“Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, plagjiaturë! Nuk e ka shkruar Enver Hoxha, por e kanë “klonuar” një grup autorësh

Postuar në 07 Gusht, 2013 03:08

Në numrin e vet të djeshëm, Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje botimin e librit “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri (1944-1990)” të autorit Leka Ndoja. Në këtë libër hulumtues sillet edhe fakti sesi një nga veprat më të mira të Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” (Tiranë, 1981) është në të vërtetë një plagjiaturë e një vepre të Alqi Kristos, që nuk u botua kurrë për të mos “i hedhur hije” klonit të vet. Sipas gazetës Enveri nuk e ka “vjedhur” vetë, por e kanë bërë një grup autorësh që pas shfrytëzimit të materialeve të përkthyera nga misionet angleze prej Alqi Kristos, me gjasë i shtonin ndonjë koment ose vinin në lojë qëndrimin e anglezëve ndaj shqiptarëve dhe ndaj luftës në përgjithësi.

Shkruhet në libër:

[Alqi Kristo] ka dorëzuar në shtëpinë botuese “8 Nëntori” një dorëshkrim 800 fq. në mes të viteve ’70, të titulluar “Shpartallimi i organizatave tradhtare gjatë luftës Nc.Çl”. Në këtë vepër me titull të çuditshëm, merren në analizë dhe shfrytëzohet fondi i botimeve në Perëndim, kryesisht nga anglishtja, i autorëve protagonistë gjatë Luftës Botërore në Shqipëri, të autorëve anglezë David Smajli, Margaret Hasluck dhe G j e n e r a l i t Deivis (Edmund Frank Davies), gjatë misioneve të tyre në shërbim të vendit të vet dhe në çlirimin e Shqipërisë nga nazifashistët. Nisur nga indikacioni i redaktorit të sh.b. shoqërore politike “8 Nëntori”, Petrit Bezhani, arritëm të identifikojmë në AQSH titullin e veprës së pabotuar të Alqi Kristos dhe planifikimin e botimit të saj. Ky studim është dorëzuar disa vjet përpara veprës “Rreziku anglo-amerikan”. Kështu është shfrytëzuar nga zyra e shtypit të Komitetit Qendror për përgatitjen e veprës së Enver Hoxhës, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, që u botua si klon i veprës së Alqi Kristos në 1981-shin.

Vepra e Kristos, shkrimtar dhe përkthyes, “pas zvarritjeve trevjeçare, më së fundi u vendos në planin e botimit të shtëpisë botuese “8 Nëntori” në 1982-shit. Edhe ky parashikim për t’u botuar në vitin 1982, me tirazhin 6 mijë kopje, u bllokua për të mos u botuar kurrë...”

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po mire, nuk eshte ndonje hata ta besojme kete Leka Ndojen se po besojme Vaso Barutin qe eshte me banal se edhe Fevzua. Por Leka te na i thote emrat e atyre qe bene plagjature per te shkruar &quot;Rrezikun Anglo-amerikan...&quot; dhe i vune emrin e Enverit. Ka shume mundesi te jene gjalle dhe me ndihmen e Lekes te na thone si e shkruan vepren per llogari te Enverit.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p><em>Po botojeni edhe Alqi Kriston qe t&#39;i krahasojme? Apo sipas modes se kohes, Enveri ishte nje diktator analfabet</em>. Te mjeret ju o shkrimtaruce! Te akuzosh dhe poshterosh dike duke thene te paverteta apo duke bere aluzione nuk eshte zgjuarsi intelektuale. Vetem i beni publicitet per ta rilexuar dhe rikujtuar. Krahasimi dhe standardet per plagjaturen jane zgjidhje, jo llafet e plakave. Nuk i kini lene gje Hasanit te Grave (ish kryeminisrit tone te zurufiasur)</p>

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jena ne moshen qe ne vitet ne fjale kena perjetuar te folunin e T' IJ, sikur i bente AI, pa laps e leter, Ndoshta edhe ne keto raste keto shkrimtaruc arriten te ishin edhe ne mendjen e shpirtin e tij. Me falni, por ne diksionet (Fjalimet ) e tij i asht referuar Shqiperise, popullit shqipetare ose per te marre sakrifica ne vete, Populli yne. Ne nje gjysem shekulli Shqiptaret e Shqiperise nen drejtimin e Enverit vuajten ekonomikisht dhe me shume, por Komentoni te verteten , qe u ruajt berthama e kombit, Kombi Shqiptare mbeti i gjalle dhe vetvetja edhe ne 50 vjetet e Enverit. Me fal o Ramiz se sot je ne jete te vertete, por vonove ne permiresimin e sistemit. vleresoj ndryshimin qe arrit u ne paqe.
Te ditur Shqiptare te mendjes e te shkrimit qe keni mundesi te kontriboni,, rrefeni e shkruani te verten se keshtu jeni vete ju me ne paqe dhe Shqiptaret e Shqiperise mendesohen per me mire per te gjete rrugen e duhur ne te miren e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.