Pakti i Mynihut është nul

Postuar në 14 Shkurt, 2020 22:35

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, shpalli sot arritjen e disa marrëveshjeve të reja mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij këto u bënë të mundura falë direktivave të presidentit. Mirëpo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpallur se këto marrëveshje janë nul. Arsyeja është fare e qartë: ato nuk kanë firmën e qeverisë legjitime të Kosovës. Shkruan Kurti: 

Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.
Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit uvropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.
Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e leverdishme sesa ajo për Merdare.
Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet

Nuk ka pra asgjë kundër ShBA-ve dhe perëndimit. Thjesht marrëveshjet negociohen  nga qeveria dhe jo nga të tjerë. Mbulimi retorik se pas marrëveshjeve janë amerikanët nuk mund të shërbejë për asgjë të dobishme qoftë politikisht, qoftë për dialogun.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

C'ja kepusni dhe ju. Si merrni persiper te jeni kaq kategorik me fjalen "nul". Me kete logjike, kur konstituohet Kuvendi i dale nga zgjedhjet e reja, behen "nul" te gjjtha ligjet e miratuara nga Kuvendi me pare. Thjesht ata qe e kane nenshkruar kane pasur autorizim nga Qeveria e Kosoves. Se cila qeveri, nuk ka rendesi. N.q.s. do te donte, qeveria do e kishte revokuar vendimin, jo te benin si patetike pas pilafit sa per te lare gojen. Logjike qeverisje prej ojf-je, si kjo qe kemi ne ne Shqiperi tani.

Submitted by redaksia on

Krahasimi juaj nuk qendron sepse marreveshjet e tanishme kane nisur te negociohen para se te vinte kjo qeveri. Pra nuk kishin hyre ne fuqi as ishin nenshkruar.

Por edhe ajo qe thoni ju teorikisht ekziston si.mundesi por jo se nje Legjislature ben nul ligjet e mepareshme por ama ka fuqine qe ti abrogoje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.