Ambasadori i Rusisë: Ofruam ndihmën tonë pas tërmetit, nuk morëm asnjë përgjigje

Postuar në 20 Shkurt, 2020 13:23

Ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Mihail Afanasiev ka dhënë së fundmi një intervistë për faqen online, argumentum.al. Përtej vlerësimeve për vendin tonë dhe simpatinë e shqiptarëve të thjeshtë për Rusinë, Afanasiev zbulon edhe faktin se pas situatës së krijuar me tërmetin e 26 nëntorit 2019, pala ruse ofroi ndihmën e vet. Falas siç e thekson ambasadori. Por pala shqiptare nuk ktheu asnjë përgjigje.

Qytetarët rusë reaguan menjëherë ndaj tragjedisë së ndodhur në Shqipëri. Në ditët e para pas tërmetit liderët rusë i dërguan ngushëllime kolegëve shqiptarë. Federata Ruse dërgoi një sërë propozimesh në lidhje me format e ndihmës sonë falas, por ato mbetën pa përgjigje. Komuniteti Shpirtëror i Myslimanëve të Moskës, fondacioni islamik i bamirësisë “Zakjat” dhe Kisha Orthodhokse Ruse njoftuan për mbledhjen e fondeve për të lënduarit. Këto janë nisma private të njerëzve dhe organizatave që ne si Ambasadë mund vetëm t’i mirëpresim.

Aktualisht po shqyrtohet çështja e dërgimit të pajisjeve mjekësore nga Rusia. Vendi ynë mori pjesë dhe në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë në Bruksel

është shprehur ambasadori.

Nuk dihet arsyeja e refuzimit të ndihmës nga pala shqiptare, as nuk është e qartë lloji i ndihmës që ka ofruar Rusia në Konferencën e Ndërkombëtare. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bënte gjithçka që Shqipëria të ndihmohet.

Për shumë arsye, mbase ngaqë nuk kam pasur një fat kurnac ndoshta, por edhe si rezultat i një edukate të marrë që i vogël, kur prindërit më thonin ‘kurrë mos kërko asgjë, përveç librave, se s’ke për të marrë’. S’ia kam shtrirë dorën askujt, por për Shqipërinë jam gati të vishem dhe me lecka dhe të shtrij dorën fizikisht

është shprehur Rama në një diskutim televiziv.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk eshte ne dore te Shqiperise kjo gje! Shefi atje tej e percakton kete qendrim! Ndoshta pa dhene fare urdher, por shqiptaret jane mesuar tashme se cfare i pelqen shefit, (si dikur kur shefi ishte BS-ja), dhe bejne ate cfare eshte jo e njerezishme!

Submitted by Aqif (not verified) on

Shqiptaret bar hane dhe "ia shtrijne doren armikut". Dje per Partine e Punes, sot per Ameriken.
Ky popull e meriton vraferine, skamjen, mjerimin dhe percmimin qe Perendimi ia dhuron cdo dite. Ky popull ia lindur me sindromen e Stokholmit dhe te servilizmit.

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Edhe ambasadori rus kur flet shqip thote kisha “orthodhokse”,
apo perkthyes ishte Janullatos?!
Po qytetit Peshkopi do ja nderrojme emrin ne Episkopi?!
Po zotin Berisha tash e tutje ta quajme Qirje Berisas?!
Po Shqiperine pse mos ta quajme Allvanija?!
E more allvanose si e mesuat drejtshkrimin e Kongresit te Janullatos!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.