Nostalgjia e një figuranti

Postuar në 18 Janar, 2020 15:14

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur dje në një takim të quajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, mbajtur në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në fjalën e vet Majko ka luajtor me mesazhet përbashkuese, një zakon i vjetër tashmë për këtë politikan që sillet në skenën politike si më i mençur sesa mund ta përçojë përvoja e tij.

Tani, a të mërzitë ndonjëherë vëllai? Po, edhe të mërzitë, prandaj vëllai, si thoni ju në Kosovë, kur ta sjell shpirtin në majë të hundës, ‘vëllau si shkau’, por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin, të kujtojmë ato ditë të vështira kur përkufizuam, përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Së bashku me Ilirin dhe me shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe ai që sot është kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, a ishim ne kaq të bindur, kaq të fortë? Ju siguroj që ishim të frikësuar, ju siguroj që ishim edhe të shqetësuar, ju siguroj që na shkonte edhe mendja se do të na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, se në ato momente aq të vështira dhe përkufizuese të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, të majtë e të djathtë, komunistë e ballistë, pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm i thirrëm të gjitha partitë e opozitës dhe pak a shumë fjalia që u tha nga të gjithë ishte, ‘kur serbët na vrasin, ne duhet të bashkohemi’

tha Majko.

Nuk është e qartë nëse z. Majko beson vërtet se Edi Rama ka patur ndonjë kontribut në vitin 1999, apo këtë ja kërkon instinkti politik. Por është fakt se në këtë qasje ish-kryeministrit i mungon guximi për të mos e përmendur Edi Ramën, sikundër i mungon ndoshta vetëdija për të pranuar se 1999-a në raport me Shqipërinë e asaj kohe dhe Majkon kryeministër ishte një aksident. Fatlum kuptohet.

Me ngjarjet e asaj kohe, z. Majko ka ndërtuar një profil të vetin dhe ka ushqyer të vetmen tezë ku ndihet komod në diskutimin publik: atë të kryeministrit patriot. 

Ne jemi dëshmitarë të asaj kohe jo shumë të largët, mbajmë mend sesi politika kishte rrugën si mjet sulmi dhe veprimi, mbajmë mend se z. Majko pranoi të takonte Sali Berishën dhe e rehabilitoi atë në kushte politike shumë të vështira. Ishte një takim po kaq jotransparent sa këto që dëshmojmë sot e të cilat na shiten si akte me rëndësi historike. A nuk ishte historik atentatit ndaj Kushtetutës në vitin 2008, për të cilin më pas u kërkua falje?

Ne jemi dëshmitarë dhe kujtojmë se në atë vit pritja dhe akomodimi ishte së pari vullnet qytetar, përpara se të ishte dëshirë shtetërore, njësoj sikundër sot kontributet private për të lënduarit nga tërmeti janë ku e ku më të mëdha sesa kontributi për shtetin dhe nga shteti që po lyp.

Zoti Majko shfaqet me këtë auerolë që ia ka ngritur vetes 21 vjet më pas, krejtësisht anonim dhe inaktiv për ato që po ndodhin këtu në Shqipëri, në partinë e tij të privatizuar me shpresën e ndonjë karriere të parealizuar dhe me iluzionin e një roli historik ku e vuri rastësia. Këto mesazhe përbashkuese do të ishte mirë që të përcilleshin edhe në politkën e brendshme, në të cilën ky ish-kryeministër figuron vetëm si figurant.

Është mirë që të njihet puna dhe roli i tij, por të sqarohet edhe konteksti sepse si popull dhe shoqëri jemi ngopur dhe dëmtuar shumë nga delirantët që mendojnë vetëm në vetën e parë njëjës.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Kete faqezi te paskrubullt, profesori i fizikes ne Universitetin e Romes, me origjine nga Gramshi, I nderuari V Kosturi njeheresh edhe kryetar i shoqates Albania, e denoncon me fakte se si ndaloi shpetimin e mbi 30 qytetareve shkodrane ne ujerat e detit jon prane Karaburunit. Te ndjeret kishin mbi tre ore6ne det, folen live ne news 24 per ndihme, ishte viti 2000 kur shkau Majko ishte min i brendshem.
Sot, ky person me shume perfaqson MEKun e MerJemes se sa Diasporen shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.