Identiteti etnik i harruar i serbo-malazezëve të rënë gjatë Luftës
Gazeta Shqiptare, në faqen 5 të saj, kish një shkrim me titull “Ja serbët që dhanë jetën për Shqipërinë”. Saktësisht bëhet fjalë për një intervistë që Gilmana Bushati i ka marrë Pavlo Jakosë, kryetarit të shoqatës Moraça-Rozafa, që përfaqëson komunitetin serbo-malazes. Aty jepet një fakt, që për shumëkënd mund t’mos jetë i njohur. Disa emra të altarit komunisto-patriotik të të rënëve gjatë Luftës së Dytë botërore, shumë të njohur në gjithë Shqipërinë, janë me origjinë serbo-malazeze. Origjina e tyre entike nuk u është bërë kurrë e njohur shqiptarëve; regjimi i Enver Hoxhës është fokusuar kryesisht tek aktet e tyre heroike dhe tek identiteti i tyre ideologjik.
Për ndokënd syresh mund të jetë pëshpëritur e vërteta, për ndokënd tjetër mund të jetë marrë me mend për shkak të strukturës lehtësisht të serbizueshme të emrit, por sipas Pavlo Jakosë nuk bëhet fjalë për një e dy; janë më shumë. Ata janë Vasil Shanto, Vojo Kushi, Jordan Misja, vëllezërit Kadia (Branko e Vaso), Jefto Shtirka, etj, të cilëve u është hequr prapashtesa karakteristike ‘iç’ qysh në kohët e Mbretërisë shqiptare, e sidomos në periudhën komuniste. Në veshët tanë mund të kenë një tingëllim të panatyrshëm mbiemrat Shantoviç, Kushiç, Kadiç, por në origjinë ata kanë qenë të tillë.
Ky scoop, afërmendsh, nuk ndryshon asgjë në historinë e tyre, dhe në kontributin që kanë dhënë, tok me shqiptarët dhe në një kontekst historik të solidaritetit ideologjik ndër e përtej etnik, gjatë Luftës së Dytë botërore.
Re.Pu.
Comments
po ai Shantovići, qe i qenka

po ai Shantovići, qe i qenka hequr mbaresa sllave ne kohen e Zogut si e ka pasur mbiemrin me pare? A mund te me thote ndokush se si mund te shpjegohet me serbo-malazezishten rrenja Shanto?! Po keshtu edhe Kushi, Misja, etj. Sigurisht qe Pavllua kerkon te terheqe vemendjen, pasi sic e ka shpjeguar ne shtyp para pak kohesh familja e tij serbe, ka ardhur pas luftes ne Shkoder, kuptohet si internacionaliste, ndersa sot Pavllo perpiqet ta shtoj rrethin e mbeshtetesve te tij nacionaliste. Nuk e kuptoj se ku e gjen shtypi interesanten ketu: se ku kane lindur Shanto, Kushi, Misja etj. eshte thene gjithnje. Nese gazetaret e sotem nuk e kane te qarte, se ku jetojne sot minoritetet dhe sa jane nuk besoj qe eshte faji i lexuesve, qe "bomardohen" me lajme te tilla.

Eshte shume e vertete.
Eshte shume e vertete. Rregjimi i Zogut I (shpallur mbret i shqiptareve) nuk ka lejuar rregjistrimin e malazezeve qe emigruan ne tokat shqiptare gjate rregjimit te tij. Te dy gjysherit e mi u ‘shqiptarizuan’ duke iu hequr mbiemrit prapashtesa-ic ose -vic ose pershtatur ne shqip (Lacejvic, Lekic, Suknic, Lumanovic, Krnic, Redzepagic, etj). Ky komunitet njihet shume mire ne Shkoder si ‘Podgorican’ dhe gjuha qe eshte folur(vazhdon te flitet) si ’nashke’. Pjesa me e madhe e ketyre familjeve kane Te aferm ne Podgorice (ish Titogradi) dhe Sarajevo (apo zona Te tjera be Bosnje ku kane levizur gjate mbreterise Slovene-Kroato-Serbe).
Vasil Shanto(viç) vrau Adem

Vasil Shanto(viç) vrau Adem Boletinin në Shkodër, djalin e Isa Boletinit, për këtë arsye ky Shanto(viç) u vra nga nacionalistët shqiptar.

Ngaqe shteti shqiptar eshte

Ngaqe shteti shqiptar eshte bere karagjoz fare , keta te shoqatave minoritare teciletjane ca spiune te rendomte te shteteve perkatese ,kujtojne se ju erdhi ora dhe o burra seicili krijon historite e reme

duke bere sa me shume njerez per llogari te minoritetit te tyre etnik .

Dhe per ti propaganduar genjeshtrat e tyre e kane shume lehte duke u aservirurgazetareve tane shoqeruar mendonje bakshish

, Se gazetaret tane jane si qener rugesh ,me mungese te thexuar identieti ,ndaj lehin per kedo qe ju hedh nje kocke

Keto qe thote ai serbi nukjane te verteta fare,se nqs ata o ishin serbe do e kishin deklaruar veten ne vitet e miqesise mejugosllavine kur te gjithe cirreshin --Rofte Tito !

Ndaj nuk kane asnjebaze reale ato qe thote ai Serbi i shoqates --Mire do ishte qe ate serbin ta ndjekin nga Shqiperia se ai eshte i ardhur aty

Ndiqini ore serbet fare nga Shqiperia --Mos lini asnje nga fara e tyre --Ata jane race e ndyre

Add new comment