Guvernator në Albanistan, thjesht ambasador në Kirgizi

Postuar në 18 Shkurt, 2020 13:30

E mbani mend Donald Lunë? Nëse jo ua kujtojmë ne: ka qenë ambasador i SHBA në Shqipëri. Ishte ai që sillej si Guvernator i këtij vendi të mrekullueshëm siç edhe ironizonte kur binte rasti, dhe ndoshta edhe e mendonte me të vërtetë. Fliste për reformën në drejtësi, pastaj dërgonte sms shantazhuese deputetëve të Parlamentit ta votonin, organizonte protesta, na quante dele. Të gjitha i bëri Donaldi që u ndje pakëz mbret në këtë qoshk të Europës Juglindore.

Dikush mund të thotë se nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të vegjël. Mirëpo kjo është relative. Shikoni se çfarë i ka ndodhur Donaldit në Kirgizi, një nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.

Presidenti Trump ka vedosur ndalimin e lëvizjes së krigizëve në SHBA, përveç nigerianëve, birmanezëve, eritreasve, sudanezëve dhe tanzanezëve. Ministria e Jashtme e Kirgizisë që i thonë edhe Kirgizstan, ka thirrur ambasadorin e SHBA në vend, shkëlqesinë e tij Donald Lu për t’i kërkuar shpjegime për vendimin e presidentit Trump.

Duhet ta themi: Trump ia del ta vërë në pozitë çdo njeri racional. Ndaj Lu thjesht ka gënjyer. Sipas AFP-së ka thënë se vendimi lidhet me faktin se Kirgizia ka dështuar në zëvendësimin e pasaportave aktuale me ato biometrike. Mirëpo Ministria e Jashtme kirgize nuk e ka pranuar këtë qëndrim duke sjellë si argument faktin se ka shumë vende pa pasaporta biometrike që nuk e kanë këtë kufizim. Ministria ka vazhduar me cilësimin se marrëdhëniet kirgizo-amerikane janë dëmtuar me këtë vendim të Trump.

Nëse kërkon në Google me Donald Lu, dalin me qindra artikuj për qëndrimin e tij në Shqipëri dhe më pak se 10 për qëndrimin e tij në Kirgizi, një vend me gati 5.5 milionë banorë.

Dinjiteti nuk ka të bëjë me përmasat, por me vlerat ku beson dikush. Në Shqipëri, ku përralla e shqiponjës, autoktonisë dhe trimërisë tregohet nga mëngjesi në darkë, lëpirja ndaj çdo të huaji ka arritur në shkallë të pamigjiueshme. Dhe kjo lëpirje ka avokatinë e palodhshme të hienave të plakura të politikës dhe medias, kutërbimi i të cilave është një ndër shkaqet pse shumë njerëz po ikin nga ky vend. Sa për Donaldin i lutemi të na ndihmohjë me një video mesazh: si bën delja kirgize?

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ke harruar te shtosh se i beri te gjithe figurat e mediave dhe te shoqatave me ato te komunitetit musliman LGBTiste. I merrtw me vete xhiro ne boulevard me biciklete ku I pari kryesonte katundari mga Librazhdi illi i Gurrajve. Biles shume prej tyre i nxorri ne nje spot publicitar ku, tregonin se si ishin rritur ne familjet e tyre me prinderit dhe babai kurre " nuk iu drejtohej md fjalen burre".
Pra, Luja kerkonte nje shoqeri shqiptare pa gjini, dhe ky popull per Ameriken behet dhe shnderrohet ne gjithshka.
Bicikleta e illit tashti ka zene ndryshk......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.