Korçë/Prodhojmë, por nuk shesim. Sharrën pemëtoreve me mollë

Postuar në 31 Janar, 2020 18:19

Seksioni i Korçës i Televizionit Publik Shqiptar raporton sot për një dukuri shqetësuese në zonën e Devollit që ndikon jo vetëm ekonominë, por edhe në psikologjinë e shoqërisë që jeton në këtë vend. Fermerët në këtë zonë po presin pemëtoret e mollëve.

Prodhojmë por nuk shesim -, thotë një prej tyre, ndërkohë që një tjetër filmohet me motosharrë në dorë duke prerë pemë të tëra në një plantacion.

Arsyet janë disa: çmimet e ulëta që ofrohen nga tregëtarët, mungesa e tregut vendas dhe pamundësitë për të shitur.

Tre vjet investim dhe në fund mbetet sharra. Një arsye është edhe konkurenca rajonale. Në tregjet shqiptare ka prodhime nga vendet fqinj dhe çmimet janë konkuruese me ato vendas. Në këto kushte qeveria mund të ndodhet në eventualitetin e mungesës së interesit për investime për shkak të një konkurence që ka shumë arsye.

Në çdo rast ky nuk është një lajm I mirë jo vetëm pse humbet një investim, por edhe sepse goditet një objektiv qeverisës, në një kohë që nevoja për të ashtuquajturin ristrukturim të ekonominë konsideron përherë bujqësinë si faktor me rëndësi.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nwse prodhuesi mbetet i varur vetem nga tregetari qe vjen dhe i ofron cmimin e vet, atehere ai eshte i varur vete me litar! Ne nje ekonomi tregu, prodhuesi duhet te shohe vete ku mund ta shese mallin e tij. Per kete ka internetin, telefonin, kembet, trenin, autobuzin e gjithshka tjeter. Pervec kesaj, ai mund te shohe edhe forma te tjera perdorimi te mallit te tij, si ne rastin e molleve me shumice, ku mund te provoje berjen e marmalates, komposton, lengun e molles, likerin, etj.. Te presesh pemen, kur taksa e tokes bujqesore eshte akoma shume e vogel, do te thote te besh krim dhe budadallek! Me pemen pa prodhimtari, e ke te pakten barazimin ne xhep. Ndersa pa pemen e ke humbjen te sigurte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.