Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi

Postuar në 16 Shkurt, 2020 17:00

Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë sinjale radio nga hapësira jashtë sistemit diellor që përëriten në intervale të rregullta. Kapja e parë u dëgjua një herë në një orë për katër ditë, mandej u ndërpre për të rinisur sërish 12 ditë më vonë. Ky cikël u përsërit për çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit dhe sinjali origjinonte nga një galaktikë që është 500 milionë vjet dritë larg. Shkencëtarët spekullojnë se burimi mund të jetë një trup qiellor që orbiton rreth një ylli apo trupi tjetër. Por rregullsia e sinjalit nuk shpjegohet me këtë hipotezë.

Një tjetër shpjegim është ai që flet për erëra yjore që ushqejnë apo bllokojnë sinjalin. Mundet të jetë edhe një trup qiellor që rrotullohet. Instituti Teknologjik i Masaçusets ka hedhur poshtë skenarin e alieëve si burim sinjali për shkak se këto sinjale radio janë shenja të ngjarjeve energjetike të një shkalle ekstreme në kozmos.

Edhe një specie tepër e zhvilluar me shumë pak gjasë do të mund të prodhonte energji në këtë shkallë

shpjegon MIT.

Sinjale të tilla zgjasin vetëm disa milisekonda çka e bën të vështirë gjurmimin e burimit. Por ato përbëjnë një nga misteret më të mëdha për astronominë moderne.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Tani, ose eshte tjetersuar teresisht popullsia e Shqiperise, keshtu gazetaret e sotem jane te ardhur nga vende te tjera, si te tille kane per detyre te shkruajne te paverteta, ose keta gazetare te sotem jane disa fshatare analfabete, te cilet nuk kane lexuar revista e lajme shkencore dikur, ndaj dhe japin te njejtin lajm ne gazetat e sotme: "per here te pare sinjale radio te rregullta nga Kozmosi"! Te tilla signjale jane regjistruar here pas here. Jane me dhjetra shkrime neper revista te ndryshme shkencore, permenden ne sa e sa emisione televizive, gjithashtu revista shqiptare "Shkenca dhe Jeta" ka patur shkrime mbi vale te tilla periodike nga Kozmosi. Kaq te panjohur te jene gazetaret shqiptare me keto lajme shkencore?!?

Submitted by Sali KakaBuba (not verified) on

Detektuar,
Orbiton..
Kur je i paditur ne gjuhen ametare dhe perpiqesh te perkthesh nga nje gjuhe tjeter!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.