Në mbështetje të një gënjeshtre të trashë

Postuar në 27 Shkurt, 2020 12:11

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan sot një qëndrim të ambasadores Yuri Kim, sipas së cilës kryeministri shqiptar, Edi Rama i tregoi vendin ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov. Zonja Kim ka cituar Lavrov kur ka thënë se Shqipërinë e detyrojnë të mbajë ato qëndrime që mban, kurse sipas saj, z. Rama ka mbajtur qëndrim dinjitoz kur i ka zbuluar Lavrovit të vërtetën: Shqipëria zgjedh të mbajë ato qëndrime që mban.

Zonja ndoshta e do Shqipërinë në mënyrën e vet, por si diplomate karriere që është e di shumë mirë se SHBA-në vërdallë nëpër botë nuk e do kush për zgjedhje, por sepse ka fuqinë që ka. Zonja ndoshta e di edhe se është diplomate në një vend që ka parë shumë perandori dhe ia ka marrë dorën zakoneve të përshtatjes deri në neveri me të huajt që kalojnë këtej, cilësi që mandej i paketon si përrallë e mbijetesës kur ja tregon vetes.

Kaq mjafton të kuptojmë se SHBA e detyron Shqipërinë të mbajë një pjesë të madhe të qëndrimeve që mban. Le të na thotë zonja: Edi Rama, zgjodhi apo e detyruan të dilte në fushatën elektorale amerikane të thoshte se Trump është rrezik për qytetërimin?

Megjithë marzhin zyrtar të budallallëkut që njihet, është e qartë se z. Rama kishte ca detyrime aty shkoi dhe luajti shah nga CNN. Por nuk është kjo që ka rëndësi. Rëndësi ka që ambasadorja mbështet një gënjeshtër të Kryeministrit shqiptar. Kështu që se çfarë thotë ajo pak rëndësi ka për të ardhmen tonë të afërt. Le të flasë, fundja rrjetet sociale janë ide amerikane.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"e di shumë mirë se SHBA-në vërdallë nëpër botë nuk e do kush për zgjedhje, por sepse ka fuqinë që ka."

Po ju si e arrini kete perfundim kaq kategorik qe se dashka kush per zgjedhje?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.