edhe sipas zëdhënësit Tuaj z. Tedi Blushi, parrullat e shkruara me bojën cilësore kineze dhe me mundin e me djersën e një shqiptari të varfër siç jam unë, do të shmangen për t’u zëvendësuar me ca buqeta me lule mimoze(!!!)

I nderuar Shkëlqesi! Më falni, por mendoj se ky arsyetim është dashakeq për Ju dhe cënon abuzivisht nivelin e lartë të ndershmërisë Tuaj. Ju lutem, ndërhyni pranë Kryetares së Shoqatës së Mbrojtjes të të Drejtave të Maceve në Shqipëri e më ndihmoni të më japin të paktën paratë që i detyrohem pronarit kinez të dyqanit të bojrave kineze. Është kohë koronaviruesi dhe ai më ka lënë të kuptohet se mund të hakmerret ndaj meje duke më infektuar. Teshtiu dy herë përpara meje dje kur më trokiti në derë pa maskë.

Prandaj Ju lutem: Vëreni dorën në zemër për mua! Ju vë sinqerisht në dijeni se vuaj nga sëmundje shumë e rëndë kardiovaskulare. Pra, hyj tek njerëzit me risk të lartë e, nëse prekem nga koronaviruesi kinez, mortja mbaron punë shpejt me mua dhe pastaj nuk do të kem rast të votoj ashtu siç do ta kërkoni Ju të hënën më 2 mars me inicimin e referendumit për Kushtetutën e re.  

Me konsideratë sipërore, Ilir Mborja.

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nony qeke shume sensibel. Shakakat e ketij Mborjes jane "me llaf gati" sic i thoshim ne qemoti.

Submitted by shoku (not verified) on

Po or Plak Xhuxhumak. ashtu eshte, po cfare rendesie ka se shakakaja e Mborjes eshte apo jo "me llaf gati"? Ai i tha Monikes ta nxjerre "me llaf gati" ne televizion halen e maces se Gjirit te Lalezit?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shoku ti nuk e kuptoke hic ate punen e "llafit gati". Ashtu eshte, "llafin gati" e tha Monika dhe aty fillon e mbaron edhe e qeshmja. Ai qe e merr "llafin gati" dhe e riservir, e para eshte si puna e atij qe e merr mutin dhe i thote koko, e dyta eshte qe i ben lexuesit aq trushkulur saqe kujton se ata, lexuesit pra, ose kane nevoje per shpiegime per te kuptuar"llafin gati", ose eshte vete aq rrote sa i duket se po zbulon Ameriken meqe po na perserit "llafin gati". Shendet shoku, lexo noi liber me shume se nuk te ben keq.

Submitted by shoku (not verified) on

Plako! Meqe me the "lexo noi liber me shume" di te me rekomandosh noi titull? Do me pelqente shume noi nga ato botimet e UET Cilit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Shoko, meqe te pelqekan ato te Cilit merri me rradhe deri sa te merzitesh. Megjithate ne konfidence po te them mire eshte te shofesh per noi gjo mo serioze. Perqafime.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nony, qemoti i referohej "llafit gati" dhe jo haleve te maceve. Ti vertet nuk e kuptove, apo bere sikur?

Submitted by arqile (not verified) on

Me qelbesire kryesor eshte kryegomari kryeminister pastaj bythlepiresit e tjere si lul basha me shoke ,me te keq jane servilat qe jane gati te japin grate vetem per pak pushtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.